BREAKING NEWS

Nga rrebeshe shiu në temperatura ekstreme/ Njihuni me parashikimin e motit për ditë e mërkurë, 17 gusht 2022

Nga rrebeshe shiu në temperatura ekstreme/ Njihuni me parashikimin e motit
x
BREAKING NEWS

“Qeveria ka vendosur bandat në funksion duke formalizuar votën”, Berisha shpërthen ndaj Ramës: Po arrin çdo gjë përmes mashtrimit dhe vjedhjes

“Qeveria ka vendosur bandat në funksion duke formalizuar
x
BREAKING NEWS

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, zbardhet axhenda, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, zbardhet axhenda,
x
BREAKING NEWS

Mosmarrëveshja me LDK-në, presidenti Begaj shpjegon situatën

Mosmarrëveshja me LDK-në, presidenti Begaj shpjegon situatën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, flet Presidenti Begaj: Serbia hiqet sikur është neutrale, qeveria e Kosovës tregoi maturi

Tensionet në veri, flet Presidenti Begaj: Serbia hiqet sikur
x
BREAKING NEWS

Vjosa Osmani propozoi një “Traktat të Mbrojtjes” mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja çfarë thotë presidenti Begaj

Vjosa Osmani propozoi një “Traktat të Mbrojtjes” mes
x
BREAKING NEWS

Afera e inceneratorëve, ish-presidenti Meta bën paralajmërimin e fortë: Shumë shpejt do të ketë tronditje të mëdha

Afera e inceneratorëve, ish-presidenti Meta bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Meta kritika për djegien e mandateve në Vlorë: Turp të ketë LSI, porosia ime për ish-kryetaren ishte...

Meta kritika për djegien e mandateve në Vlorë: Turp të
x

Politike

Kush është dosja që Sali Berisha mban peng Ilir Metën? Ja provat e forta të Dritan Priftit që po përdoren si pranga për ish-presidentin

Kush është dosja që Sali Berisha mban peng Ilir Metën? Ja

Përdorimi i dosjeve në formë shantazhi është një praktikë e njohur e ish-kryeministrit Sali Berisha. Së fundmi u faktua se Ilir Meta, është marrë peng nga Sali Berisha që në 1991, pikërisht për shkak të dosjes me ish Sigurimin e Shtetit. Mësohet se gjatë këtyre kohëve Berisha e ka mbajtur peng Metën, madje qysh në vitin 1991 dhe se ish-kryeministri ka pasur dijeni se ish-presidenti ka qenë spiun i Sigurimit. Ndërsa në ndihmë të tij ka qenë edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bashkim Gazidede, për të cilin thuhet se ja ka kopsitur dosjen ish-presidentin dhe ia ka vënë në dispozicion doktorit. Por edhe me daljen e kësaj dosjeje që gazeta e raportoi pak ditë më parë se e ka nxjerrë kryefoltoristi, marrëdhënia e Metës dhe Berishës nuk ka ndryshuar. Ilir Meta sërish ka shkuar pas Berishës. Protesta e fundit për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia ka bërë bashkë kryetarin e “Foltores”, Sali Berisha dhe atë të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Mes tyre ka pasur një shtrëngim duarsh. Por kush është dosja tjetër që Berisha ka në dorë për Ilir Metën dhe po e përdor si kërcënim me burg për ish-presidentin?

