
Cila PD regjistrohet në zgjedhjet vendore? Kreu i KQZ habit me përgjigjen

Skandali McGonigal, thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të hetohet nga FBI, SPAK të bashkëpunojë me amerikanët

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vizitë në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet

Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të ndodhë me PD-në

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish kryeministrin: Me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët strategjikë", deputeti socialist për çështjen "McGonigla": Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

Kaos në Malin e Zi, ndërhyn me urgjencë BE: Jemi shumë të shqetësuar, duhet t’i jepet fund bllokadës së institucioneve

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2022

Bashkimi Evropian kërkoi dje t’i jepet fund bllokadës së institucioneve në Mal të Zi. “BE po e ndjek situatën e brendshme politike në Mal të Zi me shumë kujdes dhe shqetësim”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai tha se duhet t’i jepet fund bllokadës së institucioneve dhe të normalizohet situata në vend. “Kujtojmë dhe këmbëngulim që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga çdo veprim që mund të thellojë më tej krizën institucionale në vend dhe të dëmtojë funksionimin e institucioneve demokratike. Ata duhet t’i japin përparësi ndërtimit të konsensusit”, tha Stano në konferencë për media. Më 18 nëntor, kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, pas takimit me kryetarët e partive parlamentare, bëri të ditur se nuk kanë arritur marrëveshje për asnjë çështje. Në këtë takim mori pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç, ndërsa liderët e Frontit Demokratik dhe Lëvizjes Qytetare URA refuzuan ftesën, por kishin dërguar disa përfaqësues. Kërkesa e DPS-së ishte e qartë, tërheqja e amendamenteve për ndryshimet në Ligjin për Presidentin, zgjedhja e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese dhe mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Me votat e shumicës së vjetër parlamentare, të martën e 2 nëntorit në Kuvendin e Malit të Zi, me 41 vota pro dhe pa praninë e opozitës, u votuan ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Shtetit, të cilat paraqesin një sërë dispozitash antikushtetuese. Gjithashtu, vlen të përmendet se edhe Bashkimi Evropian është i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend, sidomos për shkeljen e Kushtetutës me miratimin e Ligjit për Presidentin, i cili, sipas tyre, abuzon qartë me dispozitat kushtetuese.
Më të lexuarat


Habit analisti serb, zbulon kur do ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës

Vuçiç kritika ndaj Perëndimit, habit me deklaratën: Gabimi më i madh politik që kanë bërë, tanket për Ukrainën

Ishte bërë tmerri i mjekëve, e pëson keq 31-vjeçari

‘Plas’ keq në Kuvendin serb, Vuçiç shkon me foton e Kurtit me vete, hedh akuza ndaj...

Deputeti komenton sherrin në parlament: Rrëmujë dhe albanofobi...

“Kosova, Jeruzalemi i Serbisë”/ Çfarë po ndodh? Vuçiç akuzohet për “tradhti”

Më i prerë se kurrë më parë, deklarata e fortë e Escobar: E pranon ose jo Kurti, Asociacioni duhet të formohet

Epike/ Vuçiç kërkon vëmendje, deputeti shikon film në Kuvend

Paralajmëron Daçiç: Uashingtoni dhe Brukseli i dinë vijat e kuqe të Serbisë

Tërmeti i fuqishëm lëkund Greqinë, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra
