BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Rajoni

Vijojnë hetimet për shkaqet që ndikuan në aksidentin e autobusit maqedonas, dyshime për kontrabandë karburanti dhe mjetesh piroteknike

Vijojnë hetimet për shkaqet që ndikuan në aksidentin e

Edhe pse po mbushen 48 orë që nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona dhe mbetën të lënduar 7 të tjerë, ende nuk është kryer identifikimi i personave që kanë mbetur viktima. Ministri i Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka sqaruar dje se është publikuar të martën një listë paraprake në mënyrë që të qartësoje sado pak familjarët, por se identifikimi përfundimtar i trupave nuk është bërë, kjo pasi për këtë kërkohen analizat e ADN-së. Autopsia e trupave do të bëhet në Bullgari, ndërsa gjurmët biologjike të familjarëve të viktimave do të merren në Institutin për mjekësi gjyqësore në Shkup dhe do të dorëzohen në Bullgari. Ai sqaroi gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtorin e spitalit ku janë shtruar të lënduarit, dhe i është deklaruar se të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshëm dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe u jepet mbështetje psikologjike. Ndërkohë, në autopsinë e viktimave të aksidentit në Bullgari marrin pjesë edhe tre mjekë maqedonas. Tre mjekë ligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup i janë bashkuar ekipit të ekspertëve në Sofje, i cili do të bëjë autopsinë dhe identifikimin e trupave të viktimave.

Hetimi

Hetimi në lidhje me shkaqet të cilat çuan në humbjen e 45 jetëve, mes tyre edhe 12 të mitur, është duke vijuar. Ndërkohë ditën e djeshme janë shtuar edhe më shumë dyshimet se shkak i shpërthimit ka qenë karburanti rezervë që mund të ketë qenë në autobusin e “Besa Transit” në momentin e aksidentit, të pozicionuar në pjesën e përparme të automjetit ku ka rënë edhe zjarri. Ekspertët kanë theksuar faktin që autobusi funksiononte me dizel, karburant që shumë vështirë mund të shpërthejë për të shkaktuar një shpërthim kaq të fuqishëm. Hetimi duhet të përcaktojë nëse shpërthimi është shkaktuar nga karburanti që dyshohet se ishte në autobus në gjendje rezerve apo nga materiale të tjera të ndezshme, por të gjitha këto pretendime duhet të përcaktohen nga autoritetet hetimore. “Gjëja e parë që më ra në sy ishte se shoferi nuk frenoi. Nuk ka shanse ta ketë zënë gjumi, dhe për shkak se autobusi është i ri, ndonjë mosfunksionimi të mundshëm teknik i lë hapësirë vetëm 10 për qind. Mund të kenë dështuar frenat, por sinqerisht nuk besoj. Autobusi ka goditur me gomën e përparme djathtas në parmakët e autostradës dhe më pas ka shpërthyer zjarri. Në pjesën e gomës rezervë ka pasur tuba karburante. Në rrugë, ku ka ndodhur aksidenti, kam vërejtur rrjedhje të karburantit”, ka thënë eksperti bullgar i motorëve, Vasko Pirgov.

Dyshimet

Dy versione të cilat po shihet si shkaqe fillestare të aksidentit, janë mosfunksionim teknik i autobusit apo një gabim njerëzor i shoferit. Pista e dytë është në fakt më pak e mundura, duke qenë se ka të dhëna që 15-30 minuta përpara aksidentit, pasagjerët dhe shoferët e autobusit janë ndalur në pikën e karburantit ku kanë pasur pushim prej 15 minutash dhe për këtë arsye hidhen poshtë teoritë se shoferi i autobusit ka qenë në gjumë. Hetimet fillestare tregojnë se me të mbërritur në vendin fatal në autostradë, dyshohet se shoferi ka gabuar në rrugë, ka dalë nga korsia dhe është përplasur në anën e djathtë të parmakëve. Pastaj goma e përparme ka shpërthyer dhe autobusi ka marrë drejtim në të majtë. Më tej autobusi ka goditur parmakun e mesëm dhe ka lëvizur edhe disa metra në mesin e autostradës, pastaj ka ndaluar dhe në pjesën e përparme të autobusit ka shpërthyer zjarr që është përhapur me shpejtësi dhe të madhe që përfshiu të gjithë autobusin e pasagjerëve. Një tjetër pjesë që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është fakti se përse nuk është bërë e mundur hapja e dyerve të autobusit. Në lidhje me këtë, pretendohet se shoferi ka vdekur i pari dhe nuk ka pasur kush t’i hapë dyert, ndërsa një mendim i dytë është ai se dyert janë bllokuar pas përplasjes së dytë në parmakë. Ndërkohë mbi shkaqet e aksidentit ka folur edhe Nënkryetarja e Shkupit nga Aleanca për Shqiptarët. Ajo ka akuzuar se e gjitha ka ndodhur nga një sistem i korruptuar dhe ka ngritur dyshime se autobusi veç karburantit kontrabandonte edhe mjete piroteknike.  “Ka pasur një lëshim të institucioneve në zinxhir. Kemi një autobusi pa licencë. Kemi një autobus që ka kaluar në doganë pa u kontrolluar nga asnjëri, pastaj ka kontrabanduar, karburant dhe fishekzjarrë. Kjo flet se ne faktikisht kemi një sistem të korruptuar që në vazhdimësi ka bërë lëshime”, ka thënë Bujare Abazi.