
Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

E keni ditur? Ja cilat janë pasojat e mungesës së vitaminave kryesore në trup

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Shtator 2023

Trupi ka nevojë për 13 lloje vitaminash për funksionimin normal dhe secila prej tyre ka një rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit tonë.
Shpesh shtrohet pyetja se si të njohim mungesën e vitaminës dhe të kompensojmë vitaminat që mungojnë.
Vitaminat mund të ndahen në të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë. Vitaminat B dhe vitamina C treten lehtësisht në ujë dhe ekskretohen nga trupi ynë përmes urinës. Është shumë e rëndësishme t’i marrim ato rregullisht sepse trupi ynë nuk ka aftësinë t’i ruajë ato.
Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K) grumbullohen në trup dhe ruhen nga disa ditë deri në disa muaj.
Disa faktorë çojnë në mungesë të vitaminave që trupi ka nevojë për funksionimin normal. Ushqimi jo i duhur, aktiviteti fizik i pamjaftueshëm, duhani, alkooli, disa medikamente, por edhe shtatzënia dhe ushqyerja me gji ndikojnë në humbjen e vitaminave.
Me ushqimin e duhur dhe suplementet ushqimore, ne mund të rrisim marrjen e disa vitaminave në trup.
Mungesa e vitaminës A mund të njihet nga ndryshimet degjenerative të syve, psoriasis, aknet, çrregullimet riprodhuese, koliti ulceroz, cirroza e mëlçisë, humbja e oreksit, dobësimi i imunitetit, infeksionet vaginale dhe respiratore dhe çrregullimet e tretjes.
Lodhja, mungesa e përqendrimit, anemia dhe imuniteti i dëmtuar janë tregues të mungesës së kompleksit të vitaminës B. Tregues disi më kompleks janë demenca, paranoja, depresioni dhe ndryshimet në sjellje, skuqjet dhe çarjet në lëkurën rreth buzëve, si dhe prirja për infeksione.
Nëse trupit tonë i mungon vitamina C, ne mund ta njohim atë nga lodhja, ndryshimet e lëkurës, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, anemia, reduktimi i rezistencës ndaj infeksioneve, shërimi i ngadalshëm i plagëve dhe frakturave, alergjitë, arterioskleroza, artriti, kolesteroli i lartë, dhimbjet e kockave, hipoglikemia dhe stresi.
Vitamina e diellit, siç quhet shpesh, vitamina D është e vështirë për trupin të prodhohet në dimër. Mungesa e kësaj vitamine karakterizohet me dhimbje kockash, dobësi dhe dhimbje dhe ngërçe të muskujve, djersitje të tepërt, presion të lartë të gjakut, përqendrim të dobët dhe dhimbje koke.
Mungesa e vitaminës E karakterizohet me sëmundje kronike të mëlçisë, mungesë koordinimi të lëvizjeve, paralizë të muskujve përgjegjës për lëvizjet e syve, anemi të lehtë, katarakte, hiperpigmentim dhe rritje të ngadaltë tek fëmijët.
Shenjat tipike të mungesës së vitaminës K janë ulja e densitetit të kockave, gjakderdhja e rëndë menstruale, gjakderdhja nga hunda dhe mishrat e dhëmbëve, gjakderdhja nënlëkurore, gjaku në traktin tretës dhe urinë, dhe mavijosje e lehtë.
Më të lexuarat


Zmadhimi i zemrës, ja ushqimet dhe mënyrat natyrale të trajtimit

Efektet pozitive dhe ato pak negative të mjaltit në organizmin tonë

Pse luhatjet e motit rëndojnë reumatizmën? Si ta lehtësoni në mënyrë natyrale

Menopauza e hershme, tre faktorët që kërcënojnë gratë!

Vuani nga nervi shiatik, kjo është kura natyrale që ju lehtëson dhimbjet

Buka e zezë apo e bardhë, kush është më e shëndetshme?

Zbuloni ndryshimin që i ndodh trupit nëse konsumoni dy banane çdo ditë

Mos i qëroni kurrë mollët, këto janë përfitimet shëndetësore që merrni prej lëkurës së tyre

Ekspertët ngrenë shqetësimin: Gjysma e njerëzve nuk dinë që vuajnë nga hipertensioni

Konsiderohet si “vrasësi i heshtur’, si të mbani nën kontroll presionin e lartë të gjakut
