BREAKING NEWS

Ja kush është i burgosuri “VIP” që zbuloi të gjitha krimet e Sali Berishës dhe Ilir Metës në vitin 2018, SPAK duhet t’i japë statusin e të penduarit të drejtësisë, Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme dhe tregon si shmang hetimi i Shkëlzen Berish...

Ja kush është i burgosuri “VIP” që zbuloi të
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nën hetim pasuror, ja pronat e dyshimta të “kamikazit” të Rithemelimit, deputeti nis sulmet ndaj SPAK nga paniku i qelisë

Flamur Noka nën hetim pasuror, ja pronat e dyshimta të
x
BREAKING NEWS

Ja kush e zëvendëson Sali Berishën pas 20 qershorit, si do të nxirret jashtë politike “non-grata” pas mungesës 6 mujore në Kuvend

Ja kush e zëvendëson Sali Berishën pas 20 qershorit, si do
x
BREAKING NEWS

KLSH rreshton shkeljet e Belinda Ballukut, si i dha lejet e parqeve eolike në Zonat e Mbrojtura, ja firmat që do ta çojnë drejt burgut zv/kryeministren

KLSH rreshton shkeljet e Belinda Ballukut, si i dha lejet e parqeve eolike
x
BREAKING NEWS

Katër drejtorë të lartë policie pritet të boshatisin zyrat pas operacionit “Metamorfoza 4”, SPAK dhe BKH bëjnë gati procedurat për bastisjen e zyrave dhe banesave

Katër drejtorë të lartë policie pritet të boshatisin
x
BREAKING NEWS

Koncesionet në shëndetësi gllabërojnë 5,3 miliardë lekë vetëm gjatë vitit 2023, Hemodializa e Klodian Allajbeut, Check Up, Sterilizimi dhe Laboratorët zero transparencë e investim në përmirësimin e shërbimeve, zbardhet raporti

Koncesionet në shëndetësi gllabërojnë 5,3 miliardë
x
BREAKING NEWS

Ja dosja me dokumente që duhet të dorëzoni te ISSH nga ish-ushtarakët, minatorët, naftëtarët, dhe të gjithë kategoritë e pensionistëve nëse nuk jeni dakord me llogaritjen e vjetërsisë, një tjetër skemë e re edhe për pensionistët kryefamiljarë, kompensi...

Ja dosja me dokumente që duhet të dorëzoni te ISSH nga
x
BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x

Politike

PE publikon projekt-rezolutën për Shqipërinë dhe “nxin” qeverinë, lëshon lumë kritikash për koncesionet, tenderët, lirinë e medias, “pasaportat e arta” dhe amnistinë fiskale

PE publikon projekt-rezolutën për Shqipërinë dhe

Parlamenti Evropian ka publikuar një projekt-rezolutë për Shqipërinë sa i takon politikave të ndërmarra në vitet e fundit. Në projekt-rezolutën e prezantuar nga raportuesja e PE-së për Shqipërinë, Isabel Santos, shihet qartë se Bashkimi Europian ka lëshuar kritika të ashpra ndaj qeverisë. Aferat me tenderët, pasaportat e arta dhe amnistia fiskla shihen me shumë skepticizëm nga Brukseli. “PE shpreh shqetësimin në lidhje me aspektet e projektligjit për amnistinë fiskale dhe skemën e propozuar të pasaportave në shkëmbim të investimeve dhe i konsideron këto skema të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e vizave”, thuhet në rezolutë. Po ashtu, kritika Brukseli ka dhe sa i takon skemës së tenderimeve dhe koncesioneve. Duket se mesazhi shkon për aferën me Portin e Durrësit. “PE thekson detyrimin e autoriteteve për transparencë dhe garë në prokurimet publike, kontratat e qeverisë, privatizimet, ndihmën shtetërore dhe procedurat koncesionare”, thuhet në raport. Por nuk mbetet pas as liria e medias. Në këtë aspekt i është dhënë një goditje e fortë qeverisë, pasi sipas Bashkimit Evropian, politika ndërhyn në media. “PE shpreh shqetësimin në mungesën e progresit për arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë udhëheqësit politikë në krijimin e një mjedisi mundësues për këto liri; dënon përpjekjet për të diskretituar reporterët dhe për të mbajtur në mënyrë arbitrare informacionin publik si dhe dështimin për të siguruar sigurinë e gazetarëve”, theksohet në rezolutën e hartuar nga raportuesja e PE-së për Shqipërinë, Isabel Santos.

Vlerësohet lufta kundër krimit dhe Reforma në drejtësi

Më tej në projekt-rezolutën e prezantuar nga raportuesja e PE-së për Shqipërinë, Isabel Santos, vlerësohet progresi i vendit tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithashtu edhe në reformën në drejtësi. Nga ana tjetër, sa i përket skenës politike, partive u bëhet thirrje që të angazhohen për të marrë masa sa i takon shqetësimeve të lidhura në financimin e tyre. Ndërkohë për herë të parë në projekt-rezolutë është folur edhe për problemin e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, për të cilat bën thirrje që të deklasifikohen dhe të bëhen publike për qytetarët në mënyrë që të përparohet në drejtësi. Projekt-rezoluta u publikua javën e kaluar në faqen e internetit të Parlamentit Evropian dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave parlamentare në javët në vijim.

Reagon David McAllister

Mirpo sundimi i ligjit, konkurrenca e transparenca, mbeten shqetësim madhor, jo vetëm për opozitën në Shqipëri, por edhe për eurodeputetin David McAllister, i cili gjithashtu mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian. Ky i fundit i është përgjigjur interesit të 21 deputetëve nga tre grupe parlamentare, në lidhje me procedurat e përshpejtuara e jo transparente të ndjekura nga qeveria dhe Parlamenti për miratimin e ligjit për Marrëveshjen e realizimit të projektit “Durrës Yachts & Marina”. Shqetësimi i opozitës mbetet jo vetëm shkelja e legjislacionit aktual, afateve e procedurave, por edhe hapja rrugë dhe lehtësimi për dhënien e pasaportave të Arta për investitorët Strategjikë dhe blerësit e apartamenteve në këtë zonë. Sipas zyrtarit të BE, investimet e huaja duhet të jenë në përputhje me rregullat e BE-së. “Faleminderit për ndarjen e letrës së tre grupeve parlamentare, duke tërhequr vëmendjen për shkeljet e mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bashkimi Europian-Shqipëri. Sundimi i ligjit mbetet një parim udhëzues i procesit të zgjerimit dhe të gjitha akuzat për keqmenaxhim dhe korrupsion duhet të trajtohen si një çështje me rëndësi madhore. Transparenca, konkurrenca dhe masat mbrojtëse përkatëse janë thelbësore për të siguruar që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE-së dhe të kontribuojnë në transformimin socio-ekonomik të Shqipërisë”, shprehet McAllister. Më tej, eurodeputeti shtoi se këto tema do të jenë subjekt i shqyrtimit të Parlamentit Europian. “Jini të sigurt se Parlamenti Europian do të vazhdojë të shqyrtojë nga afër procesin e anëtarësimit dhe reformat e Shqipërisë, duke përfshirë raportin vjetor për Shqipërinë, i cili do të paraqitet në Komisionin për Punët e Jashtme më 23 mars”, nënvizoi eurodeputeti, David McAllister.

Më të lexuarat