BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Nga foltorja e unifikimit të PD-së, Berisha sulmon ministret e PS-së!

Nga foltorja e unifikimit të PD-së, Berisha sulmon ministret e

Ish-presidenti dhe kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar kohë më parë se nuk merret me gratë, si në kuptimin e anatemimit, po edhe keqetiketimit. Nuk merret edhe si me ato që përfaqësohen si zonja, po së pari për kontributet, si përfaqësuese të qeverisë apo funksionare në forumet e partisë. Po çdo rregull me sa duket ka përjashtime. Dhe foltorja, tribuna e mendimit dhe debatit të Berishës, tregon përditë se ai nuk i përmbahet këtij kodi, i cili është, jo vetëm etikë, po edhe zakonorë. Si njohës i mirë i kanunit me të cilin është qeverisur vendi ynë dhe të parët tanë ndër shekuj, para se të formohej shteti shqiptar, ishte kanuni, Kodi Penal e Civil, shkruar nga Lek Dukagjini. Dhe këtij kanuni si dhe kanuneve të tjera të krahinave, ai i Labërisë e krahinave të ndryshme të Shqipërisë, i përmbaheshin të gjithë. Një nga nenet e kanunit ishte: Gruaja nuk fyhet, nuk rrihet, nuk vritet. Po ja që sot në kohën e shtetit modern, ky zakon është zëvendësuar me një të ri të ndryshëm, gruaja, zonja siç i themi sot, mund të akuzohet, të fyhet, t`i hidhen mbi shpinë tonelata balte përmes akuzave pa fund. Në foltoren e fundit doktor Berisha nuk i kurseu sharjet dhe akuzat për korrupsion ndaj dy zonjave të reja në politik, dy nga ministret e vlerësuara, jo vetëm brenda vendit po edhe në kancelaritë e huaja për atë që kanë bërë si drejtuese në dikasteret e rëndësishme, Xhaçka, ministre e Mbrojtjes, sot ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjën Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës e cila në vijimësi është akuzuar pa prova dhe fakte, jo vetëm nga Sali Berisha, po edhe nga funksionarë të tjerë të PD-së. Dihet se Balluku është ministrja në ministrinë e së cilës alokohen miliona euro për shkak të tenderave të veprave të rëndësishme të infrastrukturës, rrugë, hekurudha, hidrocentrale, aeroporte. Fondet në këto vepra janë gati gjysma e buxhetit të shpenzimeve vjetore. Lufta në ekonominë kapitaliste bëhet për fitime. Paraja është strumbullari i tërë atyre që kërkojnë të shtojnë pasurinë. Të gjithë bashkë hidhen në sulm për të arritur të fitojnë tendera që u sigurojnë miliona. Pikërisht, Berisha për t`i dhënë dimension mbarëkombëtar dhe për të krijuar idenë se është jo vetëm kundër Bashës për pavarësimin e partisë nga influencat e huaja, të cilët siç thotë, duan të gënjejnë demokratët me viza, si dikur Kolombi me pasqyra e syza për t`u marrë arin. Udhëtari i detrave njihet si eksplorator edhe i Amerikës. Për këtë përdoret si simbolikë dhe tagent sulmohet SHBA që e ka shpallur Berishën non grata. Sulmon Ballukun për vjedhje të fondeve në tenderin e “Unazës së Madhe”. Për të treguar se ai ka bërë tendera korrektë në kohën e vet. Krahasimin e bën me tunelin e Kërrabës. Krahasimi më i saktë do të ishte nëse i referohej “Rrugës së Kombit”, e cila është një nga modelet më etalon si harxhoheshin paratë e shqiptarëve, ku jo vetëm shpenzimet për një kilometër ishin dyfish, po 220 milionë euro, humbën, u tretën si kripa në ujë dhe as foltoristi, as i anatemuari nga foltoret, sot e gjithë ditën nuk kanë dhënë asnjë argument se ku u shpenzuan dhe ku shkuan këto miliona. Po kështu akuzave të Berishës i mungojnë edhe disa referenca siç janë ato të përurimeve ende pa përfunduar tunelet, rrugët, duke prerë shirita, tre-katër herë. Qëllimi i kësaj analize nuk ka të bëjë aspak me