BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: PD po shfrytëzon komunizmin si gomone shpëtimi, ka ikur koha e Enver Hoxhës, Meta të dekretojë zgjedhjet e pjesshme vendore

Petro Koçi: PD po shfrytëzon komunizmin si gomone shpëtimi, ka
x

Sport

Abrashi do të kthehet shpejt për Grasshoperin, nuk heq dorë as nga Kombëtarja

Abrashi do të kthehet shpejt për Grasshoperin, nuk heq dorë as

Lojtarët e përfaqësueses janë fokusuar tashmë tek ekipet e tyre, duke tentuar të kapin kuota të larta vlerësimi dhe të mbajnë formën e duhur për të qenë titullarë në skuadrat dhe ligat ku aktivizohen. Duhet thënë se një nga lojtarët më punëtorë të përfaqësueses e një nga më të mirët, i pëlqyer edhe nga stafi kuqezi e që ka marrë vlerësime maksimale dhe nga vetë trajneri Edi Reja, është mesfushori Amir Abrashi, i cilësuar shpesh edhe si “motori” i Kombëtares për shkak të punës së tij voluminoze në shërbim të ekipit. Lojtari u dëmtua dhe është tërhequr për tu rikuperuar këto kohë, por rikuperimi me sa duket do të zgjasë. Natyrisht që lojtari luan për Grasshopersin dhe ka kontratë me këtë skuadër deri në verën e vitit 2023. Ai shpreson të rikthehet fuqishëm e të japë kontribut jo vetëm për ekipin e tij, por pranohet që Abrashi s’ka hequr dorë as nga Kombëtarja kuqezi. ndryshe nga Xhaka që zgjodhi të tërhiqet, por edhe nga Memushaj që me gjasë i ka dhënë fund angazhimeve në ekipin kombëtar, për Abrashin s’ka dorëzim dhe mesfushori mezi pret të kthehet. Madje, edhe trajneri Edi Reja dhe pjesëtarët e stafit e duan shumë kosovarin, sepse ai jep më shumë se 100% në fushën e lojës. Abrashi mund të kthehet muajin tjetër me minutazh të kufizuar, por në kapacitet maksimal mund të bëhet vetëm për ndeshjet në janar e prapa. Kujtojmë se ai ka luajtur vetëm 5 ndeshje me Grasshopersin këtë sezon, shumë pak për një “motor” si ai, por dëmtimet nuk po e lënë të dalë në formën e tij më të mirë dhe që të luajë rregullisht.

Xhaka zgjodhi të tërhiqet

Pak ditë më parë, mesfushori tjetër kosovar i përfaqësueses tonë, Taulant Xhaka, zgjodhi të tërhiqet nga përfaqësuesja kuqezi. Nëpërmjet një mesazhi të gjatë dhe emocionues, Xhaka falënderoi ekipin, stafin, federatën, trajnerët dhe sidomos tifozët për mbështetjen që i kishin dhënë, duke e quajtur periudhën e tij në Kombëtare një nga momentet më të bukura të jetës e karrierës së tij. Pritet që këtë rrugë ta kenë së afërmi edhe Sadiku, Balaj, Memushaj e pse jo edhe portieri Etrit Berisha.

Dy shqiptarë i japin fitoren Bazelit në Conference League

Ndërkohë që Abrashi vijon rikuperimin, në kompeticionet e UEFA-s po japin spektakël edhe lojtarët shqiptarë, që militojnë në kampionatet dhe klubet e ndryshme europiane. Ndërkohë dje, dy shqiptarë i japin fitoren Bazeli në fushën e K. Almatias në raundit e pestë të ndeshjeve në grupet e Conference League. Pajtim Kasami dhe Edon Zhegrova shënuan dy golat e fundit të ndeshjes, duke përmbysur shifrat në 2-3, pasi skuadra nga Kazakistani po kryesonte 2-1 (për Almatinë kishin shënuar Love dhe Hovhanisian, ndërsa për Bazelin Arthur me 11-metërsh). Në të 69-tën u ngjit në katedër sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili pasi krijoi hapësirat e nevojshme me lëvizjet e tij të zakonshme, lëshoi një predhë që përfundoi atje ku nuk mund ta arrinte portieri. Katër minuta pas këtij momenti, Pajtim Kasami shënoi golin e fitores për skuadrën zvicerane, që mjafton të fitojë me Karabagun në sfidën e fundit për të siguruar vendin e parë në grup. Ndërkohë, Flora Talin, me fitoren 1-0 ndaj Partizanit të Beogradit (shënoi Miller), duke mbajtur hapur çështjen e kualifikimit (vendin e dytë).