BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Sport

Dështoi "shitja" e aksioneve të KF Tiranës, Refik Halili padit në gjykatë përmbaruesin, ja arsyet

Dështoi "shitja" e aksioneve të KF Tiranës, Refik

Halili “shpk”, pronari i 66% të aksioneve të KF Tiranës me president Refik Halilin, i është drejtuar gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë, Tiranë me një kërkesë padi objekti i të cilës është pezullimi i ekzekutimit të vendimit që ka fituar familja “Preza”.

Në kërkesë-padinë, paditësi pretendon për rivlerësim të paktën të aksioneve që përmbaruesi i ka nxjerrë në shitje 1.6 milionë euro. Po kështu, Halili “shpk”, kundërshton veprimet e përmbaruesit gjyqësor, i cili ka nisur shitjet e aksioneve të KF Tiranës në ankand. Gjyqtarja e çështjes është Alma Hicka, ndërkohë që dje u vendos që gjyqi të shtyhej për sot. Sipas ligjit, kundërshtimi në gjykatë i veprimeve përmbarimore nuk e ndalon ankandin vetëm nëse gjykata shprehet që ta ndalojë çdo procedurë, pasi kërkuar ka paraqitur padi me masë sigurimi.

Të hënën dështoi shitja e aksioneve të klubit Tirana nga një kompani përmbarimi, e cila ka bllokuar kuotat në pronësi të Halili “shpk”. Ashtu siç ishte lajmëruar nga kompania përmbarimore, ankandi është mbyllur dje pasdite. “Panorama Sport” mësoi se ankandi i djeshëm është mbyllur pa oferta zyrtare për blerjen e këtyre aksioneve për rreth 1.6 milionë euro. Ka qenë vetë përmbaruesi Baftjar Nela që ka konfirmuar mbylljen pa sukses të ankandit. Gazeta ka mësuar se që nga dita e nesërme e ankandit të parë do të nisin proceduarat për një tjetër ankand për shitjen e këtyre aksioneve të klubit bardheblu. Këtë herë, vlera e hapjes së ankandit parashikohet të jetë 30% më e ulët se ajo fillestare që ishte vendosur në ankandin e parë. Në këtë mënyrë, pritet që të shihet nëse do të ketë interesim më të madh dhe oferta konkrete për shitjen e kuotës së 66% të aksioneve të klubit bardheblu.

Borxhi që do të përmbarohet dhe që ka sjellë shitjen e mundshme të aksioneve është një detyrim që ka kompania Halili “Sh.p.k” (kompania “alfa”), në pronësi të Refik Halilit ndaj një personi, shtetasit Abedin Treza (Preza). Siç njofton Qendra Kombëtare e Biznesit, në datën 13 shtator 2019, shtetasi Abedin Treza (Preza) ka bllokuar 66 për qind të aksioneve në zotërim të Refik Halilit në KF Tirana. Sipas urdhrit të sekuestros, debitori i detyrohet kreditorit 1.5 milionë euro dhe 25 milionë lekë (të rinj), si dhe interesat për çdo ditë vonesë.