marrjen në mbrojtje të askujt. As Ballukut as Xhaçkës. Ato le ta mbrojnë veten, jo me deklarata as me kundër akuza, me zhurmues a sufler. Po në rrugë gjyqësore se besojmë që drejtësia e re do ta thërrasë denoncuesin të provojë, kur dhe si janë vjedhur paratë e shqiptarëve dhe tokat e bregdetasve që paskan qënë toka e troje të ushtrisë. Dhe nëse kjo vërtetohet që ka ndodhur, atëherë ligji të bëjë punën e vet dhe abuzuesit të shkojnë në qeli. Ndryshe akuzuesi t`i dalë zot akuzës dhe fjalës pasi këtu është bërë zakon që shpifja është në vend të parë nga secili politikan. Dhe janë në garë kush e kush të akuzojë më shumë, të zërë vend të parë. Është momenti të evidentojmë cila është ministrja e Infrastrukturës që u bë tabelë qitje në foltoren e Berishës? Jo për pastruar figurën e saj. Po të njohim cila është e akuzuara e madhe Balluku? Pastaj të arsyetojmë, jo me ato që dëgjojmë, po me shifra e fakte. Belinda Balluku është e re në politikë. Vjen nga nomenklatura e dikurshme. Pikërisht Berisha këtë thotë. Nuk i referohet as Belindës, as të atit, po niset nga gjyshi, duke na kujtuar se lufta e klasave në Shqipëri nuk ka të ndalur. Përkundrazi është ringjallur dhe përdoret si mekanizëm denigrues. Për këtë, Belindës i kujtohet Beqir Balluku, gjyshi i saj, ish-antar i Byrosë Politike të PPSH-së dhe ministër i Mbrojtjes, dënuar nga Partia e Punës vite më parë. Po edhe pse sistemi i komunist është përmbysur, Berisha nuk harron të kujtojë shpenzimet e Beqirit. Na duket sikur jemi para ekranit dhe shikojmë filmin “Vdekja e kalit” ku oficeri veteriner, u dënua se nuk pushkatoi kalin e Beqirit dhe për këtë diktatura e dënoi dhe ai që e dënoi, me përmbysjen e sistemit u ngrit në detyrë duke i premtuar viktimës së vet se do ta kishte në krah nëse do kishte nevojë. Pra xhelati komisari i repartit u konvertua në paqësor. Po pse i kujtohet sot pas katër dekadave gjyshi Belindës? Ajo nuk e ka fshehur këtë fakt. As e ka njohur fizikisht. Dhe PS ka bërë shumë mirë që e ka promovuar, duke treguar se nuk është për luftë të re klasash dhe se fajësia nuk është e trashëguar në gjini. Po cila është Belinda Balluku, besa e Beqirit? Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Balluku është zgjedhur Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Qarkun e Tiranës. Para emërimit në detyrë si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka mbajtur nga shtatori i vitit 2013 e në vazhdim pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Albkontrol, sh.a., Agjencia Kombëtare e Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë. Është diplomuar në Programin Ekzekutiv “Zhvillim Ekonomik” nga Harvard Kennedy School, si dhe me titull nderi nga IATA për menaxhimin e shërbimeve të lundrimit ajror (Air Navigation Services Management). Gjithashtu, ka përfunduar me arritje të shkëlqyera Diplomën e Përgjithshme të Menaxhimit, pranë IATA, Miami, SHBA. Ajo mban titullin juriste dhe në vitin 1999 është diplomuar në Institutin Teknologjik të Athinës, në degën Administrim Biznesi. Balluku ka një sërë kualifikimesh të tjera në fushat e sigurisë ajrore, telekomunikacionit, burimeve njerëzore, menaxhimit të qeverisjes vendore dhe drejtimit të institucioneve sociale. Kontributi në fushën e aviacionit shqiptar është vlerësuar në mënyrë të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë,ka nxitur bashkëpunimin me agjencitë fqinje si dhe integrimin e Albkontrol në organizmat evropianë. Në vitin 2004, Balluku i është bashkuar stafit të Bashkisë së Tiranës, fillimisht si këshilltare për marrëdhëniet