
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

100 deputetë i kërkojnë UEFA të përjashtojë rivalen e Kosovës, Bjellorusinë

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Mars 2023

Më shumë se 100 deputetë të Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër që ia kanë dërguar presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksander Ceferin, duke i kërkuar që ekipi i kombëtares së Bjellorusisë të përjashtohet nga garat e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit, që mbahet më 2024. Eurodeputetët argumentuan se Bjellorusia, jo vetëm që mbështet, por aktivisht merr pjesë në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Në letër u tha po ashtu se futbolli dhe sporti në përgjithësi janë përdorur nga lideri autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për përhapjen e propagandës politike. Sipas ligjvënësve evropianë, pjesëmarrja në garat e UEFA-s e kombëtares bjelloruse do të përdoret më vonë nga Lukashenko për propagandë, për të “dëshmuar se po pranohet mirë nga bashkësia ndërkombëtare”. Deputetët pohuan se lejimi i pjesëmarrjes së Bjellorusisë në këto gara është ofendim i viktimave të agresionit rus në Ukrainë, por edhe për shumë luftëtarë të të drejtave të njeriut në Bjellorusi. Po ashtu, ka pasur thirrje që Bjellorusisë t’i ndalohet pjesëmarrja në garat ndërkombëtare të futbollit, ashtu siç i është ndaluar Rusisë. Por, UEFA deri më tani u ka rezistuar thirrjeve të tilla, duke nënvizuar se në një masë Bjellorusia është sanksionuar duke ia pamundësuar që të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare në territorin e saj. Ndalimi eventual i pjesëmarrjes së Bjellorusisë në kualifikimet për EURO 2024, që do të mbahet në Gjermani, do të kishte efekt edhe te kombëtarja e Kosovës, e cila gjendet në të njëjtin grup të kualifikimeve. Në grup, përveç Kosovës dhe Bjellorusisë, janë edhe Zvicra, Rumania, Izraeli dhe Andorra. Për shkak të pamundësisë që të zhvillojë ndeshje në fushën e vet, Bjellorusia ka zgjedhur që disa ndeshje kualifikuese t’i zhvillojë në Serbi.
Më të lexuarat


Grupi i plotë, Kombëtarja shqiptare kryen seancën e dytë stërvitore përpara sfidës me Poloninë

Mungesa e ‘bomberit’ ndaj Polonisë humbje e madhe për Kombëtaren, Broja ‘ndez motorrët’ për sfidën e rradhës

Kërkohet nga Bajerni dhe Mançester Junajtid, ja çmimi që klubi anglez vendos për yllin e sulmit

Numrat flasin vetë! Myrto Uzuni lë pas Lewandowskin, sulmuesi i Kombëtares krah Haaland dhe Mbappe

“Kisha frikë se çdo vizitë do të...”/ Georgia Rodriges mes lotësh rrëfen momentin tragjik në jetën e saj: Kalova 3 aborte para se të humbja...

Lionel Mesi do të kthehet tek Barcelona, katalanasit po e presin krahëhapur

Dinamo fiton duelin e kreut me Flamurtarin, Idrizi përmend pushkën kur flet për arbitrat

Duka: Stafi i ri i Kombëtares ka sjellë entuziazëm, presim kualifikim

Grumbullimi/ Kombëtarja e plotë, Hysaj e Mihaj të fundit që bashkohen

Sokol Cikalleshi: Në Poloni shkojmë për fitore, por do të jetë shumë e vështirë
