BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Politike

Vetingu i domosdoshëm për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, SHBA mbështet sundimin e ligjit në Shqipëri dhe i kërkon llogari qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë

Vetingu i domosdoshëm për të pastruar sistemin e

Procesi i vetingut në Shqipëri është i domosdoshëm për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin sundimin e ligjit në vendin tonë dhe i kërkojnë qeverisë e institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin veprime për të adresuar sfidat e vështira brenda gjyqësorit. Kjo deklaratë dhe të tjera mesazhe janë bërë ditën e djeshme nga i Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner gjatë konferencës për prezantimin e strategjisë së re kombëtare të uljes së çështjet e prapambetura në gjykata, organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mes të tjerash diplomati, Wisner vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi por shtoi se është e nevojshme që të ndërmerren hapa më të vështirë. Ai tha se duhet më shumë bashkëpunim mes qeverisë dhe institucioneve. “Kur mendon për Shqipërinë është njësoj sikur jeni përpjekur të kaloni nga një person që thjesht qëndron ulur në një kolltuk në një atlet olimpik. Dhe të mendosh në 30 vite. Është thuajse një kohë shumë e shkurtër kur mendohet e gjithë koha. Të gjithë keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Keni punë të vështirë dhe keni punë fantastike, por mbetet shumë punë për të bërë. Jemi krenar si amerikanë dhe ambasada e SHBA këtu, që bashkë ndajmë vlerat e përbashkëta të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, deklaroi ai. Më tej diplomatit amerikan, theksoi se stoku i dosjeve në drejtësi është vonesë e drejtësisë për qytetarët. “Këto parime janë thelbësore, sikurse është trajtimi i drejtë i qytetarëve. Dhe në thelb të demokracisë që ofron diçka për njerëzit e saj, në fakt është angazhimi që ajo ka për njerëzit. Numri i çështjeve gjyqësore është vonesë e drejtësisë për qytetarët e zakonshëm. Kjo strategji që po zhvilloni është një angazhim për të adresuar nevojat e qytetarëve. Dëshiroj të përgëzoj KLGJ për angazhimin e tyre në këtë strategji. Zgjedhjet tuaja e vendosin sistemin e drejtësisë në themele të forta dhe do të gjenerojë një të ardhme në drejtësi që plotëson nevojat e shqiptarëve. Hapat që keni ndërmarrë për të përmirësuar situatën kanë qenë të dhimbshëm. Vetingu ka shkaktuar ndërprerje, por ishte i domosdoshëm dhe ju e hodhët atë hap të vështirë. Është koha për hapa më të ndërlikuar. Ju nxis të bëni hapa më të vështirë që trajtojnë sfida të tjera. Institucionet dhe qeveria duhet të punojnë së bashku dhe të angazhojnë burime për strategjinë që po diskutohet sot”, nënvizoi i Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së, David Wisner. Pra duket qartë që SHBA mbështesin fuqishëm reformën në drejtësi dhe organet e reja të dala prej saj në Shqipëri.

Dvorani prezanton strategjinë

Ndryshimet në ligj

Nga ana tjetër, dje në takim ku mori pjesë diplomati amerikan, David Wisner është prezantuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) strategjia kombëtare për të luftuar fenomenin që është shndërruar në problemin kryesor të dhënies së drejtësisë në vend, dosjet e prapambetura që presin për gjykim. Rreth 114 mijë dosje janë në pritje për t’u gjykuar dhe kjo kërkon lëvizje urgjente dhe të forta. Para drejtuesve të KLGJ-së, përfaqësuesve të Qeverisë dhe të organizatave ndërkombëtare në Tiranë pikat kryesore të strategjisë e prezantoi Ardian Dvorani, i shpallur edhe nga SHBA-të si personazh i spikatur në luftën kundër korrupsionit. Dvorani përmendi ndryshime të rëndësishme ligjore në Kodin e Procedurës Penale, atë të Procedurës Civile, ligjin për çështjet administrative si dhe ligjin për organizimin e gjyqësorit. “Sipas mendimit tonë secila prej këtyre nismave ligjvënëse do të japë një impakt pozitiv në uljen e çështjeve të prapambetura nëse do të miratohen të gjitha së bashku, në koordinim me një tjetra”, tha fillimisht Dvorani. Një prej ndryshimeve më të rëndësishme është rritja e gamës së çështjeve që mund të gjykohen në shkallën e apelit me një gjyqtar të vetëm, çështje penale, civile dhe administrative.  Në rastet e gjykimeve penale, propozohet zgjerim kur gjykata mund të shqyrtojë me trupe gjykuese me një gjyqtar për vepra penale që parashikojnë dënim me gjobë dhe deri në burgim deri në 2 vite. Këto kategori çështjesh përbëjnë 15% të dosjeve. Gjithashtu Dvorani tha se tjetër masë pritet të jetë zgjerimi i rasteve administrative që nuk mund të ankohen në Apel. Mund të përfshihen kontratat administrative, marrëdhëniet e punës dhe shërbimit civil për vlera të caktuara. Gjykimi në shkallë të dytë të disa çështjeve, civile, administrative dhe penale me strukturë monokratike, pra me një gjyqtar të vetëm. Çështjet civile, të zgjerohet numri i rasteve kur Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të funksionojë me një gjyqtar të vetëm. Gjithashtu synohen ndryshime edhe në ligjin për gjykatën administrative, edhe në këtë gjykim propozohet gjykimi i çështjeve në shkallë të dytë me një gjyqtar. Në rastet e gjykimeve penale, propozohet zgjerim kur gjykata mund të gjykojë me trupe gjykuese me një gjyqtar janë ato që parashikojmë dënim me gjobë dhe dënime me burgim deri në 2 vite, si dhe rastet e parashikuara në nenin 420 të Kodit. Inventarizim i çështjeve që regjistrohen për të pasur të dhëna të hollësishme dhe gjykata të merrte një vendim. Arrihet në përfundim se cilat çështje dhe grup çështjes mund të gjykohen me shpejtësi dhe përparësi”, u shpreh ai.

