
Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Çfarë mund të konsumoni para se të flini? Këto ushqime nuk do t’ju zgjojnë, por do t’ju ndihmojnë të keni gjumë të qetë

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Maj 2023

Një nga parakushtet kryesore për një shëndet të mirë është gjumi me cilësi të mjaftueshme. Ekspertët pohojnë se ka ushqime që kanë një efekt të favorshëm në gjumë dhe pushim cilësor, në mënyrë që të nesërmen të përballemi më të gatshëm për punë të reja dhe fitore jetësore.
Para se të shkoni të flini gjumë, mund të konsumoni shtatë lloje ushqimesh për të pasur një gjumë më cilësor.
Çaj kamomili
Ju ndoshta e dini tashmë se çaji i kamomilit u përket qetësuesve natyralë. Ky çaj përmban antioksidantë që mund të nxisin përgjumjen, kurse pirja e tij para gjumit është treguar se përmirëson cilësinë e përgjithshme të gjumit.
Mish gjeldeti
Nutricionistët pohojnë se mishi i gjelit të detit është i mrekullueshëm për darkë, nëse dëshironi të flini mirë. Gjeli i detit përmban sasi të mëdha të proteinave dhe triptofanit dhe dihet se këto dy substanca reduktojnë lodhjen.
Bajame
Melatonina është një nga ato substanca të dobishme për gjumë cilësor. Bajamet janë një burim i melatoninës dhe mineralit të magnezit, i cili gjithashtu përmirëson gjumin. Këta dy përbërës të kombinuar janë një zgjedhje e shkëlqyer si një mesvakt të shëndetshëm para gjumit.
Kivi
Kjo frutë e gjelbër dhe e shijshme, përveçse është një thesar i vitaminës C, është i pasur me serotoninë dhe antioksidantë, dhe të dyja mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit nëse hahet para gjumit.
Lëng vishnje
Përveçse është i shijshëm, lëngu i vishnjës përmban hormonin melatoninë, i cili nxit gjumin dhe mund t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe më qetë.
Peshku i yndyrshëm
Peshku i yndyrshëm është i pasur me vitaminë D dhe acide yndyrore omega-3, dhe të dyja kanë veti që mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit tuaj.
Fruta arrore
Përveç bajameve, si ushqim para gjumit rekomandohen edhe arrat. Ato kanë disa veti që mund të nxisin gjumë më të mirë. Për shembull, ato janë një burim i shkëlqyer i melatoninës dhe yndyrave të shëndetshme.
Më të lexuarat


"Bie nga froni" veza, këto ushqime kanë më shumë proteina

Këto ushqime kanë më shumë proteina se një vezë

Lajm i mirë nga mjekësia/ Testi i gjakut për 50 lloje kanceri emocionon shkencëtarët, mund të zbulojë sëmundjen në faza të hershme

Mësoni se cilat janë ushqimet që luftojnë aciditetin e lartë në stomak

Kjo është arsyeja pse duhet ta lani orizin para se ta gatuani

Një sëmundje e panjohur? Simptomat e mistershme në tru habisin mjekët

Kjo është arsyeja pse duhet ta lani orizin para se ta gatuani

Mësoni se çfarë i ndodh trupit tonë nëse flemë vetëm gjashtë orë

Këta persona nuk duhet të pinë kurrë kafe, ja arsyeja e fortë

Problemet në organizëm kur mungon kaliumi dhe produktet ku gjendet ai
