BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Sport

Teuta barazon me Skënderbeun, Superiorja bëhet interesante në fund të fazës së parë

Teuta barazon me Skënderbeun, Superiorja bëhet interesante në

Java e 9-të e Superiores, që është njëherësh e fundit për fazën e parë të kampionatit, do të mbyllet sot me dy takime, kurse dje u luajt vetëm një ndeshje, ajo mes Teutës e Skënderbeut, e cila prodhoi një lojë cilësore, nga një pikë për secilin ekip, por la shumë të zhgënjyer skuadrën e Teutës që drejtohet nga trajneri Edi Martini. Skënderbeu mori një pikë, por më shumë se kaq tregoi se është skuadër që mund të kthehet fuqishëm në garë, pasi ka potencial që di ta tregojë atëherë kur duhet.

Barazimi gëzon vetëm korçarët

Teuta dhe Skënderbeu barazuan 2-2, një barazim spektakolar. Në fakt, ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore në “Abissnet Superiore” për kampionët në fuqi, që ndajnë vendin e tretë me Vllazninë me nga 13 pikë, ndërsa skuadra e Migen Memellit, që tentoi deri në fund fitoren, merr një pikë me vlera për objektivin mbijetesë dhe renditet në vend të parafundit me 7 pikë. Të parët kaluan në avantazh korçarët. Ishte minuta e 19-të kur Jean Viktor krosoi nga krahu i majtë dhe Alfred Mensah dërgoi topin në trekëndësh falë një goditje fantastike me kokë. Goli i tretë sezonal në “Abissnet Superiore” për sulmuesin me origjinë nga Gana. Kampionët e Edi Martinit reaguan dhe barazuan sfidën me një gol tepër të bukur pa u mbyllur pjesa e parë. Asist i Kallakut dhe gjuajtje potente e Lorenco Vilës (36’), i cili më parë dribloi Dëoumfour në zonën e Skënderbeut. Teuta e filloi pjesën e dytë njësoj siç mbylli të parën. Sërish Lorenco Vila autori i golit (48’), që u konfirmua edhe nga VAR-i. Durrsakët e ulën disi ritmin pas avantazhit, ndërsa Skënderbeu nuk u dorëzua dhe nisi sulmet drejt portës kundërshtare. Elvi Berisha pretendoi për penallti, por Enea Jorgji gjykoi se sulmuesi anësor i Skënderbeut ishte në pozicion të parregullt, pasi pa rastin në monitorin e VAR-it. Skënderbeu nuk u demoralizua dhe ia doli të gjejë golin e barazimit me anë të Melos Bajramit (78’), i cili kishte pak çaste që ishte futur në fushë. Mbrojtësi dardan shfrytëzoi një kros të ardhur nga goditja e dënimit, kërceu më lart se mbrojtja vendase dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë. Përfundimisht mbyllet me shifrat 2-2.

Trajneri/ Martini i Teutës s’është i qetë: Po pësojmë gola naivë

Trajneri i Teutës, Edi Martini, u shpreh se skuadra e tij zhgënjeu në takimin ndaj Skënderbeut, duke pësuar gola që ai i cilësoi “naivë”. “Ajo që më shqetëson është pësimi i golave që marrim. Janë gola naivë që vijnë për mungesë përqendrimi. Duhet më autoritet në lojë për të fituar ndeshjen, gjë për të cilën sot lamë për të dëshiruar. Duhet ta qarkullonim topin më shumë pas avantazhit tonë, nga frika u kthyem në mbrojtje dhe Skënderbeu e shfrytëzoi. Duhet të jemi më të qetë. Unë them që humbëm 2 pikë, patëm mundësi të shënonim golin e tretë. Kishim punuar shumë për të pasur kujdes sulmuesit e tyre në goditjet standarde. Punuam të mos dëmtoheshim nga topat e gjatë dhe goditjet standarde, por aty erdhi goli. E vërtetë, duhet të jemi më të kujdesshëm, edhe vjet jemi ndëshkuar. Është një pikë që duhet të rregullohet, lojtarët me eksperiencë duhet të qetësojnë vetën dhe të tjerët”, theksoi Martini.