BREAKING NEWS

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në 5 ditët e ardhshme

Meteorologu i njohur paralajmëron ndryshimin drastik të motit: Ja
x
BREAKING NEWS

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’ portën e Izraelit, Uzuni realizon një magji të vërtetë (VIDEO)

“Ka ende shpresë!”, Shqipëria ‘shpartallon’
x
BREAKING NEWS

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po paralajmëron Ervin Karamuço: Skenarët janë shumë të frikshëm, shpresoj të mos ndodhin

"Mund të vriten dëshmitarë"/ Çfarë po
x
BREAKING NEWS

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë Vlorën

Çfarë po kërkojnë? Forcat policore blindojnë
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x

Politike

Meta kallëzon në SPAK anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, reagon “flakë për flakë” institucioni: Deklarata fyese, ndalohen me ligj!

Meta kallëzon në SPAK anëtarët e Autoritetit të

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i cilësuar fyese deklaratat e Ilir Metës, ku ky i fundit tha se i ka kallëzuar në SPAK anëtarët e Autoritetit të dosjeve. Ky institucion tha se Meta ka përdorur fjalë fyese në mënyrë të përsëritur, gjë që ndalohet me ligj.

“Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në mënyrë të përsëritur konstaton, me keqardhje, se gjuha e përdorur nga ana e z. Ilir Metaj në media është fyese dhe cenon dinjitetin e secilit prej anëtarëve të Autoritetit. Fyerja kundrejt moralit dhe dinjitetit të personit parashikohet si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, neni 119, paragrafi 2, i cili parashikon se: ‘Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë”, thuhet në deklaratë.

Ky institucion tha se Institucionet ligj zbatuese, përfshirë këtu edhe institucionet ku është paraqitur kallëzimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit (SPAK), duhet të lejohen të kryejnë detyrën e tyre në këtë drejtim.

“Autoriteti është i hapur për bashkëpunim me çdo subjekt dhe të gjithë të interesuarit, si dhe garanton publikun për kryerjen me integritet, ligjshmëri dhe efektivitet, jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij, për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi  demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit të pajtimit kombëtar”, thuhet më tej.

Meta e ka mohuar që të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit duke akuzuar Autoritetin e Dosjeve se ka manipuluar dokumente. Ai duket se ka gjetur një akses të një pjese të dosjes së ish-sigurimit, që e shënon me inicialet e një spiuni I.M. dhe akuzohet për spiunimin e një shoku të klasës gjatë viteve të diktaturës. Meta (Metaj) publikoi gjithashtu një email anonim që ka mbërritur në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit më 25 korrik ku thotë se kaq ka mjaftuar dhe ka vënë në lëvizje Autoritetin e Dosjeve për të vërtetuar nëse ish Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Për këtë arsye, Meta bëri kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.