BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Politike

Skandali! Firmat e ‘Foltores’ së Berishës, me gjeneralitete false dhe pa qenë anëtar i PD, gazetarja e nxjerr "zbuluar"

Skandali! Firmat e ‘Foltores’ së Berishës, me

Fiks Fare denoncoi edhe mbrëmjen e së mërkurës parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021.

Pas firmosjes së formularit në Sarandë nga ana e gazetares së Fiksit pa qenë delegat, anëtar i Kuvendit Kombëtar apo anëtar i Partisë Demokratike, pasoi me dy firmosje formulari të tjera .

Fiksi tregoi me zë dhe figurë firmosjen nga gazetarët e tij të dy formularëve me identitet fals në ‘Foltoren’ e mbajtur në Fushë Krujë.

Askush nuk u kërkoi një dokument identifikimi apo anëtarësimi, thjesht u dhanë formularët për plotësim dhe firm.

E gjitha ndodhi vetëm pak minuta se vetë Z. Sali Berisha të paraqitej në ‘Foltoren” e radhës në Fushë Krujë ditën e djeshme më dt 16 nëntor 2021. Gjatë pritjes së mbërritjes së Berishës gazetarët e Fiksit i kërkuan një anëtari të PD-së formularë për t’i plotësuar dhe firmosur. Pa nguruar ai u solli dy formularë pa i pyetur as nëse ishin delegat apo anëtar të PD-së.

Gazetarët e Fiksit marrin formularët dhe pa asnjë pengesë në një ambient pak më të qetë i plotësojnë duke përdorur gjeneralitete false. Pas plotësimit, formularët ia dorëzojnë të njëjtit person, anëtarit të PD-së. Menjëherë pas firmosje mbërrin edhe z. Berisha.

Në ndryshim nga firmojsa e formularit në Sarandë, askush nuk filmoi nga anëtarët e pranishëm apo organizatorët për të dokumentuar firmosjen e formularëve dhe me video.

Foltroja e Berishës në Fushë – Krujë

Anëtari i PD-së – Të duhen formularë?
Fiksi – Po formularë që ta plotësojmë.
Anëtari i PD-së -Do shkruani edhe, seksionin dhe funksionin.
Fiksi – Po po po.
Anëtari i PD-së – Plotësojini saktë, mos të bëni ndonjë gabim nai gjë.
Fiksi – Jo jo i plotësoj unë, nuk ka problem edhe t’i sjell unë, mos e vrit mendjen.
Anëtari i PD-së – Ok, jashtë jam.
Fiksi – Po pa merak.
Anëtari i PD-së – rrofsh, falemindetrit.
Fiksi – Asgjë.

Gazetarët plotësojnë formularët me të dhëna false.