BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Sport

Kupa e Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi diskutojnë trofeun e parë sezonal dhe pjesëmarrjen në Europë

Kupa e Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi diskutojnë trofeun e

Kupa e Shqipërisë do të prodhojë fituesin e saj për këtë sezon mbrëmjen e 14 majit. Padyshim që Egnatia është favorite përballë Kukësit, por verilindorët, në kushtet kur nuk kanë çfarë humbasin, dëshirojnë të lenë gjurmë për të regjistruar një rekord më vete që marrin pjesë në Europë edhe pse të rënë nga kategoria. Gjithçka është bërë gati dhe pritet vetëm të zhvillohet dueli, i cili do të japë verdiktin e parë sezonal dhe trofeun e parë të këtij sezoni.

Situata

Me përfundimin e javës së fundit të kampionatit të rregullt tashmë i gjithë fokusi do të jetë te “Final Four” megjithatë të martën është një tjetër finale e madhe për t’u luajtur, ajo e Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Egnatia. Edhe dy ditë nga finalja e madhe në “Air Albania” ku do të përcaktohet fituesi i kompeticionit të dytë për nga rëndësia, megjithatë fokusi i skuadrave është maksimal, pasi luhet për të siguruar edhe pjesëmarrjen në Europë. Të dyja skuadrat kanë pasur një ecuri fantastike këtë sezon në Kupën e Shqipërisë, teksa rrugëtimi i tyre nisi në fazën e 1/8-ave. Kukësi avancoi më tej pasi mundi Elbasanin 1-0, ndërsa Egnatia fitoi ndaj Lushnjës 2-0. Në çerekfinale, Kukësi bëri mrekullinë pasi ja doli mbanë të kalonte Partizanin, duke avancuar më tej vetëm nga penalltitë, ndërsa Egnatia i fitoi të dyja takimet me Laçin dhe siguroi kualifikimin. Për të kaluar në finale të dyja skuadrat nuk e patën aspak të lehtë. Kukësi u përballë me Tiranën dhe falë fitores në ndeshjen e parë në shtëpi dhe mbrojtjes së rezultatit në takimin e dytë siguroi finalen. Në anën tjetër, Egnatia gjeti Vllazninë në gjysmëfinale dhe pas triumfit në ndeshjen e parë, gjiithçka u vendos në sfidën e kthimit në “Loro Boriçi” ku Egnatia realizoi golin e kualifikimit vetëm në shtesë, duke siguruar finalen e dytë radhazi në Kupën e Shqipërisë. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat që të martën në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” prej orës 19:00 do të luftojnë për të fituar trofeun e 72-të në histori të Kupës së Shqipërisë. Biletat e finales mund të blihen në biletaritë fizike te stadiumet “Air Albania”, “Selman Stërmasi” dhe “Egnatia Arena” ose në biletarinë online.

Flamurtari dhe Apolonia avancojnë në Kategorinë e Parë

Ndërkohë që pritet të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, gara për ngjitjen në Superiore vijon ndërmjet dy skuadrave të Kategorisë së Parë. Kështu, Flamurtari dhe Apolonia vazhdojnë garën për ngjitjen në Superiore. Kuqezinjtë nga Vlora e mbyllën në barazim 0-0 duelin shtëpiak ndaj Korabit, por avancuan më tej falë renditjes më të mirë në Kategorinë e Parë. Ndërkohë, skuadra fierake kompletoi një përmbysje të çmendur ndaj Vorës. Fitorja ishte mundësia e vetme për Apoloninë, që po humbiste 3-1 deri në mesin e pjesës së dytë. Në fund 3-4 për Apoloninë, që iu fal golave të Hebejës, Maksutit, Omerit dhe nigerianit Anthony Umejiego. Pa vlera rezultuan golat e Prengajt (2 herë) dhe Raboshtës për Vorën. Flamurtari do të sfidojë Apoloninë në një finale derbi, i programuar për datën 15 maj. Skuadra që ia del, do të gjejë përballë Laçin e Armando Cungut për biletën e Superiores (19 maj).