
“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Saliu, vulgu turbator që kërkon të krijojë armikun në fundin e vet politik”, Spartak Ngjela: Ja çfarë po përpiqen t’i bëjnë Shqipërisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Gusht 2022

Avokati Spartak Ngjela, ka shkruar sot, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, në lidhje me situatën politike në ven.
“Saliu ndërkohë po kërkon të krijojë armikun, që këtë ta ketë si motiv edhe turma mbështetëse e tij.
Po ç'është kjo: gjetje, apo përsëritje e historive diktatoriale?
l.
Vulgi turbator
Këtë shprehje latine kanë thënë romakët e mëdhenj për turbulluesin e turmës: turbullues i vulgut.
Por, na duhet të vëmë në dukje se, në kohët moderne dhe, sidomos, gjatë shekullit të XX- ë këta turbullues turmash krijuan tiranitë më kriminale që kishte njohur historia.
Por, as Shqipëria nuk shpëtoi dot nga një i tillë vulgi turbator gjatë këtij shekulli: ky ishte Enver Hoxha.
Veçse, një i tillë është sot edhe Saliu, i cili kuptohet se është në fundin e vet politik.
ll.
Tani, të bën për të qeshur ky fundi i Saliut.
Sepse këta tipa kanë ekzistuar gjithmonë në histori.
Historianët e mëdhenj, këtë lloj tipi që ka gënjyer turmat dhe është në fundin e vet politik, e kanë quajtur:
Shqetësuesi i fundit i njerëzve të thjeshtë, i lindur nga llafazanët e kotë, nga gënjeshtarët dhe budallenjtë.
Por ajo që duhet të theksojmë tani si fakt historik, është e vërteta se këta tipa patologjikë e kanë në natyrën e sëmundjes së tyre armikun. Ata duan të infektojnë me maninë e armikut të tyre turmën që i mbështet, duke aluduar që, armiku i tij është edhe armiku turmës së tij mbështetëse.
Sepse dihet nga psikologjia e turmës që vulgu kërkon gjithmonë të ketë një armik të prekshëm dhe konkret
Hitleri gjeti ebrejtë. Dhe i sëmuri gjermanët me armikun e tyre të madh - ebrejtë.
Hitleri për gjithçka që nuk shkonte mirë në Gjermani fajësonte ebrejtë. Derisa u tha turmave që e përkrahin se:
"Nuk ka ndonjë formë të punëve të pista dhe ku, të paktën, të mos jetë përfshirë një ebre".
Enver Hoxha, nuk u tha ebrej armiqve që krijonte dhe i likuidonte me zhurmë propagande, por tha se ata ishin armiq të tij dhe të Shqipërisë. Dhe këtë ua përcillte turmave që i kish' shthurur deri në sëmundje.
Dhe vulgu i Shqipërisë e mbështeste se e kishte në natyrë të patologjisë së vet gjetjen e armikut të identifikuar.
Turma e përfshirë në politikën e pushtetit politik, kur gjen armikun e saj, krijon objektin konkret të shpirtit të vet të trazuar. Dhe këtu qetësohet dhe harron veten, se mendjen e ka te armiku i saj.
lll.
Por ja që, edhe Saliu, kuptohet se është i njëjti tip: ai duroi sa duroi, dhe e gjeti më në fund edhe ky armikun. Dhe këtë po ia shpreh përditë turmës që e mbështet. Dhe ky armik është kryeministri aktual: Edi Rama.
Por, nëse ish kancelari gjerman nazist dhe sekretari i parë komunist i Shqipërisë e gjetën armikun dhe ua përcollën turmave të tyre nga pozitat e forcës, se ata ishin në pushtet kur "gjetën" armikun - Sali ziu e gjeti armikun duke mos pasur fare forcë, madje edhe i akuzuar nga Uashingtoni për korrupsion të nivelit të lartë dhe në bashkëpunim me Alkaedën.
Dhe, prandaj, ky nuk po e entuziazmon dot turmën e tij, dhe pse Saliu po mendon se kësaj turme ia ka gjetur armikun.
Po "armiku" Edi Rama, çfarë po bën? Ai ndihet i sigurt në pushtetin e tij, se arkaizmat e Saliut me armikun e popullit nuk afektojnë dot më njeri në Shqipëri.
E kuptoni tani se çfarë po ndodh në Shqipëri?
Po Alibejajn, i cili tani e ka në drejtim të tij Partinë Demokratike ligjore, a do ta shpallë armik Saliu?”
Më të lexuarat


“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

Ish- Presidenti Ilir Meta del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhë sot

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen e papritur nga jeta të...”, Ilir Meta jep lajmin e hidhur (FOTO)

Anija me grurë mbërriti dje nga Ukraina në Durrës, reagon Erion Braçe dhe hedh dyshimet e forta: Po pres nga kompania një fletë analizë për...(VIDEO)

"Përkeqësim i situatës"/ Albin Kurti lëshon alarmin: Ne jemi gati, mund të na sulmojë...

“Kjo ministre të tregojë nëse ka takuar Stela Gugalljan”/ Afera e inceneratorëve, PD del me deklaratën e fortë dhe ka 5 pyetje për SPAK: Përfitoi 310 mijë euro nga fondet e...

Spiunët e ish-Sigurimit dhe “non gratat” pas shtatorit do të përjashtohen nga Parlamenti, PS paralajmëron nismë ligjore për të nxjerrë jashtë politikës Sali Berishën dhe Ilir Metën

Zbardhen emrat e prokurorëve të SHBA që kanë takuar drejtuesit e SPAK dhe BKH, ja kush janë ekspertët amerikanë që kanë çuar pas hekurave “VIP-at” e korrupsionit

Refuzoi t’i japë në tepsi “kokat” e gylenistëve, dështon misioni i pajtimit të Edi Ramës me Erdogan, presidenti turk i mbyll dyert kryeministrit shqiptar
