BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Rajoni

Aksident me bilanc tragjik në Bullgari, 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut vdesin nga djegia e autobusit, mes tyre edhe fëmijë

Aksident me bilanc tragjik në Bullgari, 46 shqiptarë nga Maqedonia e

E gjithë Europa është tronditur nga tragjedia e ndodhur ditën e djeshme në Bullgari. 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë ngelur të lënduar rëndë, në aksidentin që klasifikohet si i pari për nga pasojat në dekadën e fundit në Europë. Një autobus i Maqedonisë së Veriut është përplasur me mbrojtëset e rrugës mëngjesin e së mërkurës në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut, në Bullgari. Mes personave që kanë humbur jetën kanë qenë 12 të mitur, mes të cilëve edhe dy djem binjakë. Ndërkohë të lënduarit, sipas autoriteteve bullgare, janë akomoduar në spitalin Pirogov dhe janë 5 meshkuj dhe 2 femra. Maya Argirova, udhëheqësja e Klinikës për traumatologji në këtë spital, ka bërë me dije se të mbijetuarit janë me djegie të fytyrës dhe në pjesën e sipërme të trupit e duarve. Gjithashtu, disa prej tyre raportohet të kenë probleme me frymëmarrjen, si pasojë e thithjes së tymit gjatë djegies së autobusit. Në përgjithësi, Argirova thotë se të gjithë të mbijetuarit kanë trauma pasi kanë pasur të afërm në autobus dhe të cilët nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Shkaqet e aksidentit

Sa i përket shkaqeve të cilat çuan në krijimin e aksidentit dhe vdekjen e 45 personave, ende mbeten të paditura. Sipas të dhënave të raportuar në mediat maqedonase, dinamika e ngjarjes ka qenë që autobusit i paplasur plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakët anësorë dhe është zvarritur. Në atë moment është derdhur karburanti që lidhet me ngrohjen në autobus që ka shkaktuar më tej edhe shpërthimin e zjarrit në pjesën e përparme të autobusit. Sipas ekspertëve bullgarë, si shkak mund të klasifikohet edhe gjendja e infrastrukturës. “Ne mund të themi gjithmonë se në këto raste njeriu mund të bëjë gabime, por le të fokusohemi edhe tek një detaj tjetër, tek ai infrastrukturor. Në atë pjesë të rrugës me muaj të tërë ka pasur punime dhe rikonstruktime. Kjo ka krijuar që në këtë shpat të malit të ketë pluhur dhe rërë. A ka pa dikush që të pastrohen rrugët në vendin tonë pas punëve të kryera?”, ka deklaruar Vladimir Todorov, nga Shoqata e viktimave në trafik. Ndërsa ekspertja e rrugëve, Diana Rusinova tha se në Bullgari nuk ka ndonjë ide se si mirëmbahen rrugët. “Duhet bërë analiza të qarta dhe objektive rreth rrugëve në vend, për të identifikuar deficitin e kualitetit në rrugë. Nuk mund të jetë e mirë një rrugë që ka mbushur 20 vite”, tha ajo. Ideja e problemeve me rrugën është përkrahur edhe nga kreu i komunës së Pernikut, Stanisllav Vladimirov. “Rruga është e lagësht. Kjo pjesë ka një tatëpjetë shumë të madhe. Që nga dita e djeshme ka rënë shi i lehtë. Nuk mund të thuhet nëse arsyeja është moti i keq, por arsyet mund të jenë të shumta”, tha Vladimirov. Sipas kryetarit të Komunës së Pernikut, në këtë pjesë të rrugës shpesh ndodhin aksidente. Kjo rrugë është një nga më të vështirat në Bullgari. Një arsye tjetër mendohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit. Eksperti bullgar, Vasko Pirgov që punon administrimin e rrugëve rajonale i ka thënë Televizionit Shtetëror Bullgar se autobusi që u aksidentua tragjikisht ka qenë duke lëvizur me 100 km në orë. Edhe sasi karburanti shtesë në autobus është një nga pistat e dyshuara, duke dyshuar se karburanti ka qenë benzinë, kjo pasi nafta është shumë e vështirë të shpërthejë, dhe autobusi vetë funksiononte me naftë. Ndërkohë, Drejtori i Shërbimit kombëtar të hetuesisë, Borislav Sarafov ka treguar detaje të reja rreth aksidentit të autobusit ku mbetën të vdekur 45 njerëz nga Maqedonia e Veriut. Ai ka thënë se rezultatet e ADN-së të udhëtarëve do të dalin për dy ditë. Sarafov ka konfirmuar informacionin se ka pasur shpërthim në autobus. Ai gjithashtu ka thënë se së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut kanë përcaktuar drejtimin e hetimeve. Sarafov gjithashtu ka thënë se nuk ka evidencë se në autobus ka pasur lëndë djegëse apo naftë, siç është përmendur nga zyrtarë të tjerë lokal.

Kompania e autobusit

Ministria e Transporteve të Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u përfshi në aksidentin në Bullgari, ka pasur licencë pas plotësimit të kushteve respektive, që nga 08.08.2018 deri më 08.08.2022. Pronari i kësaj kompanie,  Azdren Ziberi ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave dhe ka qenë në vendngjarje që nga ora 03:00 e së mërkurës. “Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marrë informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai.