BREAKING NEWS

“E kanë lënë trutë e kokës”, Kreshnik Spahiu i publikon Ilir Metës videon që po thyen rrjetin

“E kanë lënë trutë e kokës”, Kreshnik
x
BREAKING NEWS

Ky është qyteti në vendin tonë që zgjohet i gjithi i ngrirë! Temperaturat zbresin deri në -18 gradë celsius

Ky është qyteti në vendin tonë që zgjohet i gjithi i
x
BREAKING NEWS

Deputeti i PD Luciano Boçi në zi, ndan lajmin e hidhur: Ndriçofsh në parajsë shoku, miku e kolegu im i mirë!

Deputeti i PD Luciano Boçi në zi, ndan lajmin e hidhur:
x
BREAKING NEWS

Temperatura nën zero dhe pritet të shkojnë -17 gradë të shoqëruar me reshje të dendura dëbore, Rama që në orët e para të mëngjesit bën njoftimin me rëndësi dhe nxjerr pamjet se çfarë po ndodh në vend

Temperatura nën zero dhe pritet të shkojnë -17 gradë të
x
BREAKING NEWS

Ngjarja që tronditi Shqipërinë/ Artan Hoxha publikon fotot dhe del me deklaratën e fortë: Dëshmorët e vërtetë jeni ju, nesër do të...

Ngjarja që tronditi Shqipërinë/ Artan Hoxha publikon fotot dhe
x
BREAKING NEWS

Shkëlqim Hajdari zbardh detajet e hetimeve për “21 Janarin”: FBI faktoi se Garda qëlloi për të vrarë, si u bllokua dosja dhe konflikti polici-prokurori

Shkëlqim Hajdari zbardh detajet e hetimeve për “21
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”, Berisha fshehu provat për vrasjen e 4 protestuesve, Garda synonte të qëllonte sa më shumë njerëz

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”, Berisha
x
BREAKING NEWS

“21 Janari”, Ngjela i sigurt se Berisha ka qenë me kallashnikov në dorë, Artan Hoxha zbardh detajet si u qëlluan 4 protestuesit

“21 Janari”, Ngjela i sigurt se Berisha ka qenë me kallashnikov
x

Politike

Spartak Braho të tjera deklarata bombë: Nëse nuk arrestohet Berisha do ketë viktima, ka krijuar një sekt vrasës me të fortë nga Tropoja

Spartak Braho të tjera deklarata bombë: Nëse nuk arrestohet

Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka folur sërish për protestën e 8 janarit para selisë së Partisë Demokratike e cila denigroi në dhunë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Braho tha se ish-kryeministri ishte nisur në protestë për viktima, teksa shtoi se vrasja pas krahëve është politikë e Berishës prej kohësh. Ish-deputeti i PS deklaroi se ish-kryeministri ka krijuar një sekt vrasës me njerëz të afërt të tij, kryesisht tropojanët dhe kamikazë nga zona e veriut. Sipas tij, nëse Berisha nuk arrestohet është e sigurt se do të ketë viktima. “E gjithë historia politike e Berishës që nga 1991 deri më sot është ajo e vrasjeve pas krahëve. Ai ka pasur ndikimi, siç thotë populli “qyqja nuk i çel zogjtë në folenë e saj, por diku tjetër”, edhe ai këtë punë ka bërë. Basha e di shumë mirë që do të kishte të vrarë. Kjo e detyroi ta shihte me seriozitet dhe blindoi dyert. Bëri mirë. Sali Berisha derën e shtëpisë e ka të blinduar. Të tërë ata që bërtasin “pse u blindua?”, dyert e shtëpisë i kanë të blinduara. Kjo është arsyeja që Basha thirri kosovarë për të mbrojtur jetën. Nëse nuk arrestohet Sali Berisha, do ketë viktima. Sali Berisha është sekt vrasës. Ka krijuar sekt vrasës me njerëz të afërt, tropojanët dhe nga zona të veriut që janë kamikazë” u shpreh ai në “Vizion Plus”.

Ja e vërteta e ekzekutimit të Alibeajt

Nga ana tjetër lidhur me deklaratat për ekzekutimin e deputetit Enkelejd Alibeaj, Braho u shpreh se bëri mirë që nuk ishte i pranishëm atë ditë në seli. Ish-deputeti tha se Alibeaj nuk mund ta quajë atë deklaratë shantazh, pasi të gjithë e dinin qartë se ata që erdhën në protestë kishin ardhur për gjak dhe dhunë. Braho u shpreh se Berisha ka njerëz të infiltruar që punojnë në dy karrige. Sipas tij, këta njerëz punojnë në heshtje për Bashën dhe për Berishën dhe ditën e protestës së 8 janarit ishin programuar për hakmarrje. “Informacioni është informacion. Kam burimet e mia dhe jo në të tëra rastet bëhen publik me hollësira, por unë do të them diçka. Alibeaj ka bërë mirë që nuk shkoi atje. Mos të ngrihet si gjel deti tani nga Mallakastra dhe të thotë që ishte shantazh. Se konsideratat e tjera, në daç të PD, ndaç të tërë deputetëve të PD-së që ishin të ngujuar atje, e panë qartë aty që kishin ardhur për dhunë, terror dhe gjak. Ajo që thashë unë ishte plotësisht e saktë dhe u realizua. A do t’i hapim letrat? Sali Berisha ka njerëz në grupin parlamentar të Lulzim Bashës, të infiltruar. Punojnë me dy karrige. Në heshtje janë të Bashës dhe në heshtje punojnë për Berishën dhe atë ditë është programuar që me çdo kusht duhet të hakmerremi, të krijojmë një alibi dhe ta realizojmë”, tha ai. Ish-deputeti i PS edhe pak ditë më parë u shpreh se protesta e 8 janarit në strategjinë e Berishës duhet të ishte mbyllur me viktima. Ai tha se lufta me mjete të forta si çekiçë, vare e shkallë mund të kishte sjell vërtet viktima. Braho po ashtu lëshoi një tjetër deklaratë të fortë ku u shpreh se përveç deputetit Enkelejd Alibeaj, ishte planifikuar edhe vrasje e 4 të tjerëve ndër to deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.

Më të lexuarat