BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Rajoni

Integrimi europian i Serbisë, ambasadori amerikan: Më shumë SHBA nuk do të thotë më pak BE

Integrimi europian i Serbisë, ambasadori amerikan: Më shumë SHBA

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar se SHBA dëshiron një marrëdhënie më të mirë dhe më të thellë me Serbinë. Deklaratën, Hill e dha ditën e djeshme, teksa mbajti fjalën e tij në një akvititet të organizuar nga Dhoma e Tregtisë në Serbi. “Unë besoj se Serbia tani po merr vendime të mira dhe po shkon në drejtimin e duhur. Sigurisht që do të ketë ende vështirësi, por SHBA e sheh Serbinë si një partner të mirë me të cilin mund të punojë dhe me të cilin do të jetë më afër në të ardhmen”, theksoi ai. Sipas Hill, nuk është sekret që SHBA e mbështet Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. "Ne jemi dy vende të ndara nga një oqean i madh, por ne nuk jemi të ndarë nga BE, sepse një pjesë thelbësore e rolit të Amerikës këtu është të mbështesë Serbinë në përpjekjen e saj për t'u bashkuar me BE," tha diplomati amerikan. Ai tha se “më shumë Amerikë nuk do të thotë domosdoshmërisht më pak Bashkimi Evropian, por më shumë nga të dyja". Hill vlerësoi se ka çështje që duhet të zgjidhen, dhe përmendi një numër të madh kapitujsh dhe grupimesh, por theksoi se SHBA-ja dëshiron ta ndihmojë Serbinë që ta kalojë atë proces dhe të bëhet një anëtare e plotë e BE-së. "Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë këtë koncept thelbësor që Serbia duhet të ndryshojë drejtimin e saj, t'i afrohet plotësisht Perëndimit", tha ai dhe shtoi se Serbia i përket BE-së. Hill shtoi se do të donte që Serbia t'i bashkohej, por jo me të gjitha problemet e saj. Ai theksoi se Serbia duhet të fokusohet në zgjidhjen e problemeve rajonale dhe disa nga mekanizmat janë Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Ai tha edhe se populli ka kaluar nëpër sisteme të ndryshme, dhe se kjo mund të ketë rraskapitur shumë serbë.

Më të lexuarat