BREAKING NEWS

Soreca del me mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë: Sa më shpejt të mbahet...

Soreca del me mesazhin e rëndësishëm për
x
BREAKING NEWS

“Këtë mavrinë po e shpallin të gjithë ‘non-grata’”, Romeo Kara del me deklaratën e fortë për Presidentin Meta: E bënë Liken rahmet për së gjalli!

“Këtë mavrinë po e shpallin të gjithë
x
BREAKING NEWS

Meta në alarm se mund shpallet “non grata” pas largimit nga Presidenca, sulmon ambasadën e SHBA dhe premton rezistencë

Meta në alarm se mund shpallet “non grata” pas largimit nga
x
BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron tërmet në Shqipëri e Ballkan, hap letrat për milionat e investuara në kompanitë “off shore”, të rrezikuar dhjetëra politikanë

SHBA paralajmëron tërmet në Shqipëri e Ballkan, hap letrat
x
BREAKING NEWS

Habitet Blendi Fevziu, Artan Hoxha i dërgon ‘live’ në emision mesazhin me informacionin që nuk e priste për vizitën e Erdoganit në Shqipëri: Në katin e parë të Kryeministrisë...(VIDEO)

Habitet Blendi Fevziu, Artan Hoxha i dërgon ‘live’ në
x
BREAKING NEWS

“Ishallah e ka pasur me shaka”/ Presidenti Meta doli me paralajmërimin e fortë, Artan Hoxha plas deklaratën e papritur: Për fat të mirë është akoma gjallë mes nesh....

“Ishallah e ka pasur me shaka”/ Presidenti Meta doli me
x
BREAKING NEWS

Ndodh edhe kështu/ Trafik droge me ambulancë, kapen 320 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar (VIDEO)

Ndodh edhe kështu/ Trafik droge me ambulancë, kapen 320 kg
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho të tjera deklarata bombë: Nëse nuk arrestohet Berisha do ketë viktima, ka krijuar një sekt vrasës me të fortë nga Tropoja

Spartak Braho të tjera deklarata bombë: Nëse nuk arrestohet
x

Politike

Shqipëria dhe Kosova mbajnë mbledhjen e dy qeverive, hiqen pikat doganore dhe lehtësohen tarifat, ja marrëveshjet e arritura

Shqipëria dhe Kosova mbajnë mbledhjen e dy qeverive, hiqen pikat

Shqipëria dhe Kosova mbajtën mbledhjen e dy qeverive ditën e djeshme. Në mbledhjen e 7 të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë, që u zhvillua dje në qytetin e Elbasanit, u nënshkruan 13 marrëveshje. Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive kishin të bënin me heqjen e pikave doganore, lehtësimin e tarifave dhe vendosjen e kamerave të sigurisë në kufirin mes dy vendeve, etj. Sa i përket marrëveshjes mbi heqjen e pikave doganore, kjo ishte një nga marrëveshjet e arritura dje mes dy qeverive për të pasur një pikë të përbashkët doganore, ku ishin kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryeministrit i Kosovës Albin Kurti që nënshkruan marrëveshjen. Ajo konsiston në hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) - Krushevë (Dragash). Një tjetër marrëveshje e arritur ishte edhe ajo mbi lehtësimin e procedurave doganore, e cila do të sjell lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe të kontrollin e hyrje-daljes së mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës. Tashmë me këtë marrëveshje të arritur, dy vendet do të kenë procedura më të lehta në doganë, një marrëveshje kjo e cila është propozuar edhe më herët, por që tashmë u arrit. Kështu, me marrëveshjen për lehtësimin e tarifave, synohet lehtësim i lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve. Një tjetër marrëveshje e arritur mes dy qeverive ishte edhe protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, i cili do të jetë një ndjekës i zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara dhe do të raportojë pranë dy zyrave të kryeministrave, për çdo problematikë që shfaqet.

Marrëveshje të tjera

Ndërkohë, një tjetër marrëveshje e arritur mes dy qeverive, ishte edhe marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm. Heqja e lejes së përkohshme mes dy vendeve nënkupton heqjen e kritereve të parashikuara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm, me afat 5 vjeçar. Një tjetër marrëveshje kishte të bënte me për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit. Kjo marrëveshje bën të mundur lehtësimin e jetës së banorëve në kufi të dy vendeve Kosovë-Shqipëri, të cilët tani me procedura të lehtësuara mund ta kalojnë kufirin në disa zona të përcaktuara përgjatë kufirit mes vendeve. Marrëveshje të tjera, të arritura ishin ajo për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, marrëveshja për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, kalendari i përbashkët kulturor vjetor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet ministrive të kulturës së dy vendeve në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve, si edhe marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë ndërmjet dy ministrive.

Më të lexuarat