BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Sport

Renato Kurti: Në Botërorin e Beogradit u futëm duke na fërshëllyer, por falë boksimit mahnitës të Alban Beqirit dolëm duke na duartrokitur

Renato Kurti: Në Botërorin e Beogradit u futëm duke na

Pak javë më parë, në Beograd u zhvillua kampionati botëror i boksit, aktiviteti më i rëndësishëm vjetor i sportit të dorezave, ku mori pjesë edhe një ekip boksi nga Shqipëria. Me vështirësi të jashtëzakonshme, sa u desh që sportistët dhe trajnerët të udhëtonin me makinat e tyre. E megjithatë, Shqipëria bëri një performancë të mirë, madje sportisti Alban Beqiri mori medalje bronzi, duke bërë krenarë shqiptarët me arritjen e tij, arritje që shënon kulminacionin e përfaqësimit të boksit tonë amator në arenën ndërkombëtare. Në fakt, shumë të rinj të talentuar kanë dalë nga Shqipëria e që kanë bërë emër në këtë sport. Ka plot talente në palestrat tona, por ato kanë nevojë të mbështeten e sponsorizohen. Është nevojë urgjente që Shqipëria të ketë një palestër moderne boksi për grumbullimet e ekipit kombëtar. Në rubrikën e kësaj jave, sjellim në intervistë kryetrajnerin e Tiranës, Renato Kurtin, i cili tregon emocionet nga Botërori i Beogradit, situatën e boksierëve të rinj, nevojat e tyre, por edhe lidhjen familjare me këtë profesion, duke qenë se është djali i trajnerit të Kombëtares Skënder Kurti, ndarë nga jeta në pranverë të vitit të shkuar.

- Publiku e ktheu vëmendjen ndaj boksit amator vetëm kur flamuri shqiptar u ngrit në Beograd, pasi boksieri Alban Beqiri fitoi medalje bronzi në peshën e tij, duke kurorëzuar me sukses përgatitjet e tij, ambiciet e stafit dhe dëshirën e komunitetit të boksit. Flitet për boksierin, por harrohet shpesh puna e atyre që e përgatisin sportistin, pra trajnerët. Cili është roli juaj në këtë sukses?

Siç e dini edhe ju, unë nuk jam tipi që pëlqej të marr lavdet, edhe pse kam kontributin tim e të familjes time në këtë sport, por ëndrra për të parë boksin tonë në podium në një aktivitet madhor siç është Botërori, na shtyu e vijon të na mbajë të lidhur me ringun. Suksesi i sportistit, është njëherësh suksesi ynë si trajnerë e suksesi i sportit tonë në përgjithësi. Sa më takon mua, jam në pozitën e kryetrajnerit të klubit të Tiranës. Në të vërtetë boksierin Alban Beqiri unë e mora përsipër në Botëror me porosi të trajnerit të tij personal, Sead Bushati. Duhet ta dini që tek Tirana jemi tre trajnerë boksi.

- Sa është kontigjenti i sportistëve që keni në dispozicion dhe cili është pozicioni i klubit tuaj në boksin shqiptar?

Të tre trajnerët së bashku kemi mbi 50 sportistë të moshave 14, 16 dhe 18 vjeç si dhe të rriturit. Ndihem mirë sepse është bërë një punë e kujdesshme qoftë me moshat ashtu dhe me të rriturit dhe mund të them, pa e tepruar, por edhe pa ia mohuar vlerat, që klubi i Tiranës është sot një superfuqi e boksit në Shqipëri. Kuptohet, rivaliteti është i madh me skuadrat e tjera, por si kudo rivaliteti është gjë e mirë sepse rrit konkurrencën mes sportistëve dhe rrjedhimisht rri cilësinë e ndeshjeve.

- Kush është Renato Kurti në boks?

Si sportist kam dalë vetëm një herë nënkampion, por si trajner ndihem më i kënaqur e më i kompletuar, pasi kam fituar 3 tituj për të rinjtë, por padyshim kurora e këtij suksesi ishte vendi i tretë në botë, ku me sportistin Alban Beqiri shkruam një faqe të madhe suksesi për boksin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

- Ka pasur një diskutim këtë vit për strategjinë organizative që ka ndjekur boksi në kryeqytet. A mund të na thoni diçka rreth skemës së funksionimit?

Palestrat ku ne ushtrohemi momentalisht janë private, por kanë një veçanti. Janë tri palestra të zgjedhura me kujdes në tre cepe të Tiranës. Kjo vlen në disa drejtime. Së pari ndihmon teknikët të gjejnë më lehtë elementë cilësorë. Së dyti kjo metodë shton masivitetin në palestra dhe nga masiviteti do të dalë edhe cilësi. Së treti, gjeografikisht mbulohet i gjithë kryeqyteti dhe ky vjen si shans për të rinjtë që e dashurojnë këtë sport. Por më duhet të them, gjithashtu, se boksi në kryeqytet ka nevojë për një palestër të madhe, një palestër kombëtare moderne, që të shërbejë për grumbullimet e ekipeve përfaqësuese.

- Na thoni dy fjalë për grupin që drejtoni, kush janë elementët më të spikatur?

Në kampionatin e fundit patëm goxha arritje, madje edhe të rinjtë u përfaqësuan në kategorinë e të rriturve. Besar Sulaj zuri vendin e parë, kurse Enes Bakalli dhe Kristo Cungu zunë vende të dyta. Një paraqitje shumë të mirë bëri edhe Ralf Neza.

