BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Sport

Historike për mundjen shqiptare, tre sportistë kualifikohen në “Paris-2024”

Historike për mundjen shqiptare, tre sportistë kualifikohen në

Luiza Gega nuk do të jetë atletja e vetme shqiptare që shkon në Olimpiadën e Parisit me normë. Mundja thyen një rekord historik, pasi arrin të çojë në Lojërat Olimpike Verore në Paris plot tre sportistë. Edhe pse të tre ata janë nga Federata Ruse, sportistët kanë marrë pasaportë shqiptare dhe garojnë nën flamurin shqiptar. Një sukses i madh i mundjes së lirë, që çon në Olimpiadë për herë të parë tre sportistë cilësorë dhe që ka shanse të kapë edhe medalje olimpike, diçka që Shqipëria e kërkon prej kohësh.

Pas Abakarobit dhe Dudaevit, në Olimpiadë edhe Valiev

Pas Zelimkhan Abakarovit, të kualifikuar si finalist i Botërorit dhe Islam Dudaevit, i cili e siguroi dje biletën për në “Paris 2024”, mundja shqiptare ka marrë një tjetër kualifikim me normë për në Olimpiadë. Chermen Valiev, afrimi më i fundit nga Rusia, i natyralizuar me pasaportë shqiptare, ka shkëlqyer në debutimin e tij nën flamurin kuqezi. Valiev ia ka dalë të arrijë normën kualifikuese në turneun botëror që po mbahet në Stamboll. Me tri fitore dhe një humbje të shtunën, 25-vjeçari u rikthe sot në tapet për ndeshjet e radhës, teksa siguroi edhe dy triumfe të tjera, duke u bërë zyrtarisht pjesë e Lojërave Olimpike që do të mbahen këtë verë në Paris. Një rezultat historik për mundjen shqiptare që arrin 3 norma olimpike, ndërsa gjithçka vjen pas strategjisë së presidentit të FSHM-së, Sahit Prizreni për të afruar në Kombëtare mundës nga Rusia.

Çfarë tha Sahit Prizreni?

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, kishte paralajmëruar këtë triumf të pazakontë të mundjes tonë, duke thënë se në Olimpiadën e Partisit Shqipëria mund të shkonte me më shumë se dy sportistë, por për të problem ishte koha e paktë që kishte Valiev në dispozicion, pasi zgjatën procedurat e shtetësisë. Në një intervistë që ai kishte dhënë për gazetën “SOT”, kishte paralajmëruar e planifikuar gjithçka dhe suksesi u arrit. “Jemi në një moment të mirë, optimist, dhe që na ka sjellë shumë krenari, sepse sapo kurorëzuam një kampion Europe, që nuk është pak për mundjen tonë. Në lidhje me kualifikimet mund të them se jemi pranë një rasti historik, ku si asnjëherë më parë mundja shqiptare të shkojë në Olimpiadë me tre sportistë, por duhet të presim zyrtarizimin e tyre. Emri i tretë është prurja më e re nga sportistët që po pashaportizohen si shqiptarë. Edhe ai vjen nga Federata Ruse, nga Republika Autonome e Osetisë. Quhet Çermen Valiev dhe garon në 74 kg, në stilin e lirë. Ai është praktikisht pjesë e ekipit tone. Ne kemi një dokument që është sportiest yni, por procedura e pajisjes me shtetësi po vijon e shpresojmë të përmbyllet sa më parë. Arsyeja që nxitojmë ta pajisim me pasaportë lidhet me turneun e Bakusë, ku shpresojmë që ai të garojë me flamurin shqiptar, të fitojë e të kapë normën e kualifikimit. Për ta pajisur sa më parë me pasaportë po na ndihmon kreu i KOKSH-it Fidel Ylli”, nënvizonte Prizreni dy muaj më parë.