BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x
BREAKING NEWS

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po
x

Politike

Ligji për sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar në Senatin amerikan, Zogaj paralajmëron: Në Shqipëri do të ketë zhvillime të rëndësishme

Ligji për sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar në Senatin

Analisti Preç Zogaj, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me nismën e marrë nga Shtetet e Bashkuara për ta kthyer në ligj marrjen e sanksioneve për ata të përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor.

Zogaj është shprehur se kjo paralajmëron se edhe në vendin tonë do të ketë zhvillime të rëndësishme në këtë drejtim.

“Kjo ishte paralajmëruar, kushdo që do të kuptojë në Shqipëri duhet të kuptojë që kjo është shumë serioze. Ka një investim shumë të madh në këtë rajon. Anti korrupsioni është përparësi e politikës së jashtme të administratës Biden, është përcaktuar si një dukuri që cenon sigurinë kombëtare të SHBA dhe vendeve ku ndodh.

Si korrupsioni në Shqipëri ndikon? Jemi një familje politike euroatlantike. Aty ku korrupsioni shtrihet në sistem ndikon edhe shtetet e tjera.

Nisma është e mbështetur edhe nga demokratët edhe republikanët sepse të dy krahët e Kongresit kanë një vetëdije. Ndahen për shumë çështje por jo që korrupsioni i bën vunerabël elitat politike të vendeve aleate, pra kapen kollaj.

Nuk mund të jetë më një elitë e besueshme, përpos kësaj, duan ti japin fund një absurditeti që shumë duan të jenë pjesë e familjes euroatlantike po pa zbatuar politikat e saj.

Të marrim benefitet, por të qeverisim si lindorë. Të shtiremi se jemi demokratë e të sillemi me njëri tjetrin si putinistë. Kjo duhet të marrë fund.

SHBA është në një fazë të re e kjo do të reflektohet edhe në Shqipëri, kush mendon pak për të ardhmen e Shqipërisë duhet të njohin mirë të vërtetën e këtij reagimi amerikan që po mbron demokracinë.

Ç’i hyn në sy Shqipëria SHBA-ve? SHBA ka një problem që përfshin Shqipërinë, që është mbrojtja e demokracisë, vlerë që ka përcaktuar epërsinë e saj. Pse demokracitë janë më lart se autokracitë në çdo pikëpamje? Sepse kana ndarje pushtetesh drejtësi të pavarur.

SHBA po mbron atë sistem që garanton epërsinë e saj dhe aleatëve.

Do të ketë thellim të hetimeve, do ketë padi, dënime, pretenca dhe sentenca, në dy nivelet e drejtësisë, por duhet të nënvizojmë se në Shqipëri në qasjen e zhvillimeve të mëdha botërore, Shqipëria është e përfshirë dhe reflektohen edhe këtu.

SHBA është vendi i sundimit të ligjit, jo i drejtësisë me gjëra politike, nuk mban anë.

Është shtet ligjor që nuk ka ngjyra politike”, u shpreh Zogaj.

 

Më të lexuarat