me publikun dhe më vonë drejtore e kabinetit të kryetarit të bashkisë. Përgjegjësia sociale është një fushë, ku ka dhënë në vazhdimësi kontributin e saj, duke qenë e pranishme përmes projekteve dhe nismave komunitare. A mund të fyhet zonja Balluk për prejardhjen. A mund të bëhen krahasime mes epokave? Ne shqiptarët e përmbysëm sistemin diktatorial pikërisht për të ndërtuar një sistem demokratik. Pasi dëgjon akuzat e Berishës thua: Lufta e klasave vazhdon. Mbesa duhet të shlyej mëkatet e gjyshit. Djali dhe vajza të babit. Dënimi shkon sipas gjakut. Të njëjtat akuza dhe sulme bën Berisha edhe për Olta Xhaçkën. Edhe Xhaçka ka CV të pasur. Ka përfunduar studimet e larta me titull nderi në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, dhe studimet pasuniversitare Master në Administrim Publik, pranë “Clark University” në Masaçusets të SHBA-së. Përpara angazhimit të saj politik, ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes, si dhe ka punuar si lektore e shkencave politike në Universitetin e New York, Tiranë. Prej vitit 2009 është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në qershor 2017 u zgjodh përfaqësuese e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë dhe në zgjedhjet e përgjithshme të muajit prill 2021 u votua si deputete në Qarkun e Korçës, Bashkia Kolonjë. Në mars 2017 znj. Xhaçka u emërua ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në 2017 iu besua detyra e ministrit të Mbrojtjes, gjatë së cilës drejtoi projekte me rëndësi në fushën e mbrojtjes si modernizimi i FA. Si aktiviste e të drejtave të njeriut, kryesisht në fushën e barazisë gjinore dhe si kryetare e Forumit të Grave Socialiste Xhaçka ka drejtuar Nënkomisionin Parlamentar për Çështjet e të Miturve, Xhaçka është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Akuzuesi Berisha i referohet kohës kur ishte ministre e Mbrojtjes. Edhe Xhaçka ka bërë kërdinë. Ka vjedhur tokat e ushtrisë në Bregdet. Për cilat toka e ka fjalën doktori? Kur i ka vjedhur dhe a kanë koordinata dhe pozicion gjeografik këto troje apo ndërtesa dhe me cilën mekanizëm i ka përvetësuar dhe çfarë ka ndërtuar mbi këto toka të vjedhura nga pasuria e ushtrisë? Si i ka pagëzuar hotelet, resortet, vilat dhe me cilin ka bërë ortakëri? Në cilën Kadastër të Shqipërisë i ka regjistruar? Foltorja është për të folur dhe për debate. Nuk është për akuza apo shpifje. Ish-kryeministri dhe presidenti Berisha e njeh shumë më mirë nga të gjithë se cila është rruga e dënimit dhe përgjegjësimit të atyre që abuzojnë me pronat dhe trojet. Është gjykata dhe prokuroria organi që vërteton dhe dënon atë që përvetëson apo bën korrupsion. Qofshin ministra apo vetë kryeministri i Shqipërisë. A mos vallë për trojet e ushtrisë veprohet njëlloj si me trojet e “Klubit Partizani” që kanë qenë edhe ato pasuri të ushtrisë dhe këtë histori nuk ka asnjë që nuk e di në Shqipëri se cili i mori dhe i përvetësoi dhe ndërtoi gradaçela!? Apo edhe këto nuk duken dhe nuk dihen? Meqenëse është fjala për pasuritë e ushtrisë nuk duam të bëjmë paralelizma me Gërdecin, ku dihet e tërë historia dhe numri pafund i viktimave. Dhe të gjitha këto duhet të jenë objekt i drejtësisë. Edhe për Xhaçkën le të dërgohen provat në SPK dhe të dalë në shesh të mejdanit, ku dhe si ka vjedhur troje. Ndryshe, fjalë imzot, fjalë. Asnjë provë e asnjë fakt. Veç denigrim i dy zonjave për të thënë se edhe qeveria me gra është e korruptuar si ajo me burra. Jo se ka ndonjë provë apo fakt për to, po sulmohen për denigrim vetëm se janë gra në qeveri dhe ministre në ministri!