BREAKING NEWS

Berisha dhe fëmijët e tij me dosje në SPAK, ish-kryeministri në alarm nga rreziku i hetimeve, mohon zërat dhe ju çon mesazh prokurorëve

Berisha dhe fëmijët e tij me dosje në SPAK, ish-kryeministri
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela: Pas Berishës edhe Meta do shpallet “non grata”, e ardhmja e tyre është burgu, koha të japin llogari për aferat ku janë zhytur

Bujar Çela: Pas Berishës edhe Meta do shpallet “non
x
BREAKING NEWS

SPAK nis hetimin për mbi 120 zyrtarë të zhytur në afera, valë procedimesh gjatë vitit 2021, shtohen dosjet e korrupsionit në duart e specialëve

SPAK nis hetimin për mbi 120 zyrtarë të zhytur në afera,
x
BREAKING NEWS

Si u aksidentua eskorta e Sali Berishës në Laç, një mjet hyri kundravajtje / Ja gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit

Si u aksidentua eskorta e Sali Berishës në Laç, një mjet
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Kosovë! Breshëri plumbash ndaj një autobusi me nxënës, dyshohet për viktima dhe të plagosur

E rëndë në Kosovë! Breshëri plumbash ndaj një
x
BREAKING NEWS

Varianti i ri i koronavirusit quhet Omicron, OBSH e shqetësuar: Ka një numër të madh mutacionesh

Varianti i ri i koronavirusit quhet Omicron, OBSH e shqetësuar: Ka një
x
BREAKING NEWS

“Je i përshtatshëm për qelitë e Shqipërisë dhe SHBA-së”, Sali Berisha e paralajmëroi me burg pas largimit të Ramës, reagon për herë të parë Lulzim Basha

“Je i përshtatshëm për qelitë e Shqipërisë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i kujton Ramës paralajmërimin që i ka bërë Fatos Nanos kur ishte kryeministër: Kjo vlen edhe për ty, nuk do të bierë më mendja për Lul pengun

Sali Berisha i kujton Ramës paralajmërimin që i ka bërë
x

Shëndeti

Mos e bëni më kurrë këtë gabim, nutricionistja e njohur zbulon arsyen përse nuk duhet të pini ujë direkt pasi hani bukë: Ka pasoja të rënda!

Mos e bëni më kurrë këtë gabim, nutricionistja e njohur

Nutricionistja Teneda Luli e ftuar sot në emisionin ‘Shije Shtëpie’ dha disa këshilla mjaft të rëndësishme në lidhje me shkaktarët e fryrjes së barkut pasi kemi konsumuar ushqim.

Arsyet pse ne përballemi me fryrjen e barkut janë: Konsumimi i ngrënies shumë shpejt, konsumimi i pak/shumë fibrave, pirja e ujit gjatë ushqimit, konsumi i ushqimeve të procesuara dhe disbiosa.

Hani shumë shpejt

Duhet të jemi më të vëmendshëm që të hamë më ngadalë. Problemi që vjen me konsumimin e ushqimit të shpejtë në radhë të parë nuk përtypet mjaftueshëm dhe gëlltitet pa u përtypur mirë. Kjo shkakton probleme në aparatin tretës. Ushqimi për t’u tretur duhet të jetë në formë likuide që aparati tretës ta përthithë dhe ta kalojë procesin e tretjes. Sa më e madhe të jetë kafshata në momentin që e gëlltisimi, aq më problem do i shkaktojmë aparatit tretës për ta absorvuar në fund të ditës. Marrim dhe shumë oksigjen në momentin që nuk përtypim mirë dhe krijojmë atë fryrjen artificiale të stomakut që mund të evitohet shumë lehtë nëse do ishim më të vëmendshëm tek konsumimi.

Konsumoni pak/shumë fibra

Kjo është e dyanshme, personat që konsumojnë pak fibra, bëhet fjalë për persona që kanë një dietë me ushqime të procesuara dhe vuajnë nga fryrja e barkut si pasojë e saj. Problematika tjetër është kur këta persona përpiqen të përmirësojnë dietën e tyre, kalojmë shumë shpejt tek përdorimi i fibrave dhe ushqimeve që kanë shumë perime, drithëra, duke kaluar në ekses të fibrave gjë që trupi i tyre për momentin nuk është i aftë që të tretë ashtu siç duhet.

Edhe nëse nuk e kemi dietën aty ku duhet, gradualisht duhet që të shtojmë produktet që janë natyrale që kanë përmbajtje fibrash natyrale. Aparati tretës nuk i njeh produktet e reja që kështu do kohën e vetë, dy javët e para do jesh mizerabël nëse nuk e bën trazicionin ashtu siç duhet.

Pini ujë gjatë ushqimit

Nëpër dieta rekomandohet që pini shumë ujë para sepse krijon fryrjen e stomakut dhe detyrimisht do konsumosh më pak ushqim. Por problemi qëndron që t’i duke konsumuar ujë menjëherë para se të konsumosh ushqimin, hollon aciditetin e stomakut dhe në këtë mënyrë tretja nuk bëhet ashtu siç duhet, kështu që duhet minimalisht 30 minuta para dhe 30 minuta pas.

Nuk duhet të konsumosh ujë në ushqim dhe pas ushqimit, e konsumon sistemin tretës gjë që në tavolinat tona jemi mësuar që të mbajmë gjithmonë ujë. Vetëm nëse je duke u mbytur mund të pish ujë, ndryshe duhet të presësh pak. Nëse hollojmë aciditetin e stomakut, ushqimi nuk do tretet në mënyrë natyrale, kjo shkakton fryrje dhe komplikacione në aparatin tretës.

Konsumoni ushqime të procesuara

Janë problematike sepse kanë përbërës që trupi nuk i njeh, janë me ëmbëlsues artificial, janë me kimikate të ndryshme që jo gjithmonë janë të publikuara tek etiketa e produkteve. Zgjidhja më e mirë është të konsumojmë ushqime të përgatitura vetë nga shtëpia. Çdo produkt që përmban sheqer të përpunuar, miell të përpunuar dhe ato futen në ushqimet e procesuara.

Keni disbiosë

Është balanca jo e duhur e baktereve benificiale me bakteret patogjene, gjithmonë aparati tretës duhet të ketë 70-80% të baktereve benificiale dhe 20-30% baktere patogjene. Në momentin kjo balancë prishet dhe bakteret patogjene shtohen si pasojë e gabimeve që ne bëjmë në ushqyerje, tek dietat, antibiotikët etj.

Kjo shkakton problem në aparatin tretës. Kjo sjell një sërë problemesh të tjera, mospërthithja e nutrientëve, probleme me fryrjen, spazmat, jashtëqitje të patretur mirë etj. Mënyra më e mirë për ta evituar është të jemi sa më shumë ekozistent në mënyrën se si ushqehemi.