BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Rajoni

Bllokimi i negociatave për Shkupin e Tiranën, Gjermania dhe SHBA ultimatum Bullgarisë të tërheqë brenda dhjetorit veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Bllokimi i negociatave për Shkupin e Tiranën, Gjermania dhe SHBA

Pavarësisht deklaratave të shumta se dhjetori është një afat jo realist për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut dhe heqja vetos ndaj kësaj të fundit për t’i hapur rrugë integrimit evropian, Bullgaria është vendosur tashmë përpara një ultimatumi. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur si afat, fundin e vitit 2021 për tërheqjen e vetos bullgare. Kanë qenë 2 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, William Keating dhe Claudia Tenny, të cilët me anë të një letre kanë kërkuar që Bullgaria të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit. Vetoja Bullgare është një problem jo vetëm për Shkupin, por dhe për Tiranën, kjo pasi nisja e negociatave për të dy shtetet është i lidhur. “Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit. Vonesa në anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE do të lejojë ndikime anti-evropiane në rajon, veçanërisht nga Rusia dhe Kina. Pranimi i të dy vendeve është kritik për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministri gjerman për marrëdhëniet me Europën, Michael Roth. Ai i ka kërkuar Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, deklaratë e cila erdhi një ditë para mbledhjes së Këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së, ku mes tjerash do të bisedohet edhe për zgjerimin. “Në temën e zgjerimit të BE-së bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Në dritën e zgjedhjeve të mbajtura në Bullgari, tani është shumë me rëndësi që udhëheqësi bullgare të përmbushë obligimin evropian dhe të hapë rrugën për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Roth.

Reagimi bullgar

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka fituar edhe një mandat në krye të shtetit bullgar. Të dhënat e KQZ-së konfirmojnë fitoren e Rumen Radev ndërsa në votime kanë marrë pjesë 1.537.347 qytetarë ose 66.70% e atyre që gëzonin të drejtën e votës. Radev ka marrë 66,66% të votave ose 84653 vota. Sapo është konfirmuar fitorja e tij, Radev ka bërë edhe një deklaratë në lidhje me Maqedoninë dhe qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me mosmarrëveshjet me këtë shtet. Sipas tij, qeveria e re e cila pritet të krijohet pas arritjes së krijimit të një koalicioni paszgjedhor, nuk duhet të bëjë lëshime nga qëndrimet kombëtare. Pritshmëritë janë që qeveria e re do të krijohet nga “Vazhdojmë me ndryshimet”, “Bullgaria Demokratike”, “Partia Bullgare Socialiste” dhe “Ka popull të tillë” e Sllavi Trifonov. Sipas Presidentit, në të drejtat kombëtare përfshihen identiteti dhe historia bullgare. Radev ka shtuar gjithashtu se pjesë e interesave kombëtare janë pa dyshim edhe të drejtat e qytetarëve bullgarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Pak ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare sqaroi se shteti bullgari nuk mund të mbështesë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Sipas tyre, projekti aktual i kornizës negociuese për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE nuk i përmbush propozimet e palës bullgare dhe për këtë shkak Bullgaria nuk do të mbështesë konferencën e parë ndërqeveritare. Në reagim është bërë gjithashtu i qartë fakti se ministri i Jashtëm aktual i Bullgarisë, Svetlan Stoev ka zhvilluar të premten një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilëve u ka njoftuar çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka telefonuar Ruman Radev për ta uruar për fitoren. Zaev ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, se në bisedën telefonike me Radevin janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhje për të ardhmen e përbashkët evropiane. “Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, ka njoftuar Kryeministri Zaev.