BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Politike

“Sa do ti, 500 milionë?!”, kryeministri Rama zbardh debatet me fermerët dhe tregon për çfarë ranë dakord: Unë jam gati të...(REPLIKAT)

“Sa do ti, 500 milionë?!”, kryeministri Rama zbardh debatet me

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me një përfaqësi të fermerëve të cilët protestuan sot para parlamentit kundër paketës fiskale.

Rama bën të ditur se ka pasur dakordësi dhe ndasi në qëndrimet e tyre me të qeverisë, por thekson se do të takohemi së shpejti për të dëgjuar njeri-tjetrin.

“Debati në Kuvend me një grup fermerësh nga protesta dhe drejtuesin e tyre, kandidat për deputet i PD-së, ishte shumë më konstruktiv e i dobishëm se sa debatet në sallën e parlamentit, ku debatet sundohen nga akuzat, shpifjet e sharjet me natyrë personale.

Ramë dakord që ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri

Por kemi dallime për mënyrën e re të adresimit dhe për këtë do të takohemi së shpejti me mendje të hapur për të dëgjuar njëri-tjetrin.

Përgjithësisht duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe ky i sotmi është një shembull pozitiv për të gjithë ata që duan t’i zgjidhin problemet, e jo të bëjnë politikë të ulët me probleme’, shkruan Rama në postimin e tij.

Debati:

Fermeri: Aktualisht kam 40 milionë lekë pa shlyer

Rama: Çfarë kërkoni?

Fermeri: Duhet që të jetë një kontroll të çmimeve të farave

Rama: Domethënë paskemi të njëjtin hall, ai 6% nuk shkon te ju. Tani, një sekondë, çfarë ka ndodhur konkretisht, pse e kemi bërë këtë ne dhe pse do ta ndryshojmë, sepse e para grumbulluesit, me të cilët unë nuk kam asgjë. Kur shet tek e tek, shet për të mbijetuar jo për të bërë biznes. Grumbulluesit kanë marrë mbështetje nga kjo qeveri ndër vite për ato investime që kanë bërë. Kanë bërë pikat e grumbullimit me investim të përbashkët. Nuk e kanë luajtur rolin që të sjellin atë 6% te ju? Jemi dakord?

Fermeri: Jo nuk jemi dakord, 30% e fermerëve nuk kanë porositur fidanë këtë vit

Rama: Po të ishte se gjendja është uniforme për të gjithë do të isha dakord me ju. Nga Janari këtë vit deri tani është eksportuar më shumë se në 2019, është çështje organizimi dhe çështje që paraja të çohet në drejtimin e duhur. Janë 9 milionë dollarë që është dhënë për eksportet. Unë flas çfarë heqim ne nga buxheti jonë për ju. Janë 9 milionë të cilat ne nuk do ti japim më në atë formë, por nuk do të ikë nga bujqësia, madje është dyfishi sot, për të shkuar drejtpërdrejtë te fermeri. Nuk shkon dot tek e tek, do të shkojnë te modelet që ndihmojnë këta.

Fermeri: 9 milionë dollarë është vetëm 6% që iu shkonte pikave të eksporteve, ne themi që duhet të vijë sipas mënyrës që propozojmë ne. E para është pak…

Rama: Nuk është 9, por është 32 milionë, më thuaj tani si e mendon ti këtë 32-shit

Fermeri: Ne nuk jemi dakord me 32

Rama: Po sa do ti, do 500, aq dua edhe unë. Kjo skemë që ne kishim nuk ka bërë efektin që ne donim, është koha për ta ndryshuar. Unë jam gati që të ulem prapë me ju, për atë masë buxheti që kemi në dispozicion të ulemi dhe ta diskutojmë, këtu nuk ka PD PS, këtu është çështja juaj.

Fermeri: Ne nuk kemi ekspertë për tokën, çfarë hedhim, unë nuk jam biolog që ta di, nuk dimë çfarë po mbjellim, pesticidet, kam harxhuar 2 milionë lekë. Për shifra unë nuk marr vesh.

Rama: Jo mo jo, merr vesh ti. Qëllimi është të formalizojmë sektorin.

Fermeri: Ne te ju i kemi shpresat

Rama: Ne që javën tjetër do të ulemi me ju, po ta ngarkojmë ty meqë je më i angazhuar, hajde ulemi pa zhurmë dhe flasim me argumente.

Më të lexuarat