BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e
x
BREAKING NEWS

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, kush janë anëtarët e KZAZ-së që përfunduan në prangat e policisë

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, kush
x
BREAKING NEWS

“Vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”, avokati zbulon detaje të reja nga ekzekutimi barbar i 18-vjeçares nga partneri dhe shoku i tij: Unë jam tmerruar kur e kam parë raportin e autopsisë, Marigona është detyruar të përdorë…

“Vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”,
x
BREAKING NEWS

Arrestohen 8 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit

Arrestohen 8 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Pogradec, polici përplas 13-vjeçarin dhe ikën nga vendngjarja, detajet e para

Aksident i rëndë në Pogradec, polici përplas
x

Politike

"Trafiku favorizohej nga një ministër shqiptar"/ SPAK vihet menjëherë në lëvizje pas dëshmisë së biznesmenit italian që u kthye bashkëpunëtori i drejtësisë

"Trafiku favorizohej nga një ministër shqiptar"/ SPAK vihet

"Grupet shqiptare mbështeten nga zyrtarë të lartë shtetëror, përfshirë një ministër", kjo ishte deklarata që qarkulloi ditën e djeshme që u dha nga 54-vjeçari bashkëpunëtori i drejtësisë, Antonio Guastalegname, pjesë e organizatës mafioze Ndrangheta”.

Bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme pritet që të ketë një komunikim me autoritet italiane përsa i përket dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Burime zyrtare nga struktura antikorrupsion tregojnë se SPAK do komunikojë me homologët italianë për të sqaruar situatën dhe për të marrë informacion nëse ka dicka konkrete për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në aktivitete kriminale në shtetin fqinj.

Ky nuk është rasti i parë ku autoritet tona marrin informacion e indicie për të regjistruar procedim penal në vendin tonë për shtetas shqiptar si të përfshirë në aktivitet kriminal në vendin fqinj. Rasti i parë është ai i ish ministrit Tahiri, ku ky i fundit pas përgjimeve në Itali të grupit të Habiljave u mor i pandehur e më pas u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.

Ndërsa një vit më parë u regjistrua procedim penal në Shqipëri  për përgjimet e publikuara nga prokuroria por dhe mediat italiane lidhur me komunikimet e klanit mafioz italian Ndragheta me disa emra të rëndësishëm në vendin tonë.

Në atë kohë SPAK tha se ka nisur hetimin me datë 25.01.2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Pas marrjes së informacioneve për rastin e publikuar në mediat italiane, spak do marrë vendim nese do kemi një procedim tjetëer penal apo jo edhe për këte rast.