Raporti Berisha-Meta dhe dosja e fshehtë mes tyre

Diçka shumë e fortë mban lidhur Ilir Metën tek Sali Berisha, pasi raportet mes tyre janë një histori që karakterizohet nga urrejtja deri tentativë për eliminim fizik të tjetrit, akuzat e llahtarshme, arrestime dhe shantazhe, por edhe nga flirte, aleanca, pazare, bashkëqeverisje, përbetime për dobësi të veçantë ndaj njëri-tjetrit, protesta të përbashkëta, bashkim kundër Lulzim Bashës, SHBA-ve, reformës në drejtësi dhe natyrisht kundër Edi Ramës. Për shqiptarët janë shfaqur vetëm akuzat e forta mes tyre, por pazaret dhe shantazhet e fshehta ende nuk kanë dalë në “sipërfaqe”. Por edhe akuzat ndër vite tregojnë shumë. Gazeta ka futur në “sitë” përplasjet e tyre me akuza tronditëse. Por në mesin e tyre, nuk mund të lëmë pa përmendur politikanin që trazoi jetët e tyre. Mos ndoshta provat e forta që dispononte Dritan Prifti, po përdoren si pranga për kreun e Foltores? I ndjeri Dritan Prifti, i cili ndërroi jetë në mënyrë misterioze kohë më parë, ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ilir Metës, por më pas u kthyer një nga njerëzit më të urryer mbi tokë nga Ilir Meta. Ky i fundit, gjatë qeverisjes më Sali Berishën, e emëroi Priftin ministër të Ekonomisë. Këtë ministri Meta dhe Monika e shihnin si mundësi të artë për të vjedhur sa më shumë. Prifti nisi t’i bënte rezistencë Metës, duke mos pranuar të gjitha pazaret e tij. Për t’i hequr maskën Ilir Metës para shqiptarëve, Prifti e regjistroi Metën në zyrën e tij, me bllokun e pazareve në dorë. Meta më pas i shpëtoi burgut, pas ndërhyrjes së Berishës, i cili kontrollonte Gjykatën e Lartë me disa ushtarë të tij.

Informacionet që kishte në dorë Prifti për Metën

Prifti kishte në dorë shumë informacione për Metën. Këtë e tregoi dëshmia e tij që gazeta e riktheu pak ditë më parë, ku Prifti e zbuloi vite më parë atë që ka dalë tani se Meta ishte spiun. Me anë të një deklarate për mediat, asaj kohe Dritan Prifti ripërsëriste akuzat e mbetura ende pa përgjigje zyrtare, e që e lidhin Metën me të qenët bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. “Një spiun komunist, që spiunonte shokët e tij që në universitet. A ka fakt më tronditës se ky për njeriun nr.2 të shtetit shqiptar”, thoshte Dritan Prifti në deklaratën e tij. Prifti theksonte se mediat e kanë censuruar këtë informacion nga frika dhe presioni i madh që ato përballen. Nga ana tjetër, sipas Dritan Priftit, kjo tregonte edhe frikën e Ilir Metës për t’u përballur me të vërtetën. “Ka mundur për 25 vjet ta fsheh këtë të vërtetë, në bashkëpunim me Sali Berishën, i cili ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë vetëm për interesat e tij”, tregonte ai në deklaratë. Pra një dosje që Berisha kishte në dorë, Prifti e dekonspiroi kohë më parë.

Akuzat e forta të Priftit për vrasje

Ish-deputeti i ndierë, Dritan Prifti ka deklaruar në mars të vitit 2015 se Ilir Meta donte të vriste Tom Doshin. Ai tha gjithashtu bëri një akuzë tronditëse se ka pasur një plan për të vrarë edhe atë. “E kanë nxjerrë që 80% e shqiptarëve e vërtetojnë, ata që nuk e besojnë janë disa persona. Unë kam bindjen se akuzat e Doshit janë të vërteta. Bindja vjen si pasojë e atyre që kam marrë nga Doshi. Unë jam informuar për këtë histori në muajin tetor. Sa veta janë vrare dhe askush nuk e di. Nuk do te destabilizohej vendi pasi do sillte ca deputetë të tjerë. Po ju pyes ju dhe shqiptaret: Pse Tom Doshi kishte interes te sajonte një gjë të tille? Doshi ishte një deputet shume i fuqishëm i PS me marrëdhënie shume te forta personale me kryeministrin, kryetarin e kuvendit, deputetet. Ilir Meta ka pasur një plan edhe për të me vrarë mua”, deklaroi Prifti.

