
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Reali i Madridit “ngopet” me një gol ndaj Liverpulit, Napoli i papërmbajtshëm përballë Eintrahtit

Shkruar nga Adriatik BALLA 16 Mars 2023

Mbrëmë u luatën dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 të finales në Ligën e Kampioneve, ku nuk pati surpriza sa u përket rezultateve dhe ekipeve që u kualifikuan. Kështu, nisur nga fitoret që kishin arritur në takimet e para, Napoli dhe Reali i Madridit avancuan më tej në UEFA Champions League, duke shkuar në çerekfinale. Madrilenët kishin fituar ndeshjen e parë të luajtur në “Anfield” me rezultatin e thellë 5-2 dhe kishin hedhur një hap gati të sigurt drejt çerekfinales. Mbrëmë në “Santiago Bernabeu” skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti u mjaftua të menaxhonte epërsinë që kishte nga 90-minutëshi i parë dhe kjo u pa qartë në mënyrën e të luajturit. Pjesa e parë e ndeshjes së mbrëmshme ishte e bukur, me raste për të dyja skuadrat dhe deri diku e barabartë në tregusit sportivë, me përjashtim të një dominimi të lehtë të mbajtjes së topit nga spanjollët. Por kjo pjesë nuk do të prodhonte gola, ndaj u mbyll në barazim të thatë 0-0. Në pjesën e dytë skuadrat ruajtën të njëjtën performancë, me kujdes në mbrojtje, por diferencën e bëri goli i Karim Benzema në minutën e 79-të, duke i dhënë nder duelit me anglezët dhe padyshim që e konfirmon Realin si skuadër pretendente për titullin në Champions edhe këtë sezon. Napoli priti mbëmë Eintrahtin e Frankfurtit në një takim që mori më shumë vëmendje për përplasjet e tifozerive dhe dhuën e tifozëve gjermanë në rrugët e Napolit. Duhet thënë se napolitanët kishin fituar duelin e parë me Eintrahtin me rezultatin 2-0 dhe kjo u kishte dhënë atyre avantazhe të mëdha për fatet e kualifikimit. Në pjesën e parë të luajtur mbrëmë në stadiumin “Maradona”, napolitanët ishin superior në çdo drejtim, duke tentuar plot 8 herë portën, prej të cilëve gjuajtjet në portë ishin 5-0, tregues që dëshmon epërsinë në kontrollin e topit dhe dëshirin për të fituar me çdo kusht ndeshjen. Në fundin e pjesës së parë, një pasim i saktë nga Politano u shfrytëzua si duhet nga Osimhen që shënon golin e avantazhit për Napolin. Në pjesën e dytë Napoli e nisi aty ku e mbylli pjesën e parë, pra e nisi me gol. I njëti autor, Osimhen, shënoi olin e dytë për italianët pas asistit të Di Lorenzos, duke mos i dhënë asnjë shans ekipit gjerman të ëndërronte apo shpresonte në një rezultat pozitiv nga kjo përballje. Në minutën e 63-të ishte Zielinski që shënoi golin e tretë për Napolin, këtë herë nga penalltia. Me rezultatin 3-0 mbyllet kjo ndeshje dhe Napoli shkon në çerekfinale.
Më të lexuarat


Grupi i plotë, Kombëtarja shqiptare kryen seancën e dytë stërvitore përpara sfidës me Poloninë

Mungesa e ‘bomberit’ ndaj Polonisë humbje e madhe për Kombëtaren, Broja ‘ndez motorrët’ për sfidën e rradhës

Kërkohet nga Bajerni dhe Mançester Junajtid, ja çmimi që klubi anglez vendos për yllin e sulmit

Numrat flasin vetë! Myrto Uzuni lë pas Lewandowskin, sulmuesi i Kombëtares krah Haaland dhe Mbappe

“Kisha frikë se çdo vizitë do të...”/ Georgia Rodriges mes lotësh rrëfen momentin tragjik në jetën e saj: Kalova 3 aborte para se të humbja...

Lionel Mesi do të kthehet tek Barcelona, katalanasit po e presin krahëhapur

Dinamo fiton duelin e kreut me Flamurtarin, Idrizi përmend pushkën kur flet për arbitrat

Duka: Stafi i ri i Kombëtares ka sjellë entuziazëm, presim kualifikim

Grumbullimi/ Kombëtarja e plotë, Hysaj e Mihaj të fundit që bashkohen

Sokol Cikalleshi: Në Poloni shkojmë për fitore, por do të jetë shumë e vështirë