- T’i kthehemi sërish Botërorit të Beogradit. Ju si ekip kombëtar hoqët shumë peripeci për të vajtur deri atje, aq sa media dhe opinioni kanë mbetur të tronditur për kalvarin e gjatë të udhëtimit me makina personale etj, ku vetëm dëshira dhe ëndrra për sukses ju ka mbajtur të motivuar. Atje gjetët një atmosferë jo aq miqësore pas ngjarjeve që ndodhën me ekipin e Kosovës. Si vijuan ngjarjet më pas?

Këtu duhet të ndajmë sjelljen e disa tifozëve me qëndrimin e organizatorëve ndaj ekipit tonë, sepse organizatorët na pritën mirë. Kur u futëm ditën e parë, gjatë prezantimit, për më tepër që flamuri jonë doli i pari, pati fërshëllima, një sjellje aspak e hijshme, por duke ndjekur sportistin tonë Alban Beqiri, i cili bëri duele mbresëlënëse, me nivel shumë të lartë teknik, pati shumë prej tyre që e duartrokitën, duke bërë edhe tifozllëk për të. Ishte një ndryshim i papritur i situatës dhe kjo ndodhi vetëm falë cilësisë së boksimit të sportistit tonë, i cili tërhoqi edhe vëmendjen e shumë specialistëve që ndoqën aktivitetin. Beqiri sportist i rrallë, ka fituar 4 ndeshje në ringun profesionist, të katërta me nokaut. Natyrisht, meritë në këtë sukses të madh ka trajneri i tij, por edhe klubi i Tiranës të cilit ai i përket. Në pikëpamjen time, ky sportist arrin nivelet më të larta botërore, duke qenë në “Top” boksierët e planetit. Por, e përsërisim, që të arrihen nivele të tilla suksesi duhet investim, duhet më shumë buxhet për federatën dhe natyrisht, kryesorja, më shumë pjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare.

- Cilat janë ëndrrat tuaja?

Sapo e realizuam një ëndërr në Botërorin e Beogradit. Nuk ka qenë vetëm ëndrra ime, por e shumë brezave të boksit. Ishte një ëndërr që e preka personalisht, e përjetova dhe parë në këtë formë mund ta quaj veten me fat. Kjo pasi nuk kishim arritur më parë në podiumin e një Kampionati Botëror. Por çelësi është tek të rinjtë, të cilëve u duhet dhënë shansi, duhen inkurajuar e mbështetur. Duhet 10 vjet më e pakta që të marrësh një fëmijë dhe ta bësh sportist cilësor. Duhet një përgatitje e jashtëzakonshme që ta çosh sportistin në një garë ndërkombëtare me rivalë shumë të fuqishëm.

- A ka pasur pengesa në këtë rrugëtim? Desha të them cilat janë sfidat me të cilat përballeni?

Në boks, sikurse në çdo disiplinë tjetër, kërkohet morali i lartë, por që morali të mbahet lart duhet që sporti të mbështetet. Duke pasur pak investime, bëhen pak aktivitete. Kjo pamundëson ballafaqimet, pra kushtëzon numrin e ndeshjeve vjetore. Është me mjaft rëndësi për sportistët e rinj të shkojnë në aktivitetet rajonale, europiane e botërore, sepse kështu fitojnë përvojë dhe rriten. Por nga ana tjetër ka dhe gjëra të mira, sikurse janë trajnerët e rinj, që janë të shkolluar, të trajnuar e me pasion të madh. Por, e theksoj, në sport ka nevojë për një reformë që t’i japë sportit një shtytje përpara. Kam arritur në bindjen se më shumë se stërvitja ka rëndësi regjimi. Regjimi përfshin shumë elementë, por përmblidhen në atë që e njohim si disiplinë. Pra, disiplina në këtë sport është kryesorja.

- Babai juaj i ndjerë ishte shumë i lidhur me këtë sport. Çfarë keni trashëguar prej tij?

Babai ka kontribut në boksin shqiptar. Mos harrojmë se ai ishte një nga themeluesit e klubit të boksit të Tiranës. I kam kopjuar “stilet” e tij dhe programin e tij të përgatitjes e kam. Jam përpjekur ta mbaj me nder mbiemrin dhe trashëgiminë e tij. Do të më pëlqente që dikush të thotë në këtë rast “bie dardha nën dardhë”.

- Çfarë prisni nga vitit 2022?

Pres një reflektim më të madh të institucioneve ndaj boksit, që t’u japim më shumë shanse të rinjve. Është e domosdoshme për ta pjesëmarrja në garat ndërkombëtare. Sa i takon Alban Beqirit, ai do të shkojë në çdo aktivitet madhor sepse është një pretendent tashmë. Nga ana tjetër, dëshirojmë që federata të ketë një buxhet më të madh. Financimi do të rrisë përzgjedhjen e talentit dhe duke u fokusuar tek talentet ne do ta ngremë një nivel më lart boksin shqiptar. Investimi në boks është imazh më i mirë dhe shërbim ndaj flamurit kuqezi. E tregoi këtë Botërori i Beogradit. Mos harrojmë, në vitin 2021 ne patëm Beqirin kampion Ballkani, Nurjen dhe Laçin vend i dytë e mos harrojmë se në Ballkan ka rivalitet shumë të madh. Vende nderi patën edhe Rexhinaldo e Krenar Zeneli, kurse Arjon Zeneli doli i treti në Europianin U-18. Pra kemi elementë cilësorë që mund të shkojnë lart shumë. Ajo që më bën optimist është se ka përkushtim për të arritur majat dhe ajo që dëshiroj e pres reflektim nga shteti është që ky kontribut që kemi dhënë, ky investim i energjive tona, duke shkuar në gara dhe aktivitete ndërkombëtare me lekët e xhepit, të na kthehet një ditë e të shpërblehemi për punën tonë.