BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Rajoni

Deklarata shokuese e Vjosa Osmanit: Serbia dërgoi vaksina ruse në disa vende të Afrikës për të ç’njohur Kosovën

Deklarata shokuese e Vjosa Osmanit: Serbia dërgoi vaksina ruse në disa

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Serbia ka kushtëzuar disa vende afrikane që ta çnjohin Kosovën duke i ofruar vaksina ruse në kohën kur po përballeshin me mungesën e tyre.

Ajo këto deklarata i bëri në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax që po mbahet në Kanada ku tha se vendet autokrate si Rusia kanë abuzuar me situatën e pandemisë dhe shpërndarjen e vaksinave.

“Rusia ka dërguar shumë vaksina ruse në Serbi. Serbia është e interesuar që ta luftojë Pavarësinë e Kosovës, derisa shumë vende në Afrikë nuk kishin vaksina. Serbia ka përdorur vaksinat ruse duke i dërguar në disa vende në Afrikë duke iu thënë se do t’iu japim vaksina nëse do ta çnjihni Kosovën”, njofton Klan Kosova.

“Ata [Serbia] thonë që kjo ka funksionuar, por ne nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga asnjë nga këto vende në Afrikë që po e çnjohin Kosovën. Kjo bëri vende si Rusia dhe Serbia që janë me regjime autokrate të dukeshin mirë, sepse shumë vende që vërtet kishin nevojë për ndihmë si disa vende në Afrikë dhe Azi ishin duke u përpjekur që të siguronin vaksina të mjaftueshme”.