BREAKING NEWS

Ky është qyteti në vendin tonë që zgjohet i gjithi i ngrirë! Temperaturat zbresin deri në -18 gradë celsius

Ky është qyteti në vendin tonë që zgjohet i gjithi i
x
BREAKING NEWS

Deputeti i PD Luciano Boçi në zi, ndan lajmin e hidhur: Ndriçofsh në parajsë shoku, miku e kolegu im i mirë!

Deputeti i PD Luciano Boçi në zi, ndan lajmin e hidhur:
x
BREAKING NEWS

Temperatura nën zero dhe pritet të shkojnë -17 gradë të shoqëruar me reshje të dendura dëbore, Rama që në orët e para të mëngjesit bën njoftimin me rëndësi dhe nxjerr pamjet se çfarë po ndodh në vend

Temperatura nën zero dhe pritet të shkojnë -17 gradë të
x
BREAKING NEWS

Ngjarja që tronditi Shqipërinë/ Artan Hoxha publikon fotot dhe del me deklaratën e fortë: Dëshmorët e vërtetë jeni ju, nesër do të...

Ngjarja që tronditi Shqipërinë/ Artan Hoxha publikon fotot dhe
x
BREAKING NEWS

Shkëlqim Hajdari zbardh detajet e hetimeve për “21 Janarin”: FBI faktoi se Garda qëlloi për të vrarë, si u bllokua dosja dhe konflikti polici-prokurori

Shkëlqim Hajdari zbardh detajet e hetimeve për “21
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”, Berisha fshehu provat për vrasjen e 4 protestuesve, Garda synonte të qëllonte sa më shumë njerëz

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”, Berisha
x
BREAKING NEWS

“21 Janari”, Ngjela i sigurt se Berisha ka qenë me kallashnikov në dorë, Artan Hoxha zbardh detajet si u qëlluan 4 protestuesit

“21 Janari”, Ngjela i sigurt se Berisha ka qenë me kallashnikov
x
BREAKING NEWS

Ndizet konflikti, Skënder Bruçaj kundër Erdogan: Presionet për gylenistët të patolerueshme, Komuniteti Mysliman të mbrohet nga influencat turke

Ndizet konflikti, Skënder Bruçaj kundër Erdogan: Presionet
x

Rajoni

Albin Kurti: Serbia po sillet si Rusia, nostalgjia për Jugosllavinë dhe ndikimin rus në Europën Lindore është shumë reale

Albin Kurti: Serbia po sillet si Rusia, nostalgjia për Jugosllavinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për malazezen Pobjeda, ka akuzuar Serbinë se po sillet si një “Rusi e vogël” ndaj vendeve të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë. Sipas tij, dëshmi për një qëndrim të tillë janë edhe tensionet e fundit në kufirin Serbi-Kosovë, pas të cilave forcat e Kosovës u detyruan të reagojnë. Dy muaj pas incidentit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pohon se pavarësisht trazirave në kufi, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë mbetur të pandryshuara. “Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë të njëjta: nuk janë as më të mira e as më të këqija. Kemi të bëjmë me një shtet që nuk e njeh Kosovën, i cili është autokratik dhe pro Moskës. Nga ana tjetër, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka integritetin e vet territorial, por edhe shumë probleme”, sqaron kryeministri Kurti. Sipas tij, problemi më i madh i Kosovës është fakti që ka një fqinj si Serbia, e cila as nuk mund ta imagjinojë dhe as ta pranojë Kosovën si shtet fqinj të barabartë. Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për paqe dhe stabilitet afatgjatë dhe për t'i arritur ato, duhet demokracia, drejtësia dhe zhvillimi, të cilat janë baza e vlerave evropiane. “Fatkeqësisht, situata aktuale në Ballkanin Perëndimor duket si një kopje në miniaturë e Federatës Ruse. Serbia po sillet si Rusia në fqinjësinë e saj në Ballkanin Perëndimor: entiteti boshnjak po përpiqet ta kthejë Republikën Srpska në Bjellorusi dhe Malin e Zi në Ukrainë”, tha ai. Kurti ka sqaruar se në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve jashtë BE-së - Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, madje edhe Maqedonisë së veriut. Ai tha se Serbia i konsideron këto shtete të përkohshme dhe angazhon të gjitha kapacitetet e saj për të shkatërruar shtetësinë e tyre. “Serbia po eksporton mungesën e demokracisë dhe mospërballjen me të shkuarën në rajon, duke e destabilizuar atë. Në këtë kuptim, Serbia e kupton dialogun mes dy vendeve tona si dialog për statusin e Kosovës, për çështjet e brendshme të Kosovës, dhe jo atë që është realisht: dialog për statusin e marrëdhënieve tona dhe normalizimin e tyre” u shpreh shefi i ekzekutivit kosovar. Ai shtoi se për ta pranuar dialogun për atë që është në të vërtetë, Serbia duhet të ndryshojë shumë, të demokratizohet, të vendosë shtetin e së drejtës, të përballet me të kaluarën dhe të krijohet një lloj simetrie të reciprocitetit të të drejtave të pakicave.

Ndikimi rus

Albin Kurti ka nënvizuar faktin që Serbia shpenzon shumë më tepër për ushtrinë sesa pesë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku. Ai shtoi se pavarësisht se ka marrë pa fund fonde nga Bashkimi Europian, Serbia në vend që të demokratizohet është militarizuar nga Rusia dhe Kina. Kurti nuk la pa përmendur faktin që Kosova është shteti më shumë kundër ndikimit rus, krahasuar me gjithë vendet e tjera ballkanike. “Në këtë drejtim, institucionet shtetërore të Kosovës punojnë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me BE-në, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. Është e qartë se Rusia po përpiqet vazhdimisht për të dobësuar BE-në, deri në dezintegrim. Ashtu si Serbia është nostalgjike për Jugosllavinë, e cila dominohej nga Slobodan Millosheviçi dhe komandonte ushtrinë jugosllave në vitet 1990, presidenti rus është nostalgjik për epokën sovjetike, kur forcat sovjetike sundonin Evropën Lindore. Kjo nostalgji për pushtet është një ngjashmëri shtesë midis Rusisë dhe Serbisë, e cila rrit rrezikun për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai. Kryeministri foli edhe në lidhje me Ballkanin e Hapur. “Nuk mund ta kemi Ballkanin të hapur derisa Serbia të jetë e mbyllur për Kosovën, derisa të na pranojë pasaportat, dokumentet e identifikimit, diplomat, certifikatat dhe vulat e Kosovës. Ballkani i Hapur është më shumë si Ballkani që është i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçanërisht nga Federata Ruse dhe Kina; e hapur ndaj autokracisë, korrupsionit, kriminelëve të luftës… Të gjitha janë në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, theksoi ai. Kurti ka bërë me dije gjithashtu, se një takim mes tij dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç ka mundësi të ndodhë në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë. Sipas tij, mbajtja e takimit varet nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisarit të tij, Miroslav Lajçak.