BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Rajoni

Zoran Zaev nis lëvizjet për largimin nga LSDM, procedurat nuk lejojnë zgjedhje të qeverisë së re deri më 14 dhjetor

Zoran Zaev nis lëvizjet për largimin nga LSDM, procedurat nuk

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka hedhur hapin e parë për të përmbushur paralajmërimin e dhënë më 31 tetor, për largimin e tij nga drejtimi i LSDM dhe nga posti i Kryeministrit të vendit. Në një konferencë për shtyp, Kryeministri Zaev e njëkohësisht kreu i partisë LSDM, ka njoftuar se ka vendosur të thërrasë mbledhjen e organeve dhe strukturave të partisë, konkretisht Këshillin Qendror të LSDM-së, të martën më 23 nëntor. Sipas tij një mbledhje e tillë do të bëhet për të zyrtarizuar dorëheqjen nga posti e për të nisur menjëherë procedurat për hapjen e garës dhe përzgjedhjen e pasuesit të tij. Referuar fjalës së tij, procedurat kushtetuese vonojnë mjaftueshëm dhe nuk do të lejojnë votimin e qeverisë së re përpara 14 dhjetorit, datë kur pretendohet të merret edhe një përgjigje pozitive në lidhje me nisjet e negociatave integruese për Maqedoninë e Veriut. “I dini procedurat Kushtetuese. Deri në datën 14 as nuk mund të arrihet zgjedhja e qeverisë së re, nuk mund të zgjidhet mandatari dhe kryeministri i ardhshëm i shtetit. Prandaj gjatë kësaj periudhe është e logjikshme që LSDM ta shfrytëzojë kohën dhe ta zgjedhë kryetarin e saj. Prandaj ju njoftoj se do tu kërkoj organeve të partisë që të organizohet konstatimi i dorëheqjes time të martën dhe të nisë procedura për emërimin e kryetarit të ri i cili do të jetë mandatari i ardhshëm që do të propozojë qeverinë e re”, u shpreh Zoran Zaev. Deklarata e Zaev lidhur me dorëheqjen, vjen në një kohë që opozita maqedonase, kryesisht VMRO-DPMNE kanë akuzuar se ideja e dorëheqjes është braktisur nga Kryeministri dhe janë përpjekur ta portretizojnë atë si një njeri jo të fjalës dhe që për pushtet mund të arrijë deri aty sa të tërhiqet edhe nga një akt i tillë si dorëheqja. “Të gjithë ata që bënin drama, sidomos nga opozita jonë, vazhdimisht po e gënjejnë popullin dhe e hutojnë. Fjala është fjalë dhe do të jem shumë i lumtur që të shoh fjalë kaq të mëdha të dhëna nga politikanë të tjerë për poste kaq të rëndësishme”, tha Zaev. Të menjëhershme kanë qenë reagimet në lidhje me atë se cili do të jetë pasardhësi i Zaev, ndërkohë emri më i përmendur për një post të tillë është ai i Dimitar Kovaçevskit, zëvendës ministrit aktual të financave. Një kandidaturë e tillë nuk është hedhur poshtë, por as nuk është konfirmuar nga Zaev. “Dimitar Kovaçevski është Zëvendës ministri aktual për Financa, është anëtar i Këshillit Ekzekutiv, anëtar i udhëheqësish së LSDM-së dhe në këtë cilësi është i pranishëm. Ai është edhe Kryetar i Komisionit për Financa, anëtar i shtabeve të LSDM-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt”, u përgjigj ai i pyetur nga gazetarët. Të martën pritet në fakt të ketë edhe më shumë zhvillime, kjo pasi do të mblidhet edhe kryesia e Alternativës, e cila do të vendosë për hyrje ose jo në qeveri. Varësisht prej epilogut, bisedimet finale për hyrje në qeveri të Alternativës dhe ndarja e posteve do të bëhet nga fundi i javës së ardhshme

Reagon VMRO-DPMNE

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është deklaruar ditën e djeshme në lidhje me dorëheqjen e Zaev. Ai është shprehur mosbesues ndaj faktit që Zaev do të nisë procedurat e dorëheqjes, duk u shprehur se një gjë të tillë e ka thënë edhe më parë dhe nuk ka marrë asnjë veprim. Mickoski shtoi se Zaev shumë herë në të kaluarën nuk e ka përmbushur atë që e ka thënë, duke e portretizuar sërish si një person që nuk e mban fjalën. VMRO-DPMNE vlerëson se zgjidhja e vetme për dalje nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme, për shkak se Qeveria e Zoran Zaevit dhe LSDM-së nuk kanë kredibilitet pas rezultateve në zgjedhjet lokale. Ndërsa sa i përket zëvendësuesit të Zaev, Micskoski tha se ai nuk ndërhyn në punët e brendshme të partisë kundërshtare dhe se do të jetë vetë LSDM ajo që do të marrë këtë vendim, duke zgjedhur kështu edhe rrugën që kjo parti do të ndjekë në të ardhmen. “Ne jemi të përqendruar në krijimin e një të ardhme të re, të mos jetë e shkruar vetëm në letër. Tridhjetë vite qytetarët janë të ngopur me krim, mashtrime me tendera dhe korrupsion”, deklaroi Mickoski. Ndërkohë, shpejt priten ndryshime edhe në partinë VMRO-DPMNE, pasi në 12 Dhjetor në Shkup, kjo parti do të mbajë Kongresin e rregullt partiak, ku do të përcaktohet rruga që kjo parti do të ndjekë në të ardhmen dhe politikat që do të ndiqen. Në Kongres do të zgjidhet edhe lideri i ri i kësaj partie, kjo pasi kryetarit aktual Hristijan Mickoskit i mbaron mandati në fund të dhjetorit.