Mesazhi 

Koha po tregon se juristët nuk kanë interes të ndjekin rrugën e Magjistraturës, do të duheshin disa dekada nëse ndjekim këtë procedurë. Për këtë lloj detyre nuk mungon interesi. Të ndryshojmë mënyrën e rekrutimit të tyre, të realizohet nga vetë gjykata me konkurs publik. Më pas një trajnim të posaçëm, intensiv dhe të vazhdueshëm. Edhe trajtimi financiar të jetë adekuat. Aktualisht është përkeqësuar. Një ndryshim tjetër shumë i rëndësishëm është ndryshimi i procedurave dhe kompetencave për urdhrat e ekzekutimit, të cilat përbëjnë 30-35% të çështjeve që gjykohen në shkallë të parë. Nga ana tjetër kërkohen ndryshime ligjore për përmirësimin e kompetencave vendimmarrëse të organeve drejtuese të gjykate, me qëllim arritjen e efektivitetit. Kjo do të realizohet përmes ndryshimeve në ligjin për organizimin e gjyqësorit. Gati dyfishim të ndihmësve ligjorë kërkojnë gjyqtarë si një tjetër masë për uljen e dosjeve, rekrutim i cili të mos bëhet më me kushtin që të kenë mbaruar magjistraturën. “Të rrisim numrin e ndihmësve ligjore, deri në 2 për gjyqtar, rritje të rrogës dhe rishikim i procedurave për marrjen e tyre. Sistemi të ketë ndihmës ligjor deri në dyfishin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve.  Koha po tregon se juristët nuk kanë interes të ndjekin rrugën e Magjistraturës, do të duheshin disa dekada nëse ndjekim këtë procedurë. Për këtë lloj detyre nuk mungon interesi. Të ndryshojmë mënyrën e rekrutimit të tyre, të realizohet nga vetë gjykata me konkurs publik. Më pas një trajnim të posaçëm, intensiv dhe të vazhdueshëm. Edhe trajtimi financiar të jetë adekuat. Aktualisht është përkeqësuar. Nga qeveria kërkohen mjetet financiare dhe infrastruktura. Secila prej 4 gjykatave që janë me çështje të prapambetura. Infrastruktura duhet t’i përgjigjet nevoja aktuale. Mendoni se nëse miratohen këto nisma situata për infrastrukturë do të jetë më e rënduar. Të mendohet mirë projektimi dhe ndërtimi i gjykatave dhe prokurorive me standarde”, nënvizoi gjyqtari Dvorani.

Reagimet

Ndërkohë dhe kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e të gjithëve, aktorëve politikë dhe të drejtësisë, si atëherë kur u miratua reforma në drejtësi. “Backlog nuk është thjesht një problem i yni, i KLGJ-së apo i atyre gjykata që, por problem kombëtar i aksesit në drejtësisë. Që kërkon të njëjtën frymë bashkëpunimi si ditën kur të gjithë aktorët e shoqërisë sonë miratuan reformën në drejtësi”. Mbështetjen për strategjinë dhe implementimin e saj e garantuan edhe partnerët ndërkombëtarë. “Të garantojmë që kjo situatë të mos përsëritet”, apeloi Giulia Re, përfaqësuese e Këshillit të Evropës. Nga ana tjetër mazhoranca garantoi mbështetjen  pa rezerva duke e pasur shumë të qartë se cila është detyra e saj. “Në do të vazhdojmë të punojmë së bashku që drejtësia të funksionojë e pavarur dhe efikase. Unë e di dhe jam koshient se çfarë kërkon kjo strategji nga qeveria. Unë e di dhe e kam të qartë se mirëadministrim i drejtësisë do të thotë godina të reja dhe infrastrukturë moderne në gjykata dhe prokurori, burime njerëzore të mjaftueshme për gjyqtarët që japin drejtësi, dixhitalizimi dhe përdorim i teknologjisë. Dhe të gjithë këto nuk bëhen pa para, që sigurisht i ka qeveria. Por ama programohen kur ka strategji dhe vizion të qartë se ku jemi dhe ku duam të shkojmë”, tha dje ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Për përgatitjen e strategjisë për uljen e dosjeve në gjykata janë marrë në shqyrtim 4 gjykatat me ngarkesën më të madhe, nga 20.

Më të lexuarat