BREAKING NEWS

New details from the event in Përmet/Vacations turn into tragedy, the 24-year-old killed his mother 4 days after they returned to Albania

New details from the event in Përmet/Vacations turn into tragedy, the
x
BREAKING NEWS

The accident in Rrëshen, the number of injured is 7, among them 3 children

The accident in Rrëshen, the number of injured is 7, among them 3 children
x
BREAKING NEWS

Shocking in Përmet, the 24-year-old kills his mother

Shocking in Përmet, the 24-year-old kills his mother
x
BREAKING NEWS

Fatal accident/ Two cars collide, the police issue an official statement

Fatal accident/ Two cars collide, the police issue an official statement
x
BREAKING NEWS

Berisha reacts after Rama's statement about Kurti: He asks for mercy from the West for the McGonigal affair

Berisha reacts after Rama's statement about Kurti: He asks for mercy from
x
BREAKING NEWS

It happens again in Bulqiza! Residents were poisoned by drinking water pollution, the police responded

It happens again in Bulqiza! Residents were poisoned by drinking water
x
BREAKING NEWS

The DP Parliamentary Group shares the strong call for SPAK and demands the resignation of the well-known minister

The DP Parliamentary Group shares the strong call for SPAK and demands the
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha warns of the sensational arrest: Hold your breath, people, the prime minister himself will tell us

Artan Hoxha warns of the sensational arrest: Hold your breath, people, the prime
x

Rajoni

Mitsotakis does not accept a coalition, demands new elections, this is what is happening in Greece

Mitsotakis does not accept a coalition, demands new elections, this is what is

Pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet në fundjavë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk pranoi dje ofertën e presidentes Katerina Sakellaropoulou për të marrë një mandat dhe për t’u përpjekur të krijonte një qeveri koalicioni. Ai kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda disa javësh për të siguruar shumicën që i nevojitet për të qeverisur i vetëm. Disa orë pasi përfundoi votimi të dielën, kryeministri 55-vjeçar tha se do të “ndiqte të gjitha procedurat kushtetuese”, por la të kuptohej qartë se nuk do të angazhohej në bisedime për koalicion. “Unë besoj se mesazhi i votuesve ishte shumë i qartë. Nuk besoj se ka baza për të formuar një qeveri nga ky parlament dhe dua të theksoj se nëse do të ishte në fuqi dje sistemi elektoral që do të përdorim në zgjedhjet e ardhshme, Demokracia e Re do të kishte një shumicë të fortë parlamentare prej më shumë se 170 vendesh”, tha ai. Kryeministri grek tha se do ta kthente mandatin, në mënyrë që t’u hapej rruga zgjedhjeve të reja. Me 99.55% të votave të numëruara deri herët të hënën, partia e tij konservatore fitoi 40.79% të votave, dyfishi i atyre të forcës kryesore të opozitës, partia e majtë Syriza e cila siguroi 20.07% të votave. Shumë nga qytetarët grekë thanë se e kishin pritur një rezultat të tillë, edhe pse ndoshta jo një humbje aq të thellë të opozitës. “E prisja që Demokracia e Re të fitonte, por jo me këtë përqindje. Nuk mbetet shumë për të thënë, ai (Mitsotakis) i mundi bindshëm dhe fitoi me të drejtë, sepse Tsipras nuk mundi të realizonte atë që kishte premtuar Syriza”, thotë Fotis Hatzos. “Jam e kënaqur. E prisja edhe pse jo kaq thellë. Nuk besoj se do të ndryshojë gjë me raundin e dytë”, thotë Marta, një punonjëse e sektorit publik.