BREAKING NEWS

A do preken zyrtarë shqiptarë? Anthony Blinken paralajmëron zhvillime të bujshme, zbardhet njoftimi i rëndësishëm

A do preken zyrtarë shqiptarë? Anthony Blinken paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit:
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po
x
BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x

Sport

Partizani lë pas hijet e krizës, Daja rrit volumin e punës për “demat”

Partizani lë pas hijet e krizës, Daja rrit volumin e punës

Partizani e nisi sezonin e ri me pretendime të mëdha, duke deklaruar se ka aftësinë të luftojë në të dy fronte, si në kampionat dhe në kupë. Madje ambiciet e të kuqve ishin për titull, gjë që vinte si pasojë e stabilitetit të skuadrës prej shumë vitesh tashmë nën udhëheqjen e presidentit Gazment Demi. Por që në javët e para u pa qartë që Partizanit i mungonte potenca e nevojshme për të qenë pretendent absolut. Kjo u pa sidomos javë pas jave me mungesën e fitoreve që vinte si pasojë e mungesës së sulmuesve të fuqishëm. Edhe pse ekipi mbrohej mirë, mungesa e një sulmi efikas dhe në përputhje me pretendimet e ekipit e pamundësonin fitoren e Partizanit. Një krizë oje dhe rezultati preku grupin e “demave” dhe kjo dha efekte negative psikologjike, dëshmuar me qëndrimin e skuadrës në vendet e fundit të renditjes. U desh të vinte java e 8-të e Kategorisë Superiore që Partizani të shijonte fitoren e parë në kampionat, pikërisht ndaj Kastriotit (0-2), një fitore që largoi hijet e krizës dhe i hapi rrugën skuadrës të mendojë për të përmirësuar situatën dhe për ta kthyer skuadrën e kuqe në “shinat” e suksesit. Mbetet dhe një javë nga faza e parë dhe pozicioni i Partizanit në vendin e 8-të, me 8 pikë në renditje, është krejtësisht i papranueshëm për “demat e kuq”, të cilëve u del për detyrë të korrin shumë fitore në fazën tjetër që të balancojnë rivalët e tjerë në grupin e kreut të renditjes. Parë në këtë kuadër, fitorja e fundit ishte me shumë vlerë, për më tepër që kampionati është ndërprerë dhe skuadra është duke u përgatitur për sfidën e radhës. Të kuqtë do të presin në kryeqytet Laçin, “macen e zezë” të Superiores, skuadër që është rritur ndjeshëm gjatë këtyre javëve të fundit dhe me disa fitore radhazi ka mundur të kapë zonën e kreut, domethënë i është ngjitur skuadrave që kanë pretendime për titullin. Këto pretendime ka dhe Partizani, por të kuqtë janë ende larg me pikë.

Daja shton volumin e punës, por edhe rrit dozën e optimizmit

Trajneri Ilir Daja ishte në pozicion të vështirë pas javës së 70të, kur barazoi me Egnatian, por ai dhe Partizani i tij nuk u dorëzuan. Klubi i besoi dhe më në fund erdhi nga Kruja fitorja e parë. por është pak, dhe trajneri Daja e di mirë këtë. Pozicionin e tij e të skuadrës e shpëtojnë fitoret, prandaj atij i duhet të ruajë stabilitetin e grupit dhe të ketë rezultate të qëndrueshme. Me ndërprerjen e kampionatit për shkak të angazhimeve të skuadrave kombëtare, Daja ka rritur volumin stërvitor tek Partizani, por në të njëjtën kohë është duke marrë masat që grupi të harmonizohet e të bëjë përpara. Ai është optimist se situata e vështirë kaloi dhe dëshiron që këtë frymë optimizmi t’ia ngulitë edhe grupit të “demave”, të cilët kanë cilësi, por nuk kanë ditur ta shfrytëzojnë këtë kualitet që disponojnë. Natyrisht, Dajës i duhen edhe disa rezultate të tjera pozitive që të mbajë ritëm me kryesuesit, ndërsa në janar ndërhyrja për të bërë merkato do të jetë e pashmangshme dhe Partizani ka nevojë urgjente për një sulmues “race”, që të bëjë diferencë dhe të konkretizojë punën e grupit në aspektin sulmues.