
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Mali i Zi mban të dielën zgjedhjet presidenciale, Gjukoanovic konfirmon kandidaturën dhe bën deklaratën e fortë: Vendi ynë plagë kanceri e Ballkanit dhe e Europës, i japim fund...

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Mars 2023

Të dielën e 19 marsit, Mali i Zi zhvillon zgjedhjet presidenciale. Në një garë të ethshme me 7 kandidatë politikanë ku mes tyre bën pjesë edhe presidenti aktual Milo Gjukanoviç.
Në një komunikim me mediat Gjukanoviç tregoi arsyet pse zgjodhi të kandidojë serish.
“Kandidatura ime për president është shprehje e përgjegjësisë ndaj Malit të Zi, shprehje e shqetësimit për rrezikimin e arritjeve të zhvillimit të Malit të Zi modern, i cili është në probleme të mëdha. Në më pak se tre vjet, Mali i Zi ka bërë një rrugë të pabesueshme, nga një vend që u përshkrua si një oazë e demokracisë multietnike dhe një spirancë e stabilitetit në Ballkan, nga një vend që ishte lider në procesin e negociatave me BE-në, e deri te Mali i Zi që sot cilësohet si plagë kanceri eBallkanit dhe e Europës. Kësaj agonie duhet t’i jepet fund sa më parë dhe kjo është e mundur në zgjedhje. Është koha për njerëz seriozë dhe të përgjegjshëm“, tha Gjukanoviç.
Miodrag Lekiç, i ka njoftuar liderët e mazhorancës se ende nuk e ka shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re, pasi i mungojnë tre vota. Po nga ana tjeter Dritan Abazoviç po tenton sërish të formojë një qeveri të re, në të cilën do të merrnin pjesë edhe FD dhe Demokratët, por për këtë nuk ka përkrahje të mjaftueshme, pasi deputetët e pakicave janë kundër.
Mali i zi mund të shkojë shpejt edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit nëse presidenti i Malit të Zi dhe Partia Demokratike e Socialistëve Milo Gjukanoviç vendos të shpërndajë Kuvendin.
Sipas mediave malazeze, një pjesë e ekipit ligjor të Gjukanoviçit ka propozuar që të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje nëse nuk formohet qeveria e re deri të enjten.
Edhe Kandidatja e Partisë Socialdemokrate (SDP) për presidente të Malit të Zi, Draginja Vuksanoviç Stankoviç, tha se pret që presidenti aktual i vendit, Millo Gjukanoviç, të enjten të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA e drejtuar nga Dritan Abazoviç kanë rënë dakord për një aleancë që parasheh pjesmarrje të përbashkëta në zgjedhjet e ardhshme.
Lëvizja Qytetare URA, në zgjedhjet presidenciale do të mbështesë kandidaturën e liderit demokrat Alekse Beçiç.
Më të lexuarat


Takimi në Ohër, Albin Kurti zbardh detajet: Vuçiç refuzoi ofertën time bujare për…

Marrëveshja e Ohrit, në rend dite edhe në samitin e BE-së, ja çfarë pritet të vendoset

Lajçak zbulon hapin e radhës në dialogun Prishtinë-Beograd, ja çfarë pritet

Pas kritikave të DASH, kryeministri i Maqedonisë së Veriut del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ngjarje si në filma/ Të burgosurit gërmojnë tunel 60 metra të gjatë, tentojnë të arratisen, por...

Takimi Kurti-Vuçiç/ Haradinaj reagon për marrëveshjen dhe flet hapur për sjelljen e disa partive

"Mali i zi drejt një skenari grek"/ Kush është ekonomisti 37-vjeçar që sfidon 34 vitet në pushtet të Gjukanoviç

Marrëveshja Kosovë- Serbisë në Ohër,/ Ish-diplomati ‘shpërthen’ në akuza dhe fajëson rëndë BE: Vuçiç erdhi në takim me planin brilant, Kurti e ndihmoi për…

Të gjithë sytë nga Jakov Milatoviç, ja kush është i riu “europian me veshje ruse” që mund të mposhtë Gjukanoviçin dhe të çojë Malin e Zi në “gojën e ariut rus”

12 orë bisedime, mediat serbe zbardhin prapaskenat e takimit të Ohrit, ja 5 çështjet e nxehta që u diskutuan në sy të Perëndimit, pse u nervozua Kurti dhe “ditët e zeza” që paralajmëroi Vuçiç për Beogradin
