BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Politike

“Qeveria e Edi Ramës në 11 vite, dështoi për ta bërë Shqipërinë”, Mirela Karabina: PD-ja, aspiratë ku ndryshimi do të bëhet realitet

“Qeveria e Edi Ramës në 11 vite, dështoi për ta

Në një deklaratë për mediet para bashkisë së Tiranës, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, tha se Tirana është kryeqyteti që ka dendësinë më të lartë të popullatës për kilometër katror në rajon dhe si pasojë e politikave të gabuara urbane, vijon të rritet deri në mungesë hapësirash për banorët.

Ajo gjithashtu tha se “ashtu sikurse kullat e larta dhe ndërtimet e pafundme që kanë zënë frymën e kryeqytetit tregojnë babëzinë e Erjon Veliajt, shoqëruar me dyshimin për pastrim dhe qarkullim të parasë së pistë me burime të dyshimta”.

Për këtë, Karabina fton qytetarët që t’i bashkohen Partia Demokratike e Shqipërisë dhe të bëhen pjesë e ndryshimit, duke iu bashkëngjitur vagonit të madh popullor që kërkon ndryshim dhe e sheh PD-në si aspiratën ku ky ndryshim do të bëhet realitet.

“Sipas të dhënave publike të Eurostat, Tirana është kryeqyteti me dendësinë më të lartë të popullatës për kilometër katror në Rajon, ndërkohë që, krahasuar me qytetet e tjera të Shqipërisë, kjo dendësi është pesë herë më e lartë se mesatarja e vendit.

Paradoksalisht qytetet e Shqipërisë braktisen, ndërsa Tirana rritet deri në zënie fryme dhe mungesa hapësirash për banorët e saj.

Një gjë e tillë ndodh si pasojë e politikave të gabuara urbane, sociale dhe ekonomike të qeverisë së Edi Ramës”, tha Karabina.

“Ashtu sikurse kullat e larta dhe ndërtimet e pafundme që kanë zënë frymën e kryeqytetit tregojnë babëzinë e Erjon Veliajt, shoqëruar me dyshimin për pastrim dhe qarkullim të parasë së pistë me burime të dyshimta.

Qeveria e Edi Ramës në 11 vite, dështoi për ta bërë Shqipërinë njëlloj të jetueshme në të gjithë qytetet e saj, ashtu sikurse Tirana nën drejtimin e Veliajt, edhe pse erdhi në pushtet me premtimin se gjatë qeverisjes së tij nuk do të kishte asnjë ndërtim të ri në kryeqytet, ka dështuar të ketë një plan urban dhe zhvillimor që t’i përgjigjet nevojave të një milion banorëve në të katër anët e qytetit”, vijoi Karabina.

“Zyrtarët nuk e kanë vëmendjen te njerëzit dhe hallet e tyre, por te grabitja e publikes në dëm të njerëzve dhe në favor të tyre.

Kjo është një situatë që duhet të marrë fund. Partia Demokratike e Shqipërisë fton qytetarët e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë që të bëhen pjesë e ndryshimit, duke iu bashkëngjitur vagonit të madh popullor që kërkon ndryshim dhe e sheh PD-në si aspiratën ku ky ndryshim do të bëhet realitet”, përfundon Karabina.

 

Më të lexuarat