BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Sport

Probleme me zemrën, Serxhio Aguerro mund të tërhiqet nga futbolli

Probleme me zemrën, Serxhio Aguerro mund të tërhiqet nga futbolli

Ai nuk do të tërhiqet lehtë dhe nuk e pranon ta lerë futbollin në këtë moment, por mjekët ia kanë bërë të qartë se është “minë me sahat” dhe duhet ta lerë futbollin aktiv. Problemet me zemrën mund ta detyrojnë Serxhio Aguerron ta mbyllë para kohe me futbollin e luajtur. Analizat e kryera së fundmi tregojnë se argjentinasi ka disa probleme kardiake më të komplikuara seç pritej dhe mund ta detyrojnë sulmuesin që ta mbyllë me futbollin e luajtur para kohe. Vetë lojtari po e sheh si mundësi tërheqjen nga futbolli, një veprim që do ishte i justifikueshëm, për situatën ku ndodhet 33-vjeçari. Mjekët i kanë rekomanduar Aguerros që opsioni më i mirë i mundshëm është që ai të varë këpucët në gozhdë, për të mos rrezikuar ndonjë komplikacion tjetër, që mund të kishte akoma dhe më shumë pasoja. Argjentinasi u largua nga fusha e lojës në ndeshjen mes Barcelonës dhe Alavesh në datën 30 tetor në minutën e 42-të, pasi shfaqi vështirësi në frymëmarrje e që nga ajo sfidë, sulmuesi ka kryer që gjitha ekzaminimet, të cilët nuk i japin sinjale të mira. Për së paku 3 muaj Aguerro është i detyruar të qëndrojë larg fushave të blerta, për t’u trajtuar plotësisht, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ajo sfidë e javës së 12-të e La Ligës të ketë qenë e fundit për argjentinasin, i cili mund të marrë vendimin për ta mbyllur me futbollin e luajtur. Aguerro ka luajtur vetëm 166 minuta në kampionat dhe Champions League me Barcelonën në 5 takimet që është aktivizuar duke shënuar dhe 1 gol në La Liga. 33-vjeçari ka një karrierë të pësuar, teksa ka luajtur për shumë vite me Mançester Siti dhe Atletiko Madrid. Sulmuesi është shpallur nënkampion bote me Argjentinën në vitin 2014 dhe ka fituar 5 tituj kampion në Angli. Ndërkohë, pasi ka marrë vesh lajmin se mund të tërhiqet nga futbolli, ka reaguar vetë sulmuesi argjentinas, duke thënë se nuk e ka menduar “pensionin” dhe do të vijojë të luajë sapo t’i japin dritën jeshile mjekët e ekipit, e që parashikohet të jetë pas tre muajsh. Sulmuesi argjentinas, aktualisht është i detyruar të pauzojë për tre muaj pas problemeve me frymëmarrje që iu shfaqën në ndeshjen kundër Alaveshit. Ai po vuan nga aritmia kardiake dhe gjatë kësaj periudhe të pushimit, do t’i nënshtrohet vazhdimisht testimeve. Aguerro ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe është optimist i madh se së shpejti do të kthehet në fushë. “Duke pasur parasysh spekulimet, i njoftojë të gjithë se po i përcjelli këshillat e mjekëve të klubit, po bëjë teste dhe po trajtohem përpara se ta shoh progresin tim brenda 90 ditësh. Gjithmonë pozitiv”, shkruan Aguerro në Tuitter.