
New details from the event in Përmet/Vacations turn into tragedy, the 24-year-old killed his mother 4 days after they returned to Albania

The accident in Rrëshen, the number of injured is 7, among them 3 children

Shocking in Përmet, the 24-year-old kills his mother

Fatal accident/ Two cars collide, the police issue an official statement

Berisha reacts after Rama's statement about Kurti: He asks for mercy from the West for the McGonigal affair

It happens again in Bulqiza! Residents were poisoned by drinking water pollution, the police responded

The DP Parliamentary Group shares the strong call for SPAK and demands the resignation of the well-known minister

Artan Hoxha warns of the sensational arrest: Hold your breath, people, the prime minister himself will tell us

The best scorers in Europe, led by Haaland, followed by Mbappe and Kane

Written by Adriatik BALLA 23 Maj 2023

Kampionatet e ndryshme në Europë po shkojnë drejt fundit dhe klubet po bëjnë përpjekjet e fundit të tyre për të realizuar objektivat. Natyrisht që ka skuadra që lakmojnë titullin dhe pjesëmarrjen në Champions apo në kompeticion të tjera të UEFA-s, por ka dhe klube që synojnë të mbeten në elitë, duke shfrytëzuar kohën për të marrë maksimumin e tyre. Në planin individual duket se më të fituarit janë ata që fitojnë trofe me ekipet e tyre, por edhe lojtarët që kanë statistika sportive më të mira dhe për këtë sezon, në listën e golashënuesve nuk ka patur rivalitet të theksuar, pasi norvegjezi Erling Haland bën diferencë me golat e tij tek Mançester Siti, e po ashtu është një lojtar që shifrat i ka theluar ndjeshëm dhe vështirë se ia merr kush poltronin e golashënuesit më të mirë të sezonit, pra “Këpucën e Artë” për këtë vit. Dihet që për kampionatet kryesore europiane koeficienti i pikëve për gol është 2, por për ligat me cilësi më të dobët një gol vlerësohet 1.5. Kjo është një tjetër pikë e rëndësishme, pasi rivaliteti në këtë rast bëhet kryesisht me lojtarët që luajnë në top-5 ligat e mëdha europiane. Norvegjezi ka shënuar shumë, por edhe rivalët e tij. E megjithatë, askush nuk krahasohet me Haland. Pra janë vetë mediat sportive dhe kritikët, që e shohin Erling Haland shumë afër që ta fitojë “Këpucën e Artë” për herë të parë në karrierën e tij. Sulmuesi norvegjez nuk luajti mbrëmë në fitoren ndaj Çelsit, por futbollisti i Mançester Sitit ka avantazh të lartë ndaj kundërshtarëve. Ndërkohë, Kilian Mbape e ka arritur Herri Kejn, me të cilin tash e ndan vendin e dytë falë dygolëshit të shënuar ndaj Okser. Sulmuesi i Totenhemit dhe ai i Paris SG i kanë realizuar nga 28 gola, që përkthehen me 56 pikë, ndërsa Haland i ka realizuar 36 gola dhe i ka 72 pikë. Vazhdon të shënojë edhe Aleksandre Lakazet i Lionit, i cili është i katërti në renditje, i ndjekur nga Robert Levandovski i Barcelonës, i cili iu afrua Viktor Osimhenit të Napolit, njëjtë si Jonathan David i Lilës. Renditja e Këpucës së Artë- 1. Erling Haland (Mançester Siti) 72 pikë, 2. Herri Kejn (Totenhem) 56, 3. Kilian Mbape (Paris SG) 56, 4. Aleksandre Lakazete (Lion) 52, 5. Viktor Osimhen (Napoli) 46, 6. Robert Levandovski (Barcelona) 44, 7. Jonathan David (Lilë) 44, 8. Enner Valencia (Fenerbahçe) 42, 9. Ivan Toney (Brentford) 40, 10. Folarin Balogun (Reims) 40, 11. Habib Diallo (Strasburg) 40, 12. Lautaro Martinez (Inter) 40.
Most read


Ronaldo, happy in Arabia, invites the other "stars" of Europe to go to the Saudi championship

Sensational in Germany, Granit Xhaka close to signing with Bayern Munich

Discipline continues to punish Flamurtar, Korabi also suffers in the First Category

Erzen is ready for the final, they love the Shijakas' starter in Turkey

Leo Messi leaves Paris Saint-Germain, the new destination is Barcelona or Arabia

He did not play at all during the season, Berisha leaves Turin

Egnatia wins the Cup of Albania for the first time, Tirana feels robbed again

After the championship, Tirana drops the Cup, Egnatia writes history

The final of the Cup of Albania, the first half ends
