BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Politike

“Po e valëvisni Ilir Beqajn si flamur të pandëshkueshmërisë”, Basha shpërthen i revoltuar në Kuvend dhe ua numëron ‘një për një’ socialistëve

“Po e valëvisni Ilir Beqajn si flamur të

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga salla e Kuvendit, ka ironizuar emërimin Ilir Beqajt në krye të agjencisë për fondet e donatorëve.

“Po e valëvisni me krenari Ilir Beqaj si flamur të pandëshkueshmërisë. Kjo është dëshmia e përqendrimit të pushtetit ekonomik në pak duar”, tha Basha, gjatë seancës ku po debatohet lidhur me paketën fiskale.

Kreu demokrat u shpreh se vitin tjetër (2022) 110 milionë euro do shkojnë për PPP-të, 51.2 milionë eurot do shkojnë për luksin qeveritar, të shoqëruara me shpenzimet për agjensitë e Medias, atë të bashkëqeverisjes dhe atë për me menaxhimin e fondeve të donatorëve, që ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut, Ilir Beqajt.

“Ilir Beqaj i check-up it dhe dhjetëra bëmave të tjera të korrupsionit madhor po e valëvisni me krenari të pashpjegueshme përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si flamur të pandëshkueshmërisë. Kripë në sytë e tyre duke dëshmuar se nuk jeni këtu për t’u shërbyer qytetarëve dhe nevojave që ata kanë, por interesave tuaja dhe të klientëve tuaj.

Një përqëndrim politik dhe ekonomik i pushtetit që centralizon çdo aktivitet dhe e vendos në kontroll të pak njerëzve, që shpërfill qytetarin dhe vlerëson klientin e pushtetit, qoftë ky oligark, apo përfitues i vogël partiak që punësohet në struktura të krijuara ad hoc për të kapur çdo hapësirë publike e për ta përdorur si hambarë të interesave politike.

Prandaj pensionistët, shumica dërrmuese e të cilëve nuk do të mbijetonte dot pa mbështetjen e familjarëve apo fëmijëve në mërgim, goditen me indeksimin e vobektë që nuk arrin dot nivelin e rritjes së çmimeve.

Për të njëjtat arsye shtresat në nevojë, që braktisja në kohë pandemie bëri që të shtohen dhe varfëria e tyre të thellohet, do të kenë tre herë më pak fonde se ato që do të marrin një grusht njerëzish me ato 110 milionë euro që do të shkojnë për PPP”, tha Basha.

Më të lexuarat