BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Rajoni

Përse Kosova nuk është pjesë e OSBE-së? Çfarë nevojitet për t’u bërë anëtar dhe faktorët që e pengojnë

Përse Kosova nuk është pjesë e OSBE-së?

Për t’u bërë shtet anëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nevojitet pajtimi i të gjitha shteteve pjesëmarrëse.

Organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë numëron aktualisht 57 vende anëtare, që shtrihen në tri kontinente: Evropë, Amerikë e Veriut dhe Azi.

Në mesin e tyre janë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, por jo edhe Kosova.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – e shpallur në vitin 2008 – dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj në organizata rajonale e ndërkombëtare.

Për më tepër, ajo ka edhe mbështetjen e Rusisë, e cila po ashtu është anëtare e OSBE-së.

Në radhët e kësaj organizate janë edhe Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën – ashtu si edhe shtete të tjera mosnjohëse.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë se a planifikon të aplikojë për anëtarësim në OSBE dhe ku e sheh pengesën kryesore në këtë proces, por nuk mori përgjigje.

Ngjashëm, as misioni i OSBE-së në Kosovë nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment në lidhje me këtë temë, ndonëse konfirmoi marrjen e pyetjeve.

Këshilli i Përhershëm i OSBE-së mori vendim për themelimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në korrik të vitit 1999 – pak javë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Misionit iu dha rol udhëheqës në çështjet që lidheshin me ndërtimin e institucioneve, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Ai është misioni më i madh në terren i OSBE-së, ndërsa mandati i tij është i përcaktuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe në vendimin numër 305 të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

Misioni, aktualisht, ka pesë qendra rajonale – në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

Në ueb-faqen e tij thuhet se ai është veçanërisht i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, monitorimin e gjyqësorit, lirinë dhe zhvillimin e medias, promovimin e mekanizmave kundër diskriminimit, përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike dhe publike e të tjera.

Misioni i OSBE-së, po ashtu, bashkëpunon dhe mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me qëllim të, siç thuhet, forcimit të kapaciteteve të tyre, në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare.

Misioni mbështet edhe zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Aktualisht, në krye të tij është ambasadori Michael Davenport, diplomat britanik i karrierës.

Kosova nuk merr pjesë në samitin në Shkup

Duke mos qenë anëtare e OSBE-së, Kosova nuk merr pjesë në takimin ministror të kësaj organizate që zhvillon punimet sot dhe nesër në Shkup të Maqedonisë së Veriut – vendit që aktualisht kryeson OSBE-në.

Samiti mbledh 76 delegacione nga 57 vende anëtare të OSBE-së dhe shtete partnere.

Në mesin e të pranishmëve është edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Por, vëmendjen e mediave e mori prania e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Edhe pse i sanksionuar nga Perëndimi, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, Maqedonia e Veriut e lejoi pjesëmarrjen e tij në samit.

Për rrjedhojë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm.

Pjesëmarrja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Vitin e kaluar, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

Në gati 16 vjet pavarësi, vendi ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Kosova nuk është ende as anëtare e Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) e të tjera.

Pavarësia e Kosovës njihet nga 117 shtete.

Serbia, në disa raste, ka zhvilluar fushatë kundër njohjes apo për çnjohje të Kosovës, përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”./REL