BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Rajoni

Lajçak në Serbi, Bashkimi Europian dërgon përfaqësuesin e saj për të porositur Vuçiçin mbi pritshmërinë ndaj dialogut me Kosovën

Lajçak në Serbi, Bashkimi Europian dërgon

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka vizituar ditën e djeshme Beogradin. Ai ka zhvilluar takime me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Një vizitë e tillë ka pasur si qëllim dhënien e një mesazhi për Serbinë në lidhje me atë se çfarë Bashkimi Europian pret nga ky shtet në procesin e dialogut me Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së do t’u përcjellë drejtpërdrejt të dyja palëve pritshmëritë e shprehura në debatin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, ku ai vetë mori pjesë”, tha zëdhënësi i bllokut, Peter Stano. Zoti Lajçak, pas mbajtjes së takimit me presidentin serb Vuçiç në godinën e Presidencës në Andriçev Venac, ka bërë me dije se gjatë të gjithë javës do të vijojë me takime të këtij lloji në përpjekje për të ndikuar në vijimin e procesit. “Në vazhdim të diskutimeve për rrugën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja pata një bisedë të gjatë e të detajuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Shumëçka për të biseduar, marrë parasysh takimet e mia këtë jave”, ka shkruar ai në Twitter.

Raportimet e medieve serbe

Sipas raportimit të mediave serbe, Lajçak është duke u përpjekur të realizojë një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit Vuçiç deri në fund të vitit. Takim i cili është kërkuar edhe nga Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për Zgjerim Josep Borrell. Gjithsesi një takim i tillë shihet i arritshëm vetëm nëse shënohet një progres në takimet në kuadër të dialogut, në nivel kryenegociatorësh. Këto takime deri tani nuk kanë rezultuar të suksesshme dhe arsyet kryesore për këtë janë mos pranimi i Kosovës për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, duke pretenduar se është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit dhe fakti që Kosova kërkon në mënyrë të vazhdueshme përparim në çështjen e të zhdukurve të luftës, për të cilën Serbia shprehet e angazhuar por që nuk ka marrë hapa në konkretizimin e tyre. Vizita e Përfaqësuesit të BE, Lajçak në Serbi, vjen pas debatit të Këshillit të Bashkimit Europian për dialogun, por edhe pas një raundi tjetër të pasuksesshëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Burime diplomatike në Bruksel i thanë agjencisë serbe të lajmeve se mesazhet ministrore është e qartë se nuk shkuan mirë, ndaj edhe Ljaçak ka shkuar personalisht në Beograd për të thënë kërkesat e pritshmëritë e BE-së. Javën e kaluar, ministrat e BE-së i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë për angazhim konstruktiv dhe arritjen e rezultateve pozitive, duke këmbëngulur në zbatimin e detyrimeve ende të paplotësuara nga dialogu. Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës pak ditë më parë, është shprehur që një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, mund të arrihet edhe brenda mandatit të tij në krye të qeverisë së Kosovës. Edhe zëvendësi Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se janë vendosur afate për marrëveshjen finale, dhe afati përkon me mandatin e kryeministrit Albin Kurti. Një fakt i tillë nuk është aprovuar nga qeveria serbe.