BREAKING NEWS

Meta në panik nga rihetimi i bllokut 700 mijë eurosh, flet për videon me Priftin dhe zbulon pasurinë e Monika Kryemadhit: Ka një pronë bashkë me familjen e saj, me ata sigurojmë të ardhura për të shkolluar fëmijët jashtë shtetit

Meta në panik nga rihetimi i bllokut 700 mijë eurosh, flet për
x
BREAKING NEWS

"Mos e humbisni", Artan Hoxha nxjerr prapaskenat brenda studios ku Ilir Meta po jep intervistë: Presidenti rrëfeu se kush janë dy politikanët që vranë protestuesit në 21 janar! Erla Mëhilli po e informon...

"Mos e humbisni", Artan Hoxha nxjerr prapaskenat brenda studios ku
x
BREAKING NEWS

"Më erdhi lajmi nga jashtë", Presidenti Ilir Meta: Ju tregoj kush i vrau protestuesit më 21 janar

"Më erdhi lajmi nga jashtë", Presidenti Ilir Meta: Ju tregoj
x
BREAKING NEWS

Çfarë i ka ndodhur Ilir Metës? Presidenti shfaqet i nxirë në emision (PAMJET)

Çfarë i ka ndodhur Ilir Metës? Presidenti shfaqet i nxirë
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e fortë nga SHBA: Ky biznesmen është një mafioz i lindur i Napolit! Ja çfarë i dha Sali Berisha

Dëshmia e fortë nga SHBA: Ky biznesmen është një mafioz
x
BREAKING NEWS

Bashës i ndodh e papritura, futet menjëherë te një nga baret e Korçës, ja çfarë ndodhi kur po lëvizte në këmbë në pedonalen e qytetit

Bashës i ndodh e papritura, futet menjëherë te një nga baret
x
BREAKING NEWS

KUJDES! Paralajmërojnë meteorologët: Ja çfarë do të ndodhë me motin më 1 Shkurt

KUJDES! Paralajmërojnë meteorologët: Ja çfarë do
x
BREAKING NEWS

"Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?", drejtuesi demokrat në Fier i jep përgjigjen e fortë Berishës: Ish-politikani i korruptuar vetëm vjell vrer sepse ka inat se...

"Duhet të largohesh nga PD! Si i fitove ti 32 mln euro?",
x

Politike

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një

Pasditen e djeshme u mbajt “Foltorja” online e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët në Amerikë dhe ajo që ra në sy ishte fakti se asnjë nga shoqatat shqiptare-amerikane nuk ishin atje për ta mbështetur atë. Këshilli Amerikan i Kombit Shqiptar dhe Shoqata “Vatra” duket se e kanë bojkotuar takimin e Berishës pasi asnjë prej përfaqësuesve kryesor nuk ishte në organizim veçse një president Nderi nga “Vatra” që nuk përfaqëson asgjë. Kryetari aktual i “Vatrës”, Elmi Berisha nuk ishte i pranishëm në organizimin e “Foltores”. Nga ana tjetër pothuajse të gjithë të pranishmit në takim paralajmëronin se presidenti Joe Biden do të largohet dhe nuk do ta mendojë përsëri kandidimin. Mesa duket ish-kryeministri i ka varur shpresat tek rikthimi i mundshëm i ish-presidentit Donald Trump, me idenë se nëse Trump vjen në pushtet vendimi i shpalljes së Berishës “non grata” do të hiqet dhe kështu ish-kryeministri mund “të shpëtojë”.

Berisha sulmon Yuri Kim

Ndërkohë Berisha ka vijuar me akuzat ku këtë herë e quajti ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, sekretare ideologjike të Partisë Socialiste. Sipas ish-kryeministrit ambasadorja ka përgëzuar zgjedhje të cilat janë vjedhur dhe ka urdhëruar censurë për “Foltoren” e tij. “Dy fjalë zonjë ambasadore që shpesh i lejon vetes që të bëjë sekretaren ideologjike të PS-së. Dy momente për mua janë të papranueshme. Përgëzimi i zgjedhjeve në kundërshtim me çdo kod, rregull dhe qëndrim ndaj votës së lirë. Thirrja që u bën gazetarëve që të bëjnë censurë ndaj foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës amerikane. Këto momente jo që nuk janë amerikanë, nuk përfaqësojnë SHBA-në, por mbretërinë e censurës dhe George Sorosin e interesat e tij. Megjithatë, unë jam i bindur se PD në pushtet do të ndërtojë marrëdhëniet miqësore më të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”, tha Berisha.

Ish-kryeministri thirrje për protesta

Po ashtu Berisha u ndal edhe Kuvendi i 11 dhjetorit për të cilin u shpreh se është paqësor teksa kërcënoi se do të jetë i mjerë kushdo që përpiqet ta ndalojë këtë përpjekje për liri. Sipas tij, demokratët do të angazhohen në protesta të fuqishme për të rikthyer votën e lirë teksa shtoi se kreu i partisë është marrë peng nga kryeministri duke e çuar opozitën nga humbja në humbje. “Edi Rama i cili shfaq trashëgiminë barbare, mizore të etërve të tij, ja doli të marrë peng opozitën. Ta shndërrojë atë në fasadë për shkak se kryetari i saj, kalon në 8 vite nga disfata në disfatë i lejoi vetes të implikohej në afera ku një njeri i ndërgjegjshëm nuk do të ja lejonte vetes. Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD. Ky është një revolucion paqësor dhe i pandalshëm. Dua të ju them në emrin tuaj, mjerë ata që përpiqen apo mendojnë që dalin para apo duan të ndalojnë këtë përpjekje të madhe për liri të shqiptarëve. Po angazhohemi në protesta të fuqishme që kanë vetëm një qëllim, të hapin rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë”, deklaroi Berisha.