BREAKING NEWS

Si u aksidentua eskorta e Sali Berishës në Laç, një mjet hyri kundravajtje / Ja gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit

Si u aksidentua eskorta e Sali Berishës në Laç, një mjet
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Kosovë! Breshëri plumbash ndaj një autobusi me nxënës, dyshohet për viktima dhe të plagosur

E rëndë në Kosovë! Breshëri plumbash ndaj një
x
BREAKING NEWS

Varianti i ri i koronavirusit quhet Omicron, OBSH e shqetësuar: Ka një numër të madh mutacionesh

Varianti i ri i koronavirusit quhet Omicron, OBSH e shqetësuar: Ka një
x
BREAKING NEWS

“Je i përshtatshëm për qelitë e Shqipërisë dhe SHBA-së”, Sali Berisha e paralajmëroi me burg pas largimit të Ramës, reagon për herë të parë Lulzim Basha

“Je i përshtatshëm për qelitë e Shqipërisë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i kujton Ramës paralajmërimin që i ka bërë Fatos Nanos kur ishte kryeministër: Kjo vlen edhe për ty, nuk do të bierë më mendja për Lul pengun

Sali Berisha i kujton Ramës paralajmërimin që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

18 pacientë në gjendje të rëndë, Ministria e Shëndetësisë jep bilancin ditor: Regjistrohen 9 viktima në 24 orë, nga 2902 testime ja sa qytetarë kanë rezultuar pozitiv

18 pacientë në gjendje të rëndë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Publikohet FOTOJA/ “Na hidhërove o mikeshë e veçantë”, kjo është farmacistja 34-vjeçare dhe vajza e mjekut të njohur që u hodh me fëmijën 1 vjeç nga kati i pestë. Shoqja e saj prek me fjalët

Publikohet FOTOJA/ “Na hidhërove o mikeshë e
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje dhe dëshmi për ngjarjen që tronditi Vlorën/ Nga njëri divorc te tjetri, jeta e vështirë dhe fjalët e fundit të nënës 34-vjeçare që u hodh me fëmijën 1-vjeç nga pallati

Zbardhen të tjera detaje dhe dëshmi për ngjarjen që tronditi
x

Sport

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi: Humbja ndaj Polonisë nuk i shuan të gjitha shanset, kjo është ndeshja që do të jetë vendimtare për Shqipërinë! Mos harroni që kemi fituar edhe në Portugali

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi: Humbja ndaj

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi deklaroi se humbja ndaj Polonisë nuk i shuan të gjitha shanset e kombëtares për të arritur ne fazën e “Play Off”-it.

Pjesë nga intervista në Euro News Albania

Do doja ta nisja këtë interviste duke folur pak për humbjen e Kombëtares Shqiptare. Një ndeshje që zhgënjeu tifozët shqiptarë, duke qenë se ishte një takim mjaft i rëndësishëm në rrugëtimin drejt  fazës “Play–Off” të Botërorit 2022. Si ju duk paraqitja e ekipit?

De Biasi: Unë mendoj se Shqipëria ka një ekip shumë të mirë të përbërë nga lojtarë që kanë eksperiencë në Itali dhe në një realitet tjetër, në ekipe vërtet të rëndësishme. Pata mundësinë të ndiqja dhe një pjesë të takimit të mbrëmshëm. Shqipëria ka shumë kualitete, ka një ekip të rëndësishëm, dhe pësoi këtë gol në një rast që ata patën. Por është një rezultat që mund edhe të qëndrojë, sigurisht që djeg, por fatkeqësisht janë realitete që duhen pranuar.

Tashmë shanset për t’u renditur të dytët në grup janë minimizuar, por ka edhe dy ndeshje për t’u luajtur, mendoni se Polonia mund të lërë pikë ndaj ekipeve si Andorra dhe Hungaria?
De Biasi: Ndaj Hungarisë do luajnë në shtëpi, edhe pse Hungaria dje arriti të barazonte ndaj Anglisë., Unë kam pare Hungarinë të luajë ndaj Shqipërisë dhe nuk më pëlqeu shumë, nuk e di motivin, por ishte një ekip që kishte vështirësi në të luajtur. Shqipëria fitoi 10 por mund të fitonte më shumë por besoj se futbolli është i çuditshëm. Shqipëria në letër e ka të lehtë ndeshjen ndaj Andorrës, por ndeshja me Anglinë do të jetë vendimtare. Mos harroni që kemi fituar edhe në Portugali, kështu që mund të fitohet edhe në Angli.