
Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Terror në Serbi, ja si Vuçiç po përdor kartën e fundit të Millosheviçit për të mbajtur pushtetin nga protestat që mund ta “hedhin në erë” nga karrigia, zbardhen prapaskenat e bujshme të 26 majit

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Maj 2023

Shpesh, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është krahasuar me Sllobodan Millosheviç, “Kasapin e Ballkanit”. Madje, jo pak herë ky i fundit është konsideruar si “mësuesi” i Vuçiç. Dhe në fakt duke qenë se ka qenë ish-ministër i Informacionit, nuk është çudi që presidenti aktual të aplikojë modelin “copy paste”, siç po tregon me mënyrën se si po kërkon të mbajë pushtetin, në kohëra tejet të vështira për të. Ai po përballet me protesta të vazhdueshme, pas masakrave të tmerrshme tragjike në shkollën fillore dhe në fshatin afër Mlladenovcit, ku kërkohet dorëheqja e tij, e ministrit të brendshëm si dhe kreut të agjencisë së inteligjencës serbe. Ashtu si në protestat e Millosheviçit në vitet ’90, që në kundërpërgjigje të demonstratave në vend në vitin 1996 organizoi një “kundërtubim”, ku thuhet se detyroi njerëz që të shkonin, Vuçiç duket se po vepron njësoj për 26 majin, “tubimin më të madh të mbajtur ndonjëherë në Serbi”. Megjithatë, ajo që nuk dihet është nëse presidenti serb ka të njëjtin qëllim si Millosheviç: Të shkaktojë gjakderdhje.
26 maji
Aleksandër Vuçiç dhe Partia e tij Popullore Serbe kanë nisur një mobilizim të përgjithshëm në të gjithë Serbinë. Mobilizimi po bëhet përmes mediave dhe degëve partiake besnike ndaj tyre, me qëllim që Vuçiç t'i drejtohet numrit më të madh të njerëzve në historinë e Serbisë në protestën "Serbia e Shpresës" në Beograd më 26 maj, siç ishte paralajmëruar. Prej ditësh në Serbi ka një sërë polemikash lidhur me ngjarjen. Në portalet e tyre, mediat e Vuçiçit po numërojnë ditët dhe sulmojnë vazhdimisht pa mëshirë tubimet e opozitës të organizuara nga opozita në Beograd gjatë javëve të fundit. Pjesëmarrësit e atyre tubimeve etiketohen si “mercenarë”, “shkatërrues të shtetit”, “kriminelë”, “alkoolistë”, njerëz që duan të shkatërrojnë jetën në Beograd dhe Serbi. Dhe më e rëndësishmja, numri i pjesëmarrësve në këto tubime po zvogëlohet çdo ditë e më shumë për të dëshmuar se nuk kanë asnjë mbështetje në popull.
Prapaskenat
Por është dhe ana tjetër e medaljes. Në të gjithë Serbinë, qytetarët raportojnë se janë nën presion për të qenë në Beograd më 26 maj. Punonjësit në shërbimet publike kërcënohen me largim nga puna, ndërsa të tjerët janë nën presion të vazhdueshëm. Madje, në rrjetet sociale dhe mediat që nuk i kontrollon regjimi i Vuçiç, flitet edhe për shpërblime qesharake dhe skandaloze, për pjesëmarrjen në tubim, si për shembull një sanduiç, një pije apo edhe para. Siç raporton Nova.rs, drejtuesit e partive lokale morën një listë me njerëz nga qytetet më të vogla që duhet të vijnë në Beograd. Sipas të dhënave, nga Vranja priten 3000 protestues, kuota e Vrnjaçka Banja është 1200 persona. 2000 duhet të vijnë nga Çaçaku, 2500 nga Kraljeva dhe 9000 nga Kragujevaci. 15,000 njerëz duhet të dërgohen nga Novi Sadi, 7,000 nga Shabaci dhe 5,000 nga Nishi. Qeveria e Vuçiç nuk i ka kursyer as organizatat, madje edhe ato jashtë shtetit të sponsorizuara nga ata. Po ashtupritet ardhja e rreth njëqind serbëve nga Maqedonia Veriore, e organizuar nga një OJQ, financuar nga Serbia.Sigurisht që ka edhe serbë nga Kosova, madje mediat raportojnë se një grup serbësh janë nisur nga veriu i Kosovës. Dhe e gjitha kjo përpjekje, me synimin për të mbledhur 140 mijë njerëz.
Akuzat
Sipas kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviç këta qytetarë serbë të Kosovës po nxitën nga politikanët që veprojnë në veri të vendit. “Ata udhëhiqen nga Aleksandër Spiriç, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ish-kryetari i Leposaviçit, Zoran Todiç. Të gjithë autobusët janë rezervuar për t’i transportuar ata. Ky është vetëm një maskim për të shkuar në këmbë”, shkruan Sandulloviç në Tëitter.Për tubimin e thirrur nga Partia Progresive Serbe, ka reaguar edhe shefi i stafit të presidentes së Kosovës. Blerim Vela ka thënë se grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri po angazhohen për të detyruar serbët e Kosovës që të marrin në tubimin e organizuar. “Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që glorifikon frikësimin”, shkruan Vela.
Më të lexuarat


Serbët sërish në protestë kundër Vuçiç, kërkojnë largimin e tij

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Analistja amerikane zbulon frikën e presidentit Vuçiç: Egoja e tij nuk mund ta pranojë që...

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë, dërgon trupa ushtarake në Kosovë

Nuk ndalen protestat në veri të Kosovës, kryesisht gra të pranishme, ja si paraqitet situata

Sot ditë “zjarri” për Beogradin, Aleksandër Vuçiç luan kartën e fundit për të shuar protestat kundër tij, do infiltrojë provokatorë për të shkaktuar trazira, ja plani mizor

Konflikti në Veri vë në lëvizje ndërkombëtarët, Lajçak-Escobar vizitojnë Kosovën e Serbinë javën e ardhshme, QUINT dhe BE hartojnë planin me 8 pika për të ulur tensionet

Tensionet në Kosovë/ Deputeti gjerman zbardh prapaskenat dhe del me thirrjen e fortë: Pala kosovare duhet të ulë prezencën në veri, ja çfarë e çoi situatën në dinamikë të rrezikshme

Tensionet me Serbinë/ Albin Kurti i gatshëm për zgjedhje të reja në veri, ja kushti që ka për Beogradin

Ramush Haradinaj kërkon shkarkimin e Albin Kurtit pas tensioneve në Veri, thirrje deputetëve për mocion mosbesimi