Dritan Prifti: Mafiozi Meta fitoi 10 milionë USD për 10 ditë, lidhjet me krimin

Dritan Prifti ka dhënë një intervistë tronditëse kohë më parë, ku përmend detaje shokuese rreth figurës dhe veprimtarisë së Ilir Metës. Ashtu siç e përshkruajnë raportet ndërkombëtare, Prifti e tregon Metën si një mafioz të rrezikshëm, zyrën e të cilit e vizitonin çdo ditë kriminelë që kishin bërë qindra vite burg, pasi kanë vrarë njerëz. Prifti thotë se në vitin 2000, Ilir Meta ka bërë 10 milionë USD për 10 ditë me aferat në KESH. “Nuk është se nuk kam pasur episode të Metës që në vitin 2000. Isha drejtor KESH. 10 ditë u largova në Amerikë. Meta bëri 10 milionë dollarë energji për 10 ditë që unë u largova. U ktheva nga Amerika dhe e kundërshtova dhe kam pasur luftë të ashpër me të. Më ka thirrur në zyrë duke pritur për të shkuar në parlament, më ka thirrur në zyrë dhe më ka thënë: Na duhet të blejmë anëtarë të KPD të PS. Më tha, më duhen 500 mijë marka. I thash se nuk kisha ku t’i gjeja. Merri borxh më tha. Kam menduar se kanë qenë episode të veçuara që mbase ndodhin nga një papjekuri rinore. Çfarë kam parë këto vite dhe çfarë dëgjoj tani, nuk mundet ta mbaja në arkivin tim këtë video. Nuk mund ta mbaja më”, është shprehur Prifti kohë më parë.

Disa akuza “bombë” të Berishës ndaj Metës

Mars 2015 Berisha: Meta i akuzuar për vrasjen e dy deputetëve

“Të protestojmë kundër Ilir Metës, të akuzuarit me zë dhe figurë si porositës i vrasjes së dy deputetëve dhe që nuk jep dorëheqjen për t'i hapur rrugën hetimit. Pasnesër në ora 11:00 të gjithë në sheshin "Skënderbej" nën moton: të hedhim, të hedhim murin e krimit! T'i hedhim, t'i hedhim qelbësirat!".

Berisha: Mbi Metën rëndojnë dy varre

“Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas Malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve.

Korrik 2000, Akuzat e Berishës se Meta vodhi thesarin e shtetit

“Ai e mori si çdo qeveri tjetër pasurinë për të vazhduar luftën, kurse ju vodhët thesarin, jo në vitin 1941, jo më 1939, por vodhët thesarin më 1999. Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve. Është e thjeshtë t’u thuash shqiptarëve se Leka Zogu mori thesarin, po edhe qeveria juaj e mori thesarin, dhe e mori atë më 28.12.1999, dhe e mori atë të tërin nga data 28 dhjetor deri në datën 22 prill”.

 Maj 2000, Berisha akuzon Metën për pastrim parash

“Ju nuk e dini. Ka ndodhur e njëjta gjë si me floririn. Dhimitraq Rafti ka kthyer paratë nga Banka e Pireut të Greqisë dhe “lavatriçja Meta” ia ka pranuar ato, pasi i ka marrë nja 200 mijë. A doni dokumente të tjera?”, ka thënë kohë më parë.

Deklarata e Metës që tregon se mes tij dhe Berishës ka pazare të fshehta

Në 5 mars të 2015, akuzat e forta të Ilir Metës në mes të Kuvendit për Berishën treguan se mes tyre ka pazare të fshehta dhe shantazhe. “Përgjigja ime, doktor, është kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë dorëheqjen një herë. Nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën! Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin. Se të kërcënon ty Dritani me videot e Zenit, bashkë me Tomën, kjo është çështje tjetër, nuk është çështja ime, të lutem shumë! Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë, dhe më the: “Shiko çfarë ka bërë ky budallai”. Ashtu më the! Më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi!” Vazhdo ende me mendtë e Shkëlzenit! Vazhdo, se unë nuk kam çfarë të bëj për ty.  Jo, jo, derisa i ke ti, do t’i nxjerrësh ti. Unë do të nxjerr ato...”.