BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Sport

David Alaba ngjason me Roberto Karlos, mbrojtës dhe golashënues për Realin e Madridit

David Alaba ngjason me Roberto Karlos, mbrojtës dhe golashënues

Mbrojtësi austriak ka bërë një startim befasues për madrilenët këtë sezon, duke qenë nga më të mirët dhe pasues i denjë i Serxhio Ramosit

Reali i Madridit mbetet një klub i madh. Sado që të shfaqen pengesa me largime lojtarësh veteranë e afrimesh të rinjsh, apo dhe probleme të tjera, sërish është një klub që di të mbajë staturë të madhe në rang të futbollit europian e botërorë për klube. Ndërkohë, një nga blerjet e kësaj vere, mbrojtësi i Austrisë David Alaba, ka rezultuar jo vetëm efikas por deri tani edhe vendimtar me golat e tij surprizë e të rëndësishëm. Kështu, David Alabës po i “bëhet ves” të shënojë në ndeshjet vërtet të rëndësishme. Lojtari që u transferua verën e kaluar te Reali i Madridit po bëhet gjithnjë e më vendimtar për “Los Blancos”. Pas golit në El Klasikon e La Ligës, kundër Barcelonës, mbrëmjen e së mërkurës erdhi një tjetër finalizim në Champions League. Një goditje dënimi ndaj Sherif Tiraspol që e bën të hyjë në librat e historisë së klubit. Në fakt, austriaku që një sezon më parë luante për Bajernin e Mynihut është mbrojtësi i parë i Realit që ja del të shënojë me një goditje dënimi. I fundit që ja ka dalë të shënjestrojë në këtë mënyrë portën për madrilenët ka qenë një ikonë e vërtetë e goditjeve të dënimit, Roberto Karlos në vitin e largët 2004. Alaba po hyn gjithnjë e më në perfeksion në mekanizmat e skuadrës së Ançelotit, duke bërë të mos ndihet mungesa e Serxhio Ramos, jo vetëm në fazën mbrojtje, por tanimë edhe për sa i përket realizimit. Për sa i përket ecurisë në Champions League, ndërkohë Reali i Madridit, siguroi kalimin e parakohshëm në fazën e 1/8, ashtu si dhe Interi që në ndeshjen e fundit mes tyre do të luajnë për vendin e parë në grup. Ndërkohë, ish-trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, vijon të jetë pa skuadër, edhe pse ka oferta nga shumë klube e ka pasur mundësinë madje të zgjedhë atë që dëshiron. Por francezi nuk po ngutet, si duket pret një rast të madh dhe mediat kanë filluar të aludojnë për një pritje që ka të bëjë me Juventusin ose PSG-në. Pra, Zinedine Zidane është i lirë që nga muaji qershor, kur u nda me Real Madridin, por tekniku francez po ka oferta për t’u rikthyer në bankinë. Sipas mediave të huaja, “Zizu” është në mes të dy gjigantëve evropianë. Atë e do Paris San Zhermeni mbi të gjitha. Klubi francez mund të ndahet me Mauricio Poçetinon, i cili mund ta marrë në dorë Mançester Junajtid. Me këtë rast, Zidane do të përfundonte në “Parkun e Princave”. E në ndërkohë, ish-trajnerin e Realit e ka në radar edhe Juventusi, ish-ekipi i tij sa ishte lojtar. “Bianconeri” mund të ndahen me Masimiliano Alegrin, me të cilin nuk po iu ecin punët dhe aq mirë. Pra Zidane shihet si njeriu ideal për ta drejtuar “Zonjën e Vjetër”.