BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

“Mësues për Greqinë”/ Zv. ministrja Malo: Procesi është shumëvjeçar, nisma në të gjithë shtetin grek, po punojmë dhe për...

“Mësues për Greqinë”/ Zv. ministrja Malo: Procesi

Zëvendës ministrja e Jashtme, Artemis Malo, në një intervistë televizive foli edhe për nismën e ndërmarrë “Mësues për Greqinë”, me qëllim që të rinjtë shqiptarë në shtetin grek të mësojnë gjuhën shqipe. Ajo tha se aktualisht në Greqi operojnë vullnetarisht 110 mësues shqiptarë.

“Ky është një lajm më shumë se i mirë, është fantastik. Procesi është shumëvjeçar. Mësuesit e gjuhës shqiptare, pra shqiptarët e Greqisë, kanë thuajse tre dekada që iu japin mësim fëmijëve dhe brezave të rinj në gjuhën shqipe, por në 5 vitet e fundit, është institucionalizuar nga qeveria shqiptare dhe ministritë përkatëse dhe respektivisht me interes të veçantë të ministrit Hasani me Manastirliun, këto dy ministri kanë paketa të përbashkëta bashkëpunimi dhe nëpërmjet agjencive dhe qendrave përkatëse që merren me mbarëvajtjen e mësimit dhe të botimit të librave që shpërndahen në të gjithë botën dhe kjo është prapë një iniciativë e qeverisë, që janë falas.

Duhet përmendur që deri më sot kanë qenë mësues vullnetarë, kështu që i është një nismë që ndoshta vjen me vonesë por e kompletuar si nga dispozita ligjore ashtu edhe nga procesi teknik që do të vijojë më pas. Aktualisht në shtetin grek operojnë në mënyrë vullnetare 110 mësues për respektivisht 1300 nxënës. 80 prej tyre kanë bërë regjistrimin në regjistrin e mësuesve të diasporës dhe 35 prej tyre janë pajisur tashmë edhe me certifikatë përkatëse. Procesi do të vijojë dhe pasi të mbyllen aplikimet, ajo që kërkojmë aktualisht edhe për afatin që kemi shpallur, kjo do të jetë faza e parë ku të gjithë mësuesit do të shprehin interesit. Dhe në vijim pastaj, edhe ata që janë të pajisur pa një dokumentacion përkatës, që ka një agjenci të posaçme arsimi ku kanë depozituar dokumentet, do të jetë e hapur edhe për të gjithë mësuesit që kanë interes.”, tha Malo.

Sipas Malos, nisma do të jetë e shpërndarë në të gjithë Greqinë.

“Ka interes nga familjet që ne e konsiderojmë si institucionin kryesor për këtë nevojë të trashëgimisë. Në 110 mësues ne sot kemi 1300 nxënës, që shprehin interes për t’u angazhuar në këto kurse ose shkolla. Kjo nismë për mësuesit do të vijë nga interesi që do të kenë mësuesit duke iu ofruar edhe shpërblim financiar dhe materialet didaktike. Do të jetë e shpërndarë nëpërmjet koordinimit të ambasadës tonë në Athinë, ku do të depozitohen të gjitha materialet didaktike dhe ku do të reflektojmë emailet dhe shprehjet e interesit që do të kenë mësuesit. Gjeografikisht e hapur në gjithë Greqinë. Aktualisht kemi në ishull shumë mësues.”, tha ajo.

Ajo prezantoi edhe një tjetër nismë të qeverisë shqiptare, shkolla verore për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Lançojmë edhe nismën e fundit që ka marrë marrë ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me atë të arsimit, që është shkolla shqiptare. “Jam shqiptar” do të quhet, dhe vjen si traditë për vit të dytë. Këtë vit do të fokusohemi te Italia, vjet është bërë për Greqinë. Do të thërrasim 20 fëmijë shqiptarë, që do të vijnë për dy javë në Shqipëri, për t’u njohur me vendin, me të gjitha shpenzimet të mbuluara. që kjo shkollë verore te vijojë traditën.”, shtoi Malo.

 

Më të lexuarat