BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu i publikon Lulzim Bashës foton që ‘po bën namin’ në rrjet

Kreshnik Spahiu i publikon Lulzim Bashës foton që ‘po bën
x
BREAKING NEWS

Rama bën ndryshime në qeveri, largohet nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë, ja posti i rëndësishëm që do të marrë Eugena Tomini

Rama bën ndryshime në qeveri, largohet nga detyra zv.ministrja e
x
BREAKING NEWS

"50 milion euro investim"/ Niko Peleshi jep lajmin e mirë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë: Në janar nis puna në ...

"50 milion euro investim"/ Niko Peleshi jep lajmin e mirë pas
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Berisha s’ka lidhje me 8 dhjetorin, ja si ju vodhi protestën studentëve për të ardhur në pushtet, sulmet e Metës ndaj Kushtetueses absurde

Fatos Klosi: Berisha s’ka lidhje me 8 dhjetorin, ja si ju vodhi
x
BREAKING NEWS

Sanksionet amerikane, Kim paralajmëron goditje të fortë ndaj të korruptuarve shqiptarë, Escobar sot del me mesazhe të fuqishme

Sanksionet amerikane, Kim paralajmëron goditje të fortë ndaj
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Berisha rrezikon të arrestohet, përkrahja e SHBA për Bashën ka shqetësuar Ramën, nuk e përdor dot Saliun si “gogol”

Spartak Ngjela: Berisha rrezikon të arrestohet, përkrahja e SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Sport

Taulant Xhaka largohet përfundimisht nga kombëtarja

Taulant Xhaka largohet përfundimisht nga kombëtarja

Taulant Xhaka i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren. Në një postim në rrjetin social ‘Instagram’ mesfushori ka falënderuar të gjithë tifozët për këtë eksperiencë. Në postim Xhaka thotë se ky ishte vendimi më i vështirë për të, por është koha që t’i japë mundësi brezit të ri.

Letra e plotë:

Të nderuar tifozë, futbollistë, dashamirës të futbollit, e nderuar Kombëtare, krenaria e gjakut tim. Dita që u vesha kuqezi ka qenë dhe mbetet dita dhe kujtimi im më i bukur i jetës. Kam qenë dhe jam shumë krenar që u bë e mundur, që unë të vishesha kuqezi. Ishte një ëndërr për të gjithë familjen XHAKA, e cila tashmë është bërë realitet.

Do jemi gjithmonë krenar dhe mirënjohës. Nuk përshkruhen dot me fjalë emocionet dhe castet e bukura që kam kaluar në gjirin e kombëatres kuqezi. I paharrueshwm do të mbetet kualifikimi që arritëm së bashku në evropian! Mbi të gjitha entuziazmi dhe krenria e përfaqësimit të kombëtares kuqezi është një luftë për të treguar dashurinë ndaj vendit tënd të origjinës.
Si unë dhe vëllai im Graniti, jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën. E gjithë familja ime na ka rritur si mua, ashti dhe Granitin me flamurin kuqezi në zemër, me një respekt dhe krenari të vecantë për vendin tonë. Gjithmonë fillimet janë të bukura dhe askush nuk e mendon se sa shpejt ikin vitet dhe stafeta duhet dorëzuar brezit të ri.
kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta që Akoma vazhdojnë të më ndjekin. Për këtë arsye dhe shumë arsye të tjera private, kam vendosur të jap lamtumirën nga kombëtarja kuqezi si lojtar i saj, por me zemër do të jem në çdo moment pranë jush deri në frymën e fundit.

Do te jem përjetë KUQEZI. Më besoni, që ky vendim është ndër më të vështira dhe emocionuese të marra në jetën time. Nuk e kam pasur aspak të lehtë të marr një vendim të tillë, sepse pranë kombëtares jam ndjerë shumë mirë dhe krenar.

Jam mbështetur shumë nga stafi i FSHF, nga bashkëlojtarët e mi, si dhe nga tifozat e mrekullueshëm kuqezi. Por, në kushtet dhe rrethanat që unë ndodhem, mendova është më e mira për t’i dhënë edhe brezit të ri mundësinë të afirmohen që të jenë e ardhmja e kombëtares sonë të përbashkët.

Dua të falenderoj përzemërisisht trajnerët me të cilët kam punuar, lojtarët, presidentin e FSHF, Armand Duka, si dhe gjithë dashamirësit e futbollit për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë angazhimit tim në gjirin kuqezi. Një falenderim i veçantë dhe special shkon për tifozat kuqezi, ata janë lojtari i 12-të dhe na kanë mbështetur në çdo kohë dhe moment.

Tifozat na kanë mbështetur në çdo kohë dhe çdo moment. Tifozat na kanë dhënë mbështetje edhe në ditët tona më të vështira. Ata kanë qenë frymëzim i madh për mua. Tifozët e kombëtares kuqezi janë më të mirët në botë. Tani edhe unë do jem një tifoz i flaktë i kombëtares kuqezi, pra një si JU. Krenari dhe respekt për tifozat.

Nder dhe krenari e madhe për të gjithë familjen Xhaka, që unë ish a për disa vite pjesë e kombëtares kuqezi. Ishte ëndërr e shumë brezave, që tani është bërë realitet. Faleminderit për besimin dhe gjithçka që më dhatë.

Për kombëtaren kam dhënë maksimumin dhe jam shumë krenar që kam qenë pjesë e saj. Një falënderim edhe për familjen time që më ka mbështetur në ?do hap të karrierës time. Kuqezi përjetë.