BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit:
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po
x
BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x

Sport

Ronaldo: Humbja nuk na rrëzon dot, Portugalia do të kualifikohet në Botëror

Ronaldo: Humbja nuk na rrëzon dot, Portugalia do të kualifikohet

Botërori i Katarit mund të mos ketë Portugalinë, pasi ajo nuk ia doli të kualifikohet direkt në grupin e saj, pas humbjes në Lisbonë ndaj Serbisë. Por për sulmuesin Kristiano Ronaldo nuk ka vend për panik, sepse ekipi do ta gjejë kualifikimin nga faza “play-off”.  Duke luajtur në shtëpi dhe duke pasur nevojë vetëm për një barazim për të arritur një vend në turneun në Katar, Portugalia pranoi gol në minutën e 90-të në humbjen 2-1 të së dielës mbrëma ndaj Serbisë dhe ra në pozitën e dytë në grup, që i garanton “play-off”-in që do të mbahet vitin e ardhshëm. Ronaldo ka thënë se Portugalia do të kthehet fuqishëm dhe do ta sigurojë kualifikimin me patjetër në botërorin “Katari 2022. “Futbolli na ka treguar herë pas here se nganjëherë rrugët më të vështira janë ato që na çojnë në rezultatet më të dëshiruara”, shkroi Ronaldo në Instagram të hënën. Sulmuesi 36-vjeçar mund të përballet me Botërorin e tij të fundit, pasi ka bërë katër paraqitje rresht me Portugalinë në këtë turne që nga viti 2006. “Rezultati i djeshëm ishte i vështirë, por jo aq i ashpër për të na rrëzuar”, vazhdoi ai. “Qëllimi për të qenë në kupën e botës ‘Katari 2022’ është ende shumë i gjallë dhe ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur atje. Nuk ka asnjë arsyetim. Portugalia është në rrugën e saj për në Katar”. Portugalia dukej mirë në fillimin e ndeshjes kundër Serbisë në “Stadium of Light” në Lisbonë, duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave nëpërmjet mesfushorit Renato Sançes. Por më pas pati telashe dhe lejoi mysafirët që fillimisht të barazojnë rezultatin me Dushan Tadiqin (33’), përpara se rezervisti Aleksandar Mitroviq të shënonte golin e fitores në fund të ndeshjes. Me këtë humbje, Portugalia mbeti e dyta në Grupin A kualifikues me 17 pikë të mbledhura, tri më pak se Serbia që e siguroi kualifikimin direkt në Botëror pas tetë ndeshjeve të luajtura. Ronaldo ishte i mërzitur pas golit të vonshëm të Serbisë, duke u ankuar dhe u bërtitur shokëve të tij nga mesfusha teksa priste që loja të rifillonte. Pas fishkëllimës së fundit, ai u ul vetë në fushë, duke tundur kokën dhe dukej i shkretë. Disa shokë dhe kundërshtarë shkuan për ta ngushëlluar Ronaldon. Portieri veteran Rui Patricio u fajësua për një gabim në golin e parë, kur ai nuk mundi ta mbante topin pasi gjuajtja e Tadiç devijoi nga një mbrojtës portugez. Edhe trajneri Santos u vu nën presion pas humbjes me serbët, madje për të kërkohet largimi. “Jam i trishtuar dhe i frustruar, por ende kam besim te vetja dhe te lojtarët e mi”, tha ai.