BREAKING NEWS

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan: Më kërkoi në mënyrë jodiplomatike…

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan:
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin
x
BREAKING NEWS

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon planin e madh që po përgatitet për Shqipërinë

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa të menjëhershme pë gylenistet që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa
x
BREAKING NEWS

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do
x
BREAKING NEWS

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit
x
BREAKING NEWS

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime
x

Politike

Ilir Meta del nga strofulla dhe nis kërcënimet e shantazhet ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses, 18 janari fut në terror presidentin

Ilir Meta del nga strofulla dhe nis kërcënimet e shantazhet ndaj

Data 18 janar duket se është kthyer në makth për presidentin Ilir Meta. Ky i fundit është shkarkuar nga Kuvendi i Shqipërisë qershorin e vitit që lamë pas, ndërkohë që çështja e tij ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka tagrin e fundit për të vendosur nëse Ilir Meta duhet të largohet para kohe nga Presidenca apo do të qëndrojë në detyrë si president deri në korrik të këtij viti. Për rrjedhojë Kushtetuesja do të mblidhte të martën që vjen për të shqyrtuar shkarkimin e Metës nga Parlamenti.

Meta sulmon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Por teksa na ndajnë rreth 3 ditë nga 18 janari, presidenti Meta ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Dje zoti Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ku përveçse komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike dhe njoftoi se ka nisur procedurat për të dekretuar një datë për zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkitë që aktualisht janë pa kryetar, kritikoi fort edhe trupën e Kushtetuese. Meta ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës që hodhi poshtë kërkesat që kërkonin jo kushtetutshmëri të zgjedhjeve të bëra nga Shoqata e Bashkive dhe Kreu i Shtetit. Sipas Metës, ai ka konstatuar se me këtë vendim, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje profesionale etike, duke kërkuar hetim të thellua disiplinor. “Lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive pasi sipas gjykatës kërkesa e tyre nuk bënte pjesë në juridiksionin kushtetues. Me vendimmarrjen e saj Gjykata Kushtetuese nuk pati vullnetin ta zgjidhte këtë çështje dhe ja la juridiksionit juridik. Më 9 dhjetor i kërkova Gjykatës një koje të dosjes gjyqësore, ku informacion mu vendos në dispozicion më 16 dhjetor. Nga studimi i materialit, Presidenti ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, barra bie mbi relatore e çështjes, ka të dhëna që kanë kryer shkelje profesionale dhe etike. Veprimtari në kundërshtim me parashikimet e ligjit dhe legjitimon fillimin e nj procedimi disiplinor”, deklaroi ai.

18 janari makthi i presidentit

Mirëpo teksa i referohemi gjuhës së ashpër të përdorur nga presidenti, duket qartë se meraku i Ilir Metës nuk janë zgjedhjet vendore, por 18 janari, ditë kur dhe do të shqyrtohet shkarkimi i tij nga Kuvendi prej Gjykatës Kushtetuese. Pra duket qartë që 18 janari është kthyer në makth për presidenti Ilir Meta, ndërkohë që bie në sy se ka një sulm të koordinuar pasi edhe ish-kryeministri Berisha ka hedhur më herët akuzave ndaj anëtarëve të Kushtetueses. Më tej ky i fundit zbuloi se shkeljet që kanë bërë anëtarët e Kushtetuese dhe që janë konstatuar, sipas tij, janë zgjedhja e relatores së kësaj çështje pa short dhe po ashtu marrja e vendimit për të mos i dërguar Komisionit të Venecias pyetjet e Shoqatës së Bashkive. “Shkelje të ligjit që lidhen me zgjedhjen e relatorit. Nuk është hedhur shorti për zgjedhjen e relatorit të çështjes. Pra relatori mund ta ketë zgjedhur vetë çështjen ose e ka marrë pa short. Nuk ka një dokument si u formuluan gjetjet për në Komisionin e Venecias apo se kush vendosi që pyetjet e shoqatës së bashkive ishin të panevojshme dhe nuk duhej t'i përcilleshin Komisionit të Venecias. Pra relatorja ka shmangur dërgimin e pyetjeve dhe ka paraqitur vetëm 3 pyetje të saj. Është e paqartë si ka ndodhur kjo dhe kjo cenon transparencën dhe barazisë së palëve në gjykim e procesin e drejtë gjyqësor dhe kërkon hetim të thelluar disiplinor”, nënvizoi Meta.