BREAKING NEWS

Meta në panik nga rihetimi i bllokut 700 mijë eurosh, flet për videon me Priftin dhe zbulon pasurinë e Monika Kryemadhit: Ka një pronë bashkë me familjen e saj, me ata sigurojmë të ardhura për të shkolluar fëmijët jashtë shtetit

Meta në panik nga rihetimi i bllokut 700 mijë eurosh, flet për
x
BREAKING NEWS

"Mos e humbisni", Artan Hoxha nxjerr prapaskenat brenda studios ku Ilir Meta po jep intervistë: Presidenti rrëfeu se kush janë dy politikanët që vranë protestuesit në 21 janar! Erla Mëhilli po e informon...

"Mos e humbisni", Artan Hoxha nxjerr prapaskenat brenda studios ku
x
BREAKING NEWS

"Më erdhi lajmi nga jashtë", Presidenti Ilir Meta: Ju tregoj kush i vrau protestuesit më 21 janar

"Më erdhi lajmi nga jashtë", Presidenti Ilir Meta: Ju tregoj
x
BREAKING NEWS

Çfarë i ka ndodhur Ilir Metës? Presidenti shfaqet i nxirë në emision (PAMJET)

Çfarë i ka ndodhur Ilir Metës? Presidenti shfaqet i nxirë
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e fortë nga SHBA: Ky biznesmen është një mafioz i lindur i Napolit! Ja çfarë i dha Sali Berisha

Dëshmia e fortë nga SHBA: Ky biznesmen është një mafioz
x
BREAKING NEWS

Bashës i ndodh e papritura, futet menjëherë te një nga baret e Korçës, ja çfarë ndodhi kur po lëvizte në këmbë në pedonalen e qytetit

Bashës i ndodh e papritura, futet menjëherë te një nga baret
x
BREAKING NEWS

KUJDES! Paralajmërojnë meteorologët: Ja çfarë do të ndodhë me motin më 1 Shkurt

KUJDES! Paralajmërojnë meteorologët: Ja çfarë do
x
BREAKING NEWS

"Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?", drejtuesi demokrat në Fier i jep përgjigjen e fortë Berishës: Ish-politikani i korruptuar vetëm vjell vrer sepse ka inat se...

"Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?",
x

Shëndeti

Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, çfarë duhet të bëni

Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, çfarë duhet

Ulja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të fikëti dhe konfuzion.

Ky problem mjekësor shfaqet kryesisht tek njerëzit që vuajnë nga diabeti, por mund të ndodhë edhe prej shkaqeve të tjera, të cilat AgroWeb.org i liston më poshtë.

Çfarë E Shkakton Uljen E Nivelit Të Sheqerit Në Mëngjes
Kur njerëzit kalojnë shumë orë pa ngrënë, niveli i sheqerit në gjak bie. Kjo ndodh edhe gjatë natës, kur njerëzit nuk çohen dot të ushqehen apo pijnë lëngje. Megjithatë, gjatë natës, trupi parandalon rënien drastike të sheqerit duke qenë se mëlçia ka gjithmonë një sasi të caktuar të ruajtur të sheqerit. Niveli normal i sheqerit për një diabetik është mes 70-130 miligram për decilitër.

Kur sheqeri bie nën 70 mg/dl njerëzit mund të përjetojnë disa simptoma siç janë:
-Djersitje dhe dridhje të trupit
-Mungesë koordinimi
-Ankth
-Irritim
-Plogështi
-Dhimbje koke
-Marramendje
-Rrahje të larta të zemrës.

Shkaqet që çojnë në uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes përfshijnë:
-Përdorimi afatgjatë i medikamenteve kundër diabetit
-Konsumi i alkolit
-Sëmundjet kronike të veshkave
-Ndërhyrjet kirurgjikale në stomak
-Çrregullimet hormonale
-Diarea dhe të vjellat
-Regjim ushqimor me pak karbohidrate
-Në raste të rralla ky problem shfaqet si pasojë e kancerit.

Trajtimi
Nëse ndiheni të uritur, atëherë duhet të konsumoni një ushqim të pasur me glukozë siç janë petullat dhe frutat. Këshillohet se lëngjet e frutave janë gjithashtu të rekomandueshme. Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të konsultohen tek mjeku për një ndryshim potencial të barnave.

Parandalimi
Simptomat e uljes së nivelit të shqerit si pasojë e mungesës së ushqimit mund të parandalohen duke: Ngrënë diçka të shpejtë përpara gjumit Duke u ushqyer me produkte të pasura me fibër që ngadalësojnë përthithjen e glukozës. Duke ngrënë vakte të shpeshta e të vogla ushqimesh gjatë ditës. Nëse rregullimet në stilin tuaj të jetesës ose në regjimin ushqimor nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, atëherë kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore./AgroWeb