BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Politike

PD në Korçë shpërthen ndaj Edmond Spahos: E turpshme sesi nuk njeh...

PD në Korçë shpërthen ndaj Edmond Spahos: E turpshme sesi

Pas akuzës së bërë nga deputeti demokrat Edmond Spaho se në takimin ku mori pjesë Salianji ishin vetëm 10 persona të cilët ishin të afërm të kreut të PD në Korçë, ka ardhur edhe reagimi nga Dega e PD në Korçë.

PD shkruan se ishte një fatkeqësi fakti që Spaho nuk njihte identitetet e atyre që sihin angazhuar gjatë zgjedhjeve.

Reagim i detyruar i Degës së PD Korcë përkundrejt spekulimeve mediatike të drejtuesit politik të Qarkut Korcë,z. Edmond Spaho

Deklaratat keqinformuese të bëra dje nga deputeti, Z.Edmond Spaho lidhur me Kryesinë e Degës së PD Korçë , janë të pavërteta dhe synojnë manipulimin e publikut.

Ditën e Shtunë, Dega e PD-së Korcë , mblodhi Kryesinë e vet , me kuorum të plotë statuor, të verifikuar nëpërmjet apelit të mbledhjes dhe I protokolluar në librin e protokollit të mbledhjes.
Mbledhja u thirr për të diskutuar rreth Vendimit të Kryesisë të PDSH-së nr 139 dhe për situatën politike aktuale . Është një vazhdimësi që ndodh prej 30 vitesh .

Asgjë nuk do e kishte bërë të vecantë këtë mbledhje kryesie nëse Drejtuesi Politik I Qarkut Korcë , z. Edmond Spaho , nuk do kishte reaguar nëpër Tv apo dhe rrjetet sociale duke thënë të paverteta dhe spekulime të rëndomta që nuk I vijne për shtat një drejtuesi politik qarku kryesor në rang kombëtar siç është Korca.

Çfarë duhet t’i kujtojmë zotit Spaho më përpara nga ato që shprehu , se Kryesia e Degës Korce nuk ka qenë ndonjëherë 62 vetë apo që dega nuk ka patur asnjëhere 33 Grup Seksione ? Po që numri I delegatëve nuk vendoset me “mesatare” , a e di drejtuesi politik ?

Sa me siper jane faktet më elementare te mundshme, që presupozohet se duhet t’i dijë jo më një drejtues politik por duhet t’i dijë çdo anëtar I thjeshtë I partisë.

Gjithsesi ky është fakti !

Asnjë prej anëtarëve të kryesisë të pranishëm nuk ishte kundër qëndrimeve të degës apo deklaratave të bera zyrtarisht ne seline e deges. Deputeti Spaho deklaroi në mënyrë të gënjeshtër se anëtarët prezent ishin pa mandat dhe ne i kërkojmë publikisht që të provojë me akuzat e tij.

E turpshme dhe qesharake që një deputet, drejtues politik të mos njohë identitetin dhe aq më tepër kontributet e jashtëzakonshme që kanë dhënë për fitoren e tij ata demokratë, burra dhe gra në sallë.
Z. Spaho, ne jemi po të njëjtët kontribues politikë, që punuam ditë natë për zgjedhjet e 25 Prillit dhe jo vetëm.

Jemi dëshmimtarë edhe të fushatës tënde, minimalisht të pastrukturuar nga ana jote por dhe të keq organizuar me përcarje që shkaktoi në degë.

Në mbledhje kanë qenë, janë dhe do të mbeten të njëjtët demokratë me histori, me sakrifica dhe kontribute ndër vite për Partinë Demokratike, dhe që të kanë siguruar ty disa mandate deputeti dhe avantazhe dhe benefite të përhershme pushteti.

8 vite nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe sot i shmangesh çdo lloj përgjegjësie dhe skrupulli politik për realitetin në PD .

Nese z. Spaho po të ishte investuar kaq shumë sa sot në këtë fushatë denigruese dhe aspak civile , Korça do kishte fituar 6 